GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Haley, deri në minutën e fundit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Haley, deri në minutën e fundit

By
Dardan MITROVICA
17/02/2024
11 Min Read
Share
SHARE

Përballë nominimit republikan ndaj Trump ka mbetur vetëm ish-ambasadorja në OKB. Së shpejti do ta njohë edhe ajo fatin e saj. Por ja pse, çfarëdo që të ndodhë, për të mund të jetë një sukses

Mos e quani looser, humbëse: të paktën, ende jo. Nikki Haley – e lindur me emrin Nimrata Randhawa në Bamberg, Karolina e Jugut, më 1972 në një familje Sikh me origjinë nga Punjab – ish-ambasadorja SHBA në Kombet e Bashkuara (e emëruar nga vetë Donald Trump) tani është në garë për nominimin republikan, është e vendosur t’i hedhë hije sfidës Trump-Biden që tanimë po profilizohet si çifti konkurrues për presidencialet 2024: të paktën deri më 5 mars. Kur, me maratonën e e Super Tuesday – Super e Marta në të cilën mbahen primaret në 15 nga 50 shtetet amerikane – do të marrë vesh nëse ka ende mundësinë për t’i përzier kartat. Gjithnjë nëse për ta tradhtuar nuk mendojnë të parët votuesit e Shtetit të saj: Karolina e Jugut, të cilën ajo e qeverisi mes viteve 2011 dhe 2016, aty ku zgjedhjet paraprake republikane do të mbahen pas një jave, më 24 shkurt.

VOTIM PAS VOTIMI

E pyetur për humbjet e pësuara deri më tani, gazetarëve Haley iu përgjigj: “S’ka nevojë të arrish i pari për të fituar nominimin. Për të duhet kaluar hendeku”. Për momentin ka arritur e treta në zonën konservatore dhe evangjelike të Iowa që mbështet Trumpin – edhe sepse zhvendosi ambasadën amerikane në Jerusalem: në bazë të një profecie, sipas të cilës, vetëm kur Izraeli të rivendosë kufijtë e tij biblikë, Krishti do të mund të rikthehet në Tokë për të vendosur mbretërinë që i paraprin gjykimit universal.

Por në primaret “e hapura” të New Hampshire – ku mund të merrnin pjesë edhe të pavarurit, d.m.th. votues të paregjistruar si republikanë – ajo doli më mirë: u rendit e dyta, pas Trump me “vetëm” 11 pikë distancë. Duhet thënë se ndërkohë favoriti, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ishte tërhequr. Por sidoqoftë, ishte një rezultat i mirë, pasi para se të largohej rivali i tij i kishte dhënë mbështetjen Trumpit.

Megjithatë, pak rëndësi kanë rezultatet në Nevada: atje fletëvotimet me zërin “asnjë nga kandidatët e pranishëm” morën më shumë vota se ato me emrin Haley. Por pas krahësh ka një polemikë mes shtetit dhe partisë, që ka kompromentuar si rezultatin e kandidates ashtu edhe atë të rivalit të saj.

TË HUMBË SA MË PAK

Dhe strategjia e ish-ambasadores është e qartë: të zvogëlojë hendekun me ish-shefin e saj. Mund të humbasë, por gjithnjë e më pak. E, nëse nuk mposhtet në Supër Tuesday, do të mundohet të parakalojë: «Në Iowa shkova nga 2 përqind e parashikimeve në 20 përqind të votave efektive. Në New Hampshire mora 43.3. Po, Trump fitoi me 55, por republikanët duhet të frikësohen nga ai 43 për qind i votuesve që nuk e zgjodhën”, ka deklaruar. Duke nënvizuar se sa i tërheq emri i saj votuesit e pavarur: të cilët mund të mos jenë vendimtarë për marrjen e nominimit, por janë vendimtare për fitoren e zgjedhjeve.

Aq më tepër që nën dritën e një sondazhi të fundmë të Quinnipiac University, që, pas muajsh të tërë parashikimesh makthi për Presidentin Joe Biden, i ka dha tashmë diçka për t’u gëzuar, duke e vendosur atë 6 pikë përpara Trumpit, 50 me 44 (në janar ishte përpara me vetëm një pika 47 deri 46). Por nuk mjafton: ish-presidenti është në fakt 22 pikë prapa në votën femërore: 58 me 36. Dhe nëse në atë sondazh të pavarurit i ofrojnë demokratit një avantazh prej 12 për qind karshi republikanit, gjërat ndryshojnë në rast të një përplasjeje të drejtpërdrejtë Biden- Haley: sepse këtu ajo është përpara, madje me 16 përqind.

Për ta shpërblyer janë disa faktorë: i pari është këmbëngulja e saj mbi nevojën për një ndryshim brezash përballë një Bideni që tashmë është 81 vjeç dhe një Trumpi që është 77. “Ata duhet t’i nënshtrohen testeve mjekësore” ka thënë ajo. Pastaj është ftesa për të nga e ardhmja parë më shumë se nga e shkuara, siç bën ish-presidenti: i cili vazhdon ta bazojë fushatën e tij në “Big Lie”, gënjeshtrën e madhe (siç e quajnë gazetat) sipas së cilës zgjedhjet e 2020 i janë “vjedhur” nga Biden.

Gjithë këtyre u duhen shtuar edhe qëndrimet mbi abortin: Haley është pro-life, e ka përsëritur disa herë. Por ka thënë edhe se nuk dëshiron t’i shohë “gratë të përfundojnë në burg për ndërprerjen e shtatzënisë”, siç po ndodh në disa shtete amerikane pas vendimit të Gjykatës së Lartë për anulimin e të drejtës së abortit në nivel federal.

Me pak fjalë, nëse gjërat nuk shkojnë shumë keq, në plan afatgjatë për Haley qëndrimi në lojë mund të shpërblehet. Duke pasur parasysh edhe se në konventën republikane që do të mbahet në Milwaukee, Wisconsin, nga 15 deri më 18 korrik, ndarjet e brendshme në parti mund të luajnë në avantazhin e saj.

KOHË DHE PARA

Sigurisht, aktualisht, sipas sondazheve, në Karolinën e Jugut është prapa me rreth 30 pikë. Dhe humbja në shtëpi do të ishte një goditje e shëmtuar. Nuk do të jetë e lehtë as edhe ta sfidoje Trumpin në Super të Martën. Jo vetëm për sulmet e shumta personale e të cilave kandidatja ka qenë subjekt prej kohësh: nga akuza për tradhëti ndaj të shoqit Michael Haley, major në Gardën Kombëtare që tani gjendet në Xhibuti, në Bririn e Afrikës, e deri tek e moslindjes në Amerikë, siç pati aluduar Trump për Barack Obamën. Rruga është në të përpjetë veçanërisht sepse shtatë nga 15 primaret e asaj dite janë të mbyllura për votuesit e pavarur, shpresa kryesore e ish ambasadores.

Dhe sepse vetëm Alaska dhe Colorado caktojnë delegatët me proporcional, ndërsa të gjitha shtetet e tjera japin bonuse të maxhorancës që mund të favorizojnë Trumpin.

Megjithatë, kandidatja premton se nuk do të dorëzohet: për t’iu përgjigjur kërcënimeve të shumta që i kanë ardhur, ajo ka kërkuar mbrojtjen e shërbimeve sekrete, që zakonisht caktohen vetëm kur të bëhet emërimi. Nga e saja ka dy faktorë: kohën dhe paratë. Në muajt në vijim, Trump – i cili po përballet me 91 akuza penale – mund të dënohet për një apo më shumë akuza. Sigurisht, është e vërtetë që gjyqet e deritanishme e kanë forcuar bazën e ish-presidentit: por një dënim do të forconte akuzën e ngritur ndaj tij nga Haley sipas të cilës ai është “kandidati i kaosit”.

E nëse nominimi do t’i shkonte Trumpit dhe kjo do të çonte në një humbje në presidencialet e nëntorit, ajo do të hynte në histori si kandidatja e “jua pata thënë”: gati për të marrë frenat e një partie gjithnjë e më të copëtuar dhe për të kandiduar më 2028.

Mundësi e hapur edhe në rast të rikthimit të The Donald në White House: në atë pikë, do t’i kishte ezauruar mandatet e parashikuara nga Kushtetuta dhe për këtë arsye nuk do të mund të rikandidonte më.

NDIHMA

Haley i ka paratë për të pritur: falë mbështetjes së donatorit të madh konservator Charles Koch (me vëllnë David, i cili vdiq më 2019, financues i asaj Tea Party që të parët i dhanë partisë së elefantit kthesën populiste të djathtë, të ekstremizuar më pas nga Trump) i cili i ka vënë në dispozicion burime të mëdha nga organizata e tij “Americans for prosperity”. Jo vetëm kaq: në janar mblodhi plot 16.5 milionë dollarë nga CEO dhe financierë të Wall Street-it, të frikësuar nga politikat proteksioniste të Trump.

Para, që, shtuar 14.5 milionëve tashmë në arkë që në fillim të vitit, duket se e shtyjnë të mos dorëzohet. Një ndihmë surprizë i ka ardhur edhe nga autorët e Saturday Night Live, programi satirik jashtëzakonisht popullor që transmetohet në NBC. Meqenëse Trumpi i vërtetë deri më tani ka shpërfillur çdo debat me sfidantët, ata i dhanë asaj mundësinë për t’i bërë pyetje Donaldit të rremë, të luajtur nga aktori James Austin Johnson. Dhe ajo nuk priti t’i luteshin. I kërkoi të rremit t’i nënshtrohej një testi shëndetësor, duke qenë se (i vërteti) e ka ngatërruar vazhdimisht me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ka kujtuar se plot 50 milionë dollarë nga fushata për rizgjedhjen e Trump kanë përfunduar nëpër shpenzime ligjore. Dhe ia arriti edhe të korrigjojë gafën e bërë disa javë më parë për mospërmendjen e skllavërisë si shkakun e Luftës Civile.

“A nuk mendon se u shkaktua nga diçka që fillon me S?” e pyeti drejtuesi i emisionit. Dhe ajo: “Duhet ta kisha thënë që në momentin e parë”. Jo, mos e quaj looser. Të paktën jo ende.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 12 marrëveshjet për njohjen e pensioneve, ku dhe si po përfitojnë shqiptarët?
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Regjimet vrasin ngadalë…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?