GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Koncertet Unplugged, më të bukur të viteve ’90 (Pjesa II)
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Muzikë

Koncertet Unplugged, më të bukur të viteve ’90 (Pjesa II)

By
GazetaTjeter
03/06/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Kemi filluar me këtë artikull një udhëtim në memorien e MTV ‘Unplugged’, një thesar i disa prej performancave më të bukura të viteve ’90. Shumë artistë simbol të asaj gjenerate kanë hyrë në një dimension akustik pa amplifikatorë apo instrumente elektronike në marrëdhëniet më të sinqerta me zërin e tyre, por mbi të gjitha pa pengesa mes tyre dhe publikut, duke e dhënë veten plotësisht. Ja disa momente të paharruara:

Paul McCartney – 25 janar 1991

Më 1989, McCartney kishte bërë një turne gjigant nëpër stadiumet e gjithë botës. Duke vuajtur atë dimension shumë impersonal, pas kthimit të tij ai e pranon ‘Unplugged’ si një “rikthim në Cavern”: në respekt të plotë të frymës së formatit ai propozoi pjesë të guximshme mes të cilave covera, b-side dhe këngë folk-rock të viteve ’50. Asnjë amplifikator, vetëm mikrofona të vendosur pranë instrumenteve. Thuhet se provoi diçka si nja 70 këngë para se të zyrtarizohej skaleta. Top-i i mbrëmjes ishte ‘And I love her’, në një version të konsideruar si “përfundimtar” pas origjinalit beatlesian. Ishte i tiji albumi i parë “zyrtar” i dalë nga Unplugged.

Stevie Ray Vaughan (me Joe Satriani) – 30 janar 1990

Ngashëryese të shikosh këtë show, një nga më të lartët e serive përsa i përket cilësisë muzikore, po të mendohet se është bërë disa muaj para zhdukjes së gjeniut të Blues. Publiku ishte në ekstazë, ai s’mund të mbaronte dot kur ata kërcenin pupthi duke kërkuar bis-in e këngës së sapombaruar. Ishte një nga të rrallat raste për ta admiruar në version akustik dhe kitara e tij me dymbëdhjetë korda, e shoqëruar nga ajo e Satrianit, rrënoi çdo pengesë: nuk ishte më TV por një vend ku miqtë luanin para miqve të tjerë, me birra përpara.

The Cure – 24 janar 1991

Një Unlugged me një ngjyrë krepuskolare: një perde mëndafshi e purpurt në sfond dhe Robert Smith i ulur përtokë midis jastekëve, qirinjve dhe pianove lodra… Dhoma e gjumit melankolike e një fëmijërie apo e një adoleshencë që nuk do të kthehen. Përveç violinave dhe bongos, e papritura që godet është zëri i leader-it që përshkon hapësirën në një mënyrë të re dhe të ndryshme, si në ‘Just like Heaven’ apo ‘A Letter to Elise’. Këngë post-punk të zhveshura nga gjithçka, por të pasuruara me një ritëm të ngrohtë melankolik.

Alice in Chains – 10 Prill 1996

Live i parë i grupit Grunge që pas dy vjet mungese nuk kishte mundur as të promovonte albumin e fundit për varësinë serioze nga droga të këngëtares Layne Staley, fatkeqësisht shumë e dukshme. Por atë mbrëmje, atmosfera e grumbulluar krijoi magjinë dhe publiku mundi të qëndrojë pranë beniaminit të tij, in primis si njeri. Dhe ai ia ktheu duke dhënë gjithçka të tijën. Kulmi arrin kur ai ngatërroi fjalët e ‘Sludge Factory’, duke improvizuar me një “Fuck!” të fuqishëm melodik: Shokët dhe publiku e përqafuan virtualisht me një brohoritje si në stadium. Ishte koncerti i tij i fundit i madh dhe një nga më të mirët Unplugged të të gjitha kohërave. (Shiko min. 00:35)

Oasis – 23 gusht 1996

Unplugged i paharrueshëm për shumë arsye, para së gjithash largimi nga salla i Liamit. Shkaku zyrtar është një dhimbje fyti, e cila megjithatë nuk e pengoi të ulet midis publikut për të kritikuar dhe për t’u tallur si gjithmonë me vëllanë faktotum. Kishte nga ata që thonë që Liam ishte superflu duke parë suksesin në përgjithësi të mbrëmjes dhe ngrohtësinë e zërit (më shumë zanor dhe më pak hundor) të Noel-it, por në fund të fundit, edhe heronjtë e Manchesterit në 1996 në mes të turneun ‘(What’s the Story) Morning Glory?’, çdo çmenduri iu lejohej. Dhe në fund standing ovation!

https://youtu.be/QWXaUJ78hZI

Alanis Morissette – 18 shtator 1999

Kantautorja kanadeze mishëronte vetë esencën e viteve Nëntëdhjetë dhe katër vjet pas publikimit të album-shpërthimit të saj ‘Jagged little pill’ nuk e tradhtoi besimin e transmetuesit që e kishte lançuar në botë, duke nisur kështu konkluzionin e dekadës (dhe mijëvjeçarit) të Unplugged me një shkathtësi unike, duke i dhënë linfë të re këngëve të saj. Ka nga ata që ishin larguar pjesërisht prej saj gjatë udhëtimit në Indi dhe kriza e saj mistike e gjeti kështu dhe në nëntor vrapoi për të blerë CD-në e saj të parë live, të lindur nga kjo përvojë akustike.

Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?
Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Këto këngë, do të bëjnë të ndihesh i lumtur (e thotë shkenca)
“Now and Then”, magjia e këngës së fundit të Beatles
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article A nuk tingëllon fiks si një “Whatever it takes”?
Next Article The Boss Heroes: Heronjtë më të mëdhenj të Brice Springsteen
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?