GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gratë e zemrës së Ismail Qemalit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

Gratë e zemrës së Ismail Qemalit

By
GazetaTjeter
27/03/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Ai e deshi Nasipen me një vështrim. Vajza nga Konica, vetëm 19 vjeç, do të ulte e ndrojtur sytë, kur e pa për herë të parë. Biografët e Ismail Qemalit dinë shumë pak për të. Ajo vishej thjeshtë dhe vinte nga një martesë shumë e shkurtër. Burri i saj i parë ishte ndarë nga jeta vetëm pak muaj pas martese. Kjo humbje e kishte ndryshuar vajzën e re. Por Ismail Qemali do ta donte Nasipen bashkë me të shkuarën e saj.

Në vitin 1864, ata lidhën kurorë. Martesa dhe gëzimi në familjen e re, do të zgjaste shumë pak. Me trupin e imët, Nasipja nuk do të përballonte dot lindjen e fëmijës së parë (një vajze) dhe do të ndahej nga jeta shumë shpejt. Ikja nga jeta e Nasipes do të linte gjurmë në jetën e Ismail Qemalit, i cili nuk do ta harronte lehtë gruan që i fali aq gëzim. Ishte vetëm 20 vjeçar, dhe me trishtimin e një ikjeje.

Tre vjet më vonë ai do të dashurohej me Kleoniqinë, një grua nga Ruscuku. Biografët thonë se ai u dashurua pas bukurisë së saj. Keoniqia ishte plot hire dhe ata që e kanë njohur nga afër veçojnë dhe zemrën e saj të madhe. Jeta e tyre do të ishte plot andralla për shkak të angazhimit politik të Ismail Qemalit.

Kritikët e tij më vonë, do t’ia kujtonin shpesh faktin që ai ishte martuar me një greke. Me të Ismaili do të krijonte një familje të madhe, katër vajza dhe gjashtë djem: Mevedeten (1873-1954), Alijen (xx-1955) dhe Ylvijen (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes; Mahmud beun (1871-1920), Tahir beun (1875-1932), Et’hem beun (1885-1937), Xhevdet beun (1888-1910), Qazim beun (1893-1953) dhe Qamil beun (1895-1950). Kleoniqi vdiq në Spanjë më 1918, ku dhe i prehen eshtrat.

Në gjithë librat që janë shkruar për Ismail Qemalin flitet shumë pak për jetën e tij private. Ai kujtohet si një burrë i pashëm i dhënë pas së bukurës. Kleoniqi Sumerli është gruaja që pati ndikim më shumë në jetën e tij.

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pesë maska për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjeshtë
Next Article Katër mënyra për t’u ballafaquar me stresin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?