GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kush është sportisti më i paguar i të gjitha kohërave?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sport

Kush është sportisti më i paguar i të gjitha kohërave?

By
Dardan MITROVICA
10/07/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Patrick Mahomes thyen çdo rekord. Quarterbacku i Kansas City Chiefs, ka nënshkruar një kontratë të re që do t’i garantojë atij 503 milionë dollarë në dymbëdhjetë vjet, duke e bërë atë sportistin më të paguar në histori

Me botën e sportit që po përpiqet me vështirësi t’ia rinisë gjithçkaje pas ndalesës të detyruar për shkak të koronavirusit, lajmet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara flasin për një kontratë rekord të nënshkruar në NFL.

Patrick Mahomes, quarterback i ri i Kansas City Chiefs, , në fakt sapo ka nënshkruar një rinovim përrallor: në dymbëdhjetë vitet e ardhshme djaloshi, i cili do të mbushë 25 vjeç në 17 shtator, do të mundë të fitojë një total deri në 503 milionë dollarë, përfshirë bonuset.

Falë kësaj marrëveshje, kontrata e Mahomes bëhet me ligj më e pasura në historinë e sportit, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Mike Trout, një lojtar bejsbolli i lidhur me L.A. Angeles deri në vitin 2030 për 426.5 milionë dollarë gjithsej.

Mahomes (NFL) më të pasurit në historinë e sportit

Nëse keni menduar se koronavirusi mund të frenonte pagat faraonike të kampionëve të sporteve, lajmet që vijnë nga Kansas duhet t’ju kthjellojnë menjëherë ndaj të gjitha paqartësive që aktualisht sillen ende nëpër Shtetet e Bashkuara për shkak të COVID.

Patrick Mahomes është ylli i ri i American Football, pavarësisht se sezonin e tij të parë si titullar e ka bërë vetëm në vitin 2018, duke fituar që në të parën si lojtari më i mirë në kampionat e duke barazuar kësisioj, për nga mosha e re, rekordin e një përbindëshi të shenjtë të topit ovale si Dan Marino.

Sezoni i vitit 2019 ishte viti i shenjtërimit për quarterback-un i cili, duke marrë çmimin e MVP të Super Bowl (më i riu i të gjitha kohërave), i tërhoqi Kansas City Chiefs-at drejt fitores së titullit në NFL.

Kështu, më 6 korrik, Espn ka shpërndarë lajmin për rinovimin e kontratës. Edhe për dy vitet e ardhshme Patrick Mahomes do të vazhdojë të marrë pagën e tij aktuale, por për dhjetë vitet e ardhshme (deri në vitin 2031) ai do të fusë në xhep plot 450 milionëë dollarë, për një total prej 503 milionë dollarësh në dymbëdhjetë vjet.

Një kontratë kjo që tejkalon marrëveshjet e tjera përrallore në botën e sportit. Përveç Mike Troutit të lartpërmendur, për të kompletuar këtë podium të veçantë “Paperonësh” është boksieri Canelo Alvarez, i cili për pesë vjet (2018-2023) do përfitojë nga DAZN plot 365 milionë dollarë.

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, zgjedh trajnerin e tij më të mirë: “Për mua, është unik”
Njëmbëdhjetëshja e Legjendave: Skuadra më e madhe që ka parë bota ndonjëherë…
Manchester United zgjedh midis gjashtë mesfushorëve
Endrik e ka vendosur: ja klubi ku dëshiron të transferohet nga Real Madridi
Rashford: ja si do ta fitojmë El Clasico-n
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Bisha hibride me edicion të limituar: Krejtësisht e shitur
Next Article Louis dhe Aila, dy fajkonjtë peshkatarë që po çmendin webin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?