GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Investigimi i RAI3, çfarë e tërboi Edi Ramën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Investigimi i RAI3, çfarë e tërboi Edi Ramën

By
GazetaTjeter
24/04/2024
8 Min Read
Share
SHARE

Emisioni investigativ Report i RAI3, ka shërbyer si shkëndijë për të shpërthyer paranojën e Edi Ramës për një komplot të kurdisur kundër tij. i kapur në befasi nga faktet e renditura me profesionalizëm nga gazetarët italianë, që implikojnë familjarët dhe sekretarin e tij të përgjithshëm në kryeministri, por mbi të gjitha edhe korruptimin e zyrtarëve të lartë përtej Adriatikut në shërbim të propagandës së Tiranës, Rama lëshoi një sërë reagimesh nga më kaotiket që ka bërë ndonjëherë.

Ndonëse investigimi vinte nga Italia, ai me mendjen dhe gojën e prishur, sulmoi si “kanal ujrash të zeza… tubacion jashtënxjerrjesh…”, Syri tv, që në fakt thjesht kishte përkthyer në shqip atë që kolegët italianë kishin thënë në italisht. Më pas, paranoja, se ky sulm nuk ishte vetëm vepër e italianëve dhe opozitës shqiptare, por dhe një komplot nga radhët e tij, u shfaq në një nga kaqolët e tij mediatikë, ku u hodh ideja e një tradhëtie nga oborri i mazhorancës. Dhe në fund, i torturuar nga fiksimet për të gjetur dorën që po hidhte gurë kundër tij, gjeti ngushëllim në shpjegimin se ai paskësh qenë viktimë e luftës politike të së majtës italiane ndaj kryeministres Meloni.

Faktet dhe dokumentat e transmetuara në RAI3, nuk ishin të panjohura për publikun shqiptar. Pra ato nuk po dilnin në dritë për herë të parë. Që nga toka e personazhit kontrovers, Artur Shehu, që iu dhurua gjeneralit Italian me ndërmjetësinë e Agaçit e deri tek dyshimet për vëllain e kryeministrit si të përfshirë në një grup narkotrafikantësh, të gjitha ishin raportuar më parë nga gazetarë shqiptarë. Përse atëherë, investigimi i RAI provokoi paranojën dhe humbjen e qetësisë së Edi Ramës?

Gjithçka mund të lidhet me frikën se investimi gjigand 10 vjeçar, për t’i përcjellë botës imazhin e një lideri modern, europian, drejtues i një vendi të vogël por me aftësi për të qenë i pranuar në tavolinën e më të mëdhenjve, pra i gjithë ky investim mund t’I hidhet në erë duke zbuluar fytyrën e vërtetë të një regjimi autokratik dhe të korruptuar. Madje aq të korruptuar sa mund të blejë edhe mbështetjen ndërkombëtare. Për pasojë rrënimi i figurës së tij në Shqipëri, do të pasohej edhe nga refuzimi perëndimor i një modeli të neveritshëm qeverisjeje.

Edi Rama është munduar me fanatizëm dhe kosto të lartë që ta prezervojë iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndërkombëtar. Aq i madh ka qenë ky mundim sa sot ai nuk arrin ta kuptojë e pranojë se një ditë mund t’i shkërrmoqet. Dhe paranoja, tipike e autokratëve në degradim të pushtetit të tyre, e udhëzon që sulmet ndaj tij nuk janë pasojë e skandaleve me të cilat bashkëqeveris, por e një komploti që po i kurdisin pas shpine.

Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e legenosi në New York Times e Washington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe së fundi investigimi i RAI3, po nxjerrin zbuluar se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.

“Shqipëria e Edi Ramës, në rënie të lirë drejt oligarkisë dhe autokracisë”, ishte titulli i një shkrimi të së mirënjohurës franceze “Courrier des Balkans”. Për të ardhur tek analiza e një tjetër media prestigjoze po franceze, “Mediapart”, që vinte gishtin pikërisht në plagën që provokon sot paranojën e Edi Ramës. “Si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i perëndimorëve”. Dhe nëse ky artikull shihet sot në dritën e asaj që raportoi RAI3, kuptohet lehtë shpërthimi i kryeministrit shqiptar. Ja çfarë shkruante media franceze pikërisht për raportet e Ramës me Italinë:

“Menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet, drejtësia italiane tundte këmbanat e alarmit për shtimin e prodhimit të kanabisit në Shqipëri dhe eksportin masiv të tij drejt Italisë. Që atëherë, bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës u është prishur rehati nga drejtësia, duke filluar nga ish ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i fajësuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i dënuar me tre vjet burg në shkurt të vitit 2022…

… Për t’u bërë ballë dyshimeve të vazhdueshme të prokurorëve italianë të Antimafias, Edi Rama e di se asgjë nuk është më e rëndësishme se një miqësi solide me Romën. Kjo është arsyeja pse ai përpiqet të inskenojë afërsinë e tij me krerët e qeverisë italiane, që kur erdhi në krye të Shqipërisë”.

Tani kuptohet qartë pse raportimi i RAI3 i dhemb kaq shumë Edi Ramës. Jo për faktet që këtu thuhen e zbulohen thuajse çdo ditë, por nga paranoja se një ditë i gjithë investimi i tij për “liderin global” mund të përfundojë në karikaturën e pavlerë të autokratit banal. Procesi i demontimit të udhëheqësit që e telefonojnë të mëdhenjtë e kësaj bote për t’i marrë mendim, ka nisur dhe, pafuqia për ta ndalur atë, ka sjellë çoroditjen e Edi Ramës.

Ai e di se pas njollosjes në SHBA, pas raportimeve të mediave gjermane, franceze e italiane, një valë mediatike për të zbuluar Shqipërinë autokratike nuk mund ta ndalë vala e Shqipërisë turistike. Prandaj veprimet e tij janë kaotike dhe të pasigurta: Thërret gjyshen e ndjerë në ndihmë, kërcënon me padi gazetarët e huaj, çthurr gojën me gazetarët shqiptarë, i njehson sulmet ndaj tij si sulme ndaj imazhit të Shqipërisë, u jep mend italianëve se si duhet të jetë transmetuesi publik, u lutet ta lënë me kaq investigimin e tyre, mobilizon zarat e tij mediatikë për të ndikuar në opinion… Por nëse në Shqipëri ia del të mbulojë dështimin nëpërmjet servisit mediatik në dispozicion, me gazetarët e huaj e ndjen që është një mision i pamundur.

Prandaj do ta shohim shpesh të shkruajë hartime si ai për RAI3, me shpresën se magjia ekzotike e liderit të një vendi të vogël por me aftësi për të drejtuar botën, do të magjepsë perëndimit aq sa të mos shohë degradimin. Por një ditë çdo magji e humb efeketin përballë realitetit, aq më tepër magjia e Edi Ramës që tenton të fshehë elefantin në një kuti atletesh adidas.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Agron GJEKMARKAJ – DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin duhet t’i bëjmë vetë!
Next Article Nga Erion DASHO – Unë nuk jam krenar për Shqipërinë ‘tënde’, Borat!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?