GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Koronavirusi dhe Brexit? Dy sfida njëherësh janë shumë për Johnson
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Koronavirusi dhe Brexit? Dy sfida njëherësh janë shumë për Johnson

By
Dardan MITROVICA
02/05/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Ekonomia nuk do t’i rezistonte një goditjeje të dyfishtë, asaj të recesionit dhe “no deal”: Londra mund t’i kërkojë BE-së një zgjatje tjetër të tranzicionit

Boris Johnson ka një dilemë për të zgjidhur: lockdown-in dhe Brexit, dy shtyllat e strategjisë së tij, janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Kryeministri britanik, i shëruar nga koronavirusi pas shtrimit në spital në kujdes intensiv, është rikthyer në pistë me një mesazh shumë të qartë për qytetarët. Masat kufizuese të vendosura në 23 mars do të mbeten në fuqi sepse lehtësimi do të ishte i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Në debatin brenda qeverisë mbi zgjedhje për t’u bërë, atë midis ekonomisë dhe shëndetit, Johnson zgjodhi pa ekuivok. «Salus populi suprema lex esto», deklaroi duke cituar Ciceronin.

Rimëkëmbja e ekonomisë mund të presë pra. Britania e Madhe, e cila i vendosi masat lockdown me mjaft vonesë, do të jetë një nga vendet e fundit evropiane që rihapet dhe rinisë. Johnson, që fillimisht e pati minimizuar ndikimin e koronavirusit, më pas ndryshoi mendje, duke e përshtatur strategjinë e tij të ndryshimin sipas rrethanave rrethanave, siç ka bërë edhe herë të tjera në karrierën e tij politike.

I pandryshueshëm

Sidoqoftë, përsa i përket Brexit, kryeministri mbetet i palëvizshëm. Përjashton një shtyrje të periudhës së tranzicionit përtej 31 dhjetorit dhe këmbëngul që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian një herë e përgjithmonë në fillim të janarit, nëse do të ketë apo jo një marrëveshje. Madje, tani që i është rikthyer punës, ka ndërmend të marrë personalisht komandën për t’i dhënë impuls të ri negociatave dhe të bëjë presion ndaj Brukselit.

Negociatat dypalëshe nuk po shkojnë mirë. Për shkak të emergjencës së koronavirusit, ka patur vetëm dy raunde bisedimesh në vend të pesë që ishin parashikuar, e dyta nga të cilat përmes videokonferencës. Nuk ka patur kohë ose mënyrë për të kapërcyer hendekun e madh midis qëndrimit britanik dhe qëndrimit evropian.

Në përfundim të raundit të fundit zhgënjyes virtual, javën e kaluar, kryenegociatori i BE Michel Barnier tha se ishte “i zhgënjyer dhe i shqetësuar” dhe akuzoi Britaninë e Madhe për taktika ndaluese. Sipas Barnier nuk është arritur asnjë përparim në disa pika kryesore, të tilla si peshkimi, bashkëpunimi i sigurisë dhe kushteve të konkurrencës së barabartë dhe ndihmës shtetërore, të drejtave të punëtorëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Londra hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se thjesht dëshironte të mbronte interesat e saj dhe të distancohej nga BE, siç u ishte premtuar votuesve që votuan për Johnson. Brukseli, thotë reagimi i njohur i britanik, nuk dëshiron kompromis, por “kapitullimin” e Britanisë së Madhe.

Synimet për të ardhmen

Pavarësisht nga arsyet e mungesës së përparimit, mbetet fakti se perspektiva për të arritur një marrëveshje brenda disa muajve është e largët. Vëmendja e Britanisë së Madhe dhe i të 27-ve është e përqendruar në administrimin e epidemisë. Pas pak javësh, Londra dhe Brukseli, do të gjenden pra përballë një zgjedhjeje midis rrezikut real dhe një “no deal” ose zgjatje kohe.

Kërkesa për një shtyrje, sipas akordeve të paravendosura, duhet të jetë e mbaruar deri në fund të qershorit, vetëm një herë dhe për një maksimum dy vjet. Qeveria britanike këmbëngul se jo vetëm që nuk do të kërkojë zgjatje, por se do të refuzojë çdo kërkesë të mundshme të BE në këtë drejtim.

Brexit mund të presë

Sidoqoftë, epidemia po ndryshon karakteristikat e Brexit. Sipas një studimi të kohëve të fundit, 66% e qytetarëve britanikë janë në favor të shtyrjes së periudhës së tranzicionit për t’i mundësuar qeverisë t’i kushtojë gjithë vëmendjen e saj luftës kundër koronavirusit. Edhe 48% e konservatorëve janë të të njëjtit mendim.

Avantazhet ekonomike të Brexit të premtuara nga Qeveria britanike ndërkohë duken gjithnjë e më të paarritshme. Ideja ishte për një kosto ekonomike afatshkurtër në këmbim të përfitimeve afatgjata, të tilla si marrëveshje tregtare me SHBA-të dhe vende të tjera të treta, kontroll të kufijve dhe lirinë në vendimmarrje. Epidemia ndryshoi gjithçka: është e vështirë të imagjinohet një vend që ka kohën dhe interesin për të negociuar një marrëveshje tregtare bilaterale me Britaninë e madhe.

Dimensioni ekonomik është gjithnjë e më i rëndësishëm. Si një daljen e ngadaltë nga lockdown-i ashtu dhe impass-i në Brexit peshojnë mbi stërlinën. Në sytë e tregut, perspektiva e një recesioni të ashpër dhe të gjatë është negativ po aq sa një kërcim në errësirë në rast të një “no deal”-i.

Një kombinim shkatërrues

Nëse të dy gjërat ndodhin njëkohësisht, siç duket se po indikon strategjia e qeverisë britanike, ndikimi negativ do të shumëzohet, jo vetëm të dyfishohet. Dëmi ekonomik i epidemisë i kombinuar me një dalje të çrregullt nga BE do të ishte një kombinim shkatërrues.

Brexit tani duket si një projekt që sjell kosto të larta qartësisht të dukshme përballë përfitimeve të pamundshme dhe të pasigurta. Për këtë arsye, sa më gjatë të zgjasë situata e lockdown, aq më e mundur është që Johnson të bëjë kthesën tjetër të rradhës në formë U në qershor dhe të pranojë një zgjatje të pashmangshme të periudhës së tranzicionit.

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Si në përrallë, shtëpitë magjike në Martha’s Vineyard
Next Article David Beckham, 45 vjet mes outfit posh dhe ulengritje stili
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?