GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit

By
GazetaTjeter
22/06/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Një dorë e bardhë sa pafajësia, “e pastër” mermer dhe e paepur, e shënjuar vetëm nga një Yll i Davidit blu, bie si një çekan i madh mbi kokën e një gjarpri me nofullat e hapura: jeshile dhe e zezë, me gjuhë e kuqe dhe rrëshqitëse, zvarraniku është i tërbuar por i goditur. Është ky imazhi që ka filluar të qarkullojë nëpër kanalet Telegram dhe Instagram të komentatorëve gjeopolitikë dhe TV-ve të Lindjes së Mesme gjatë orëve menjëherë pas njoftimit të Operacionit Rising Lion. E tepërt të shtojmë se dora dhe gjarpri simbolizojnë përkatësisht Izraelin dhe Iranin e Ajatollah Khamenei-t, i pari që i jep një goditje të rëndë të dytit, armikut të tij “ekzistencial”.

Historia e konflikteve na rrëfen për emra evokues të përcaktuar për operacione, beteja dhe misione sekrete: Desert Fox, Rolling Thunder, Urgent Fury… Zëdhënësit e qeverisë izraelite janë mjeshtra të vërtetë në artin e komunikimit luftarak, për më tepër kanë edhe një burim metaforash dhe imazhesh unike në historinë e njeriut: Dhiatën e Vjetër.

Ja pra të shpjeguar operacionet Gideon’s Chariots kundër Gazës, përdorimi i bririt ritual në fushën e betejës dhe operacionin Rising Lion. Kështu, në vargun 23:24 të Librit të Numrave shkruhet: “Ja, një popull ngrihet si luan dhe qëndron i fortë si luan; nuk do të ndalet derisa ta ketë përpirë prenë dhe të ketë pirë gjakun e viktimave”. Që komunikon midis rreshtave jo vetëm imazhin e një luftëtari të fortë, por edhe dikujt që nuk ka ndërmend të ndalet deri në shkatërrimin e armikut.

Martirët iranianë, të rënë nga duart e Mossadit

Po Irani? Zëdhënësit e qeverisë së Teheranit dhe vetë Udhëheqësi Suprem Ajatollah Khamenei, nuk janë më pak të aftë në retorikën mistiko-fetare. Trupat e oficerëve të lartë të ushtrisë të rënë në operacionin sekret të Mossadit nuk ishin ftohur ende, dhe ja tek në mediat iraniane qarkullonin fotot e tyre të gjallë, me atributin “martir” pranë emrit dhe gradës së tyre ushtarake. Në Telegram, faqja Middle East Spectator shpërndan një imazh të uniformës së ” martirit Gjeneral Brigade, Amiralit Hajizadeh, Commander of the IRCG Aerospace Force ” (telegram @Middle_East_Spectator, 14 qershor 2025): edhe pse tashmë pa trupin e të rënit, uniforma është bërë një relike e trupit të shenjtëruar nga martirizimi. Në historinë e shenjtërisë së krishterë, përkufizohen “relikte kontakti”: copëza pëlhure të bëra të shenjta vetëm nga kontakti me trupin e shenjtë.

Grua, Jetë, Liri

Megjithatë, goditja prej një mjeshtri të vërtetë nga pikëpamja e komunikimit u lançua personalisht nga vetë Benjamin Netanyahu. Në fjalimin e tij të 13 qershorit, në një konferencë për shtyp (burimi: youtube, @IsraeliPM – Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu Addresses the People of Iran), Netanyahu nuk i drejtohet armikut, as qeverive perëndimore: jo, ai i drejtohet ‘proud People of Iran – Popullit krenar të Iranit’, popullit krenar iraniano-persian, që kultivon mospajtim ndaj qeverisë së Khameneit dhe, në një kreshendo mjeshtërore, grave iraniane. Të shtypura dhe të persekutuara nga fanatizmi fetar që i mbyll në burg apo në klinikë psikiatrike për një tufë flokësh jashtë velit, gratë ftohen nga Netanyahu, i cili përvetëson britmën e tyre dhe thërret: “Grua, Jetë, Liri”.

Vrasja e grave të Gazës, çlirimi i grave të Iranit: zhvillime të habitshme komunikuese të tragjedisë biblike.

Materiali është përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetatjeter.net

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Next Article Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?