GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Fushata marsiane e Trump
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Fushata marsiane e Trump

By
Dardan MITROVICA
04/08/2020
7 Min Read
Share
SHARE

Suksesi i misionit SpaceX i kap kanat më kanat dyert e udhëtimeve ​​tregtare në hapësirë dhe planeve për “kolonizimin” e hapësirës së Trump që emancipon kështu garën e tij nga varësia prej rusëve në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Kinën, në kontekstin e një lufte të re të ftohtë me Pekinin, si në kohërat e Bashkimit Sovjetik

“Mirësevini në Tokë. Faleminderit që fluturuat me SpaceX”. Sikur të ishte zbarkimi nga një fluturim linje. Kështu përfundoi misioni i parë hapësinor me një raketë dhe anije hapësinore private, ato të Elon Musk. Në kronikën e kësaj kthese epokale, çdo detaj ka një vlerë simbolike.

“Splashdown” në orën 14:48 në ujërat e Gjirit të Meksikës, në brigjet e Pensacola, Florida, për astronautët e NASA-s, Dough Hurlet dhe Bob Behnken, të veshur me rrobat e hapësirës, stilin Batman dhe Halo, të firmosur jo rastësisht nga stilisti i superheronjve, Jose Fernandez.

Katër parashutë shoqëruan zbritjen e kapsulës së Space Dragon, më pas të rikuperuara nga një anije.

Imazhe me një aromë pak nga e shkuara, në një shtytje të vazhdueshme midis së kaluarës dhe së ardhmes. Nuk ndodhte që nga viti 1975, me misionet Apollo-Soyuz, që astronautët të ktheheshin në shtëpi me këtë procedurë që në histori ka hyrë me pushtimin e Hënës, ndërsa rusët dhe kinezët për kozmonautët e tyre gjithmonë kanë zgjedhur të ‘bien’ në tokë.

Misioni Demo-2, që nisi më 31 maj nga Kennedy Space Center, i njëjti vend i misionit të fundit të SHBA në Hënë, ishte nisja e parë e astronautëve nga toka amerikane që nga viti 2011, kur programi i atëhershëm Shuttle doli në pension. Udhëtimi i kthimit nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) zgjati 19 orë.

 “Është e mrekullueshme që t’i kemi astronautët e NASA-s përsëri në Tokë pas dy muajsh mision të suksesshëm. Faleminderit të gjithëve ”, ka twituar Presidenti Donald Trump.

Teknikisht “një provë fluturimi”, suksesi i Demo-2 shpërthen dyert për udhëtimet tregtare në hapësirë dhe për planet për “kolonizimin” e hapësirës së Trumpit, i cili në këtë mënyrë emancipon garën e tij, nga varësia prej rusëve në konkurrencën e drejtpërdrejtë me Kinën, në kontekstin e një lufte të re të ftohtë me Pekinin, si në kohërat e Bashkimit Sovjetik.

Protagonistë të një konfrontimi intensiv diplomatik, më shumë ‘spy story’ dhe ‘luftë konsullash’, Uashingtoni dhe Pekini kanë lançuar dy misione për në Mars disa ditë larg njëri-tjetrit: Tianwen-1 kineze dhe amerikania Mars 2020, mes akuzash e kundërakuzash që të sjellin ndërmend garën e 60 viteve më parë.

Në vitin 2017 i sapozgjedhuri Trump kishte nënshkruar hapjen e “Space policy” për partnership me privatë. Misioni me SpaceX është platformën e saj lançuese drejt objektivit edhe më ambicioz, që është i rrënjosur në ëndrrën e themeluesit të Tesla, Elon Musk, investitori i parë privat në histori që bashkëpunoi me NASA: të çojë një ditë miliona njerëz për të jetuar në Mars.

Sinergjia me privatët konsiderohet thelbësore për të financuar një projekt që parashikon një kosto mesatare midis 6 dhe 8 miliardë dollarëve për “udhëtim”, një pjesë e të cilave do të mbulohej prej 20 miliardëve që përdoren tashmë nga NASA.

Dhe Musk nuk është i vetëmi protagonisti privat i kësaj ‘new space economy’ me implikime gjeopolitike potencialisht përçarëse, të cilat mund të vinin në krizë edhe vetë modelin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, deri më sot në emër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, i cili zhvilliar teknologji hapësinore me raketën Vanguard të Blue Origin, po synon të zhvillojë një mjet për eksplorime hënore dhe marsiane. NASA deri më tani është mbështetur tek dy kompani për transportin e astronautëve në ISS: SpaceX dhe Boeing, por kjo e fundit ka patur disa vonesa me programin Starliner.

Biznes, politikë, fuqi, imagjinatë. Karburanti i eksplorimit të udhëtimit, të zbulimit, kufiri i ri amerikan.

Ashtu si John Kennedy i cili më 12 shtator 1962 në Rice University të Houston në Teksasit zbuloi qëllimin e SHBA për të shkuar në Hënë në mes të luftës së ftohtë, Trump përdori fjalimin e Shtetit të Unionit të 4 shkurtit të shkuar për rilançimin e sfidsës së re amerikane në hapësirë.

Gjatë ndërhyrjes së tij për në Kongres, kryekomandanti foli për programin “Artemis”, motrën e Apollo, me të cilën NASA synon të dërgojë astronautët në Hënë brenda vitit 2024 dhe në Mars dekadën e ardhshme.

Fillimisht, kohët ishin më të gjata, folej për vitin 2028, por me zgjedhjet presidenciale në prag dhe koronavirusin nëpër këmbë, Shtëpia e Bardhë kërkoi të shpejtonte, duke shkurtuar afatin me të paktën katër vjet.

Hapësira është domeni mbi të cilin Trump dëshiron të riafirmojë epërsinë amerikane dhe mbase të shmangë një skenar si në “For All Mankind”, në serialin e Apple TV+ që përshkruan garën emocionuese në hapësirë ​​në fund të viteve gjashtëdhjetë, por me karta të përziera, me rusët që i paraprijnë zbarkimit amerikan në Hënë të Apollo 11, të datuar 21 korrik 1969.

Sot në lojë është jo vetëm prestigji, lidershipi midis yjeve, por kontrolli i sistemeve satelitore të komunikimit civil dhe ushtarak dhe të navigimit, duke filluar me GPS të gjeneratës së fundit.

Se sa Trump është i vendosur të sundojë kozmosin tregon edhe krijimi i ‘Space Force’, dega e gjashtë ushtarake amerikane me logon e Star Trek. “Forma më e mirë e diplomacisë që njoh është një bateri lazerash me fuqi të plotë”, thoshte Montgomery Scott, inxhinieri kryesor i anijes kozmike Enterprise, ndërsa fushata për rizgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë krahason fuqinë e ardhshme zgjedhore të presidentit me Vdekjene Zezë, “armën e errët” të sagës hollivudiane, duke konfirmuar se sa kinema është e pranishme në strategjinë e Trumpit.

Ciak, tani xhirohet në hapësirë! Më 3 nëntor do të kthehen të gjithë në Tokë. Musk mendon për planetin e kuq, Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky nuk është një film për marsianë.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Mos e vrit mendjen: të flasësh me bimët ose me macen, nuk është shenjë çmendurie, por inteligjence
Next Article Dashnorja e dhëndrit ndërpret dasmën: “Jam shtatzënë” / Videoja në TikTok
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?