GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gentian GABA – Dy dhomat e Bashës për të zhbërë ‘aneksin’ e Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Gentian GABA – Dy dhomat e Bashës për të zhbërë ‘aneksin’ e Ramës

By
Gentian GABA
07/03/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Kur në Shtetet e porsalindura të Amerikës diskutohej mbi sistemin, kishte një dallim këndvështrimesh midis etërve themeleues. Në fund, zgjedhja institucionale do të binte mbi një sistem politik me dy dhoma, për të cilën ka një anekdotë ilustruese për arsyet që çuan drejt bikameralizmit (nga latinishtja ‘bi’, dy dhe ‘camere’, dhoma).

Ndërsa diskutonin, Thomas Jefferson, i cili përfaqësonte rrymën e atyre që mbështesnin idenë e një parlamenti monokameral, pra me një dhomë, dhe George Washington, mbështetës i bikameralizmit; ky i fundit, teksa mbushte filxhanin me çaj dhe priste përpara se ta konsumonte, i theksonte Jeffersonit se, i vakët mund të pihej më mirë.

Një anekdotë që me thjeshtësi përcjell edhe një nga qëllimet kryesore të dhomës së dytë, ‘ftohjen’ e tendencave që çojnë drejt ‘tiranisë së mazhorancës’, duke shmangur përqendrimin e fuqisë së legjislativit, si garanci e pluralizmit dhe ekuilibrit të pushteteve.

Si kundërvënie ndaj rrezikut që i kanoset pluralizmit dhe për restaurimin e ekuilibrit të pushteteve që ka rënë, ka lindur edhe propozimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili, ditën e premte, parashtroi një platformë politike që mbart propozime për ndryshime rrënjësore.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Njëri prej tyre është edhe senati, si një dhomë e dytë, që të filtrojë legjislacionin dhe politikat kryesore të shtetit, në mënyrë që të bëjë të mundur rritjen e demokracisë në vendimmarrjen e legjislativit. Diçka që nuk krijon kosto shtesë për qytetarët, Parlamenti do të ketë 100 anëtarë, ndërsa Senati 40 anëtarë, por do të rrisë llogaridhënien e qeverisë.

Krahas Senatit kishte edhe pika të tjera, po aq të rëndësishme; siç është struktura për të forcuar kontrollin e plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, për të cilën, 30 qershori pa kundërshtarë dhe me dekriminalizmin në fuqi, tregoi se vendi ka shumë nevojë.

Në lidhje me cilësinë e zgjedhjeve janë edhe propozimet e tjera, si toleranca zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës; financimin e partive, për ta shpëtuar nga gracka e bizneseve që dhurojnë fonde në fushatë dhe blejnë influencë në qeveri; votimi dhe numërimi elektronik, si dhe propozimi për një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, 100 ditë përpara zgjedhjeve, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Pra një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet një procesi që e ka humbur atë, sepse ilegjitimiteti në zgjedhje ka prodhuar ilegjitimitet në qeverisje.

Me impakt të lartë për interesin publik ishte edhe propozimi për ndryshimin e sistemit, për të cilin kreu i PD-së theksoi se: ‘Duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë’.

Sigurisht diçka jo e re, Basha e ka artikuluar prej kohësh preferencën për një sistem mazhoritar të pastër, por që në prag të konkretizimit të Reformës, nën hyqmin e kushteve të Bundestagut, tingëllon si një sfidë e qartë ndaj statusquo-së. Një hap që i lejon opozitës të kthehet në një vektor ndryshimi për të gjithë ata që kanë kërkuar një sistem zgjedhor më konkurrues dhe demokratik.

Këto propozime politike, që kanë potencialin për të krijuar një agregat të madh shoqëror rreth opozitës, nëpërmjet të cilit mund të ushtrohet trysni mbi mazhorancën, nuk u pritën mirë nga mazhoranca, e cila u tregua vrik refraktare sapo u njoh me platformën e Bashës. Shenjë e qartë se kjo risi përbën një kërcënim për pushtetin e mazhorancës dhe ka forcën të zhbëjë parlamentin e sotëm, i cili nuk është gjë tjetër, veçse një ‘aneks’ personal i Edi Ramës.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ja se si disa diplomatë, njësoj si sharlatanët e opozitës së re njollosën drejtësinë shqiptare
Next Article Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?