GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Fitim ZEKTHI – Le të plasin në mllefin e tyre
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Fitim ZEKTHI – Le të plasin në mllefin e tyre

By
Fitim ZEKTHI
18/01/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Në vitet 70-të në Kubë, një qytetar amerikan që ishte aty në punë të vet e gjeti veten i akuzuar nga policia si pjesë e një rrjeti armiqësor të sofistikuar për të vrarë Fidel Kastron. Ai u habit nga gjë por vonë e kuptoi se në regjime të tilla inskenime të tilla janë të zakonshme. Sot, një ditë pushimi, kur ti ke qenë gjithë ditën i ç’interesuar për shtypin dhe lajmet, të dërgopjnë mesazhe dhe të thonë se disa portale po shkruajnë se ti je emëruar në një zyrë propagande që ka ngritur PD-ja së bashku me disa të tjerë.

Portalet shkruajnë, veç të tjerash, se kryatri i PD-së i ka premtuar këtyre për t’u bërë deputetë, se këta (pra ne) do të bëjnë profile fallso në internet etj se këta janë ëkshtu dhe ashtu. Shpifjet nga më të ulëtat, mashtrime nga më të ndytat i gjen në këto shkrime.

Në të vërtetë kur sfera publike ka degraduar kaq rëndë sa komunikimi ka zbritur në këto rrena të trasha ajo që i vret vret më shumë shpifesit është vetëm indiferenca dhe unë ka kohë që as e di që ekzistojnë portale si këto. Kam qenë me idenë se ata duhen lënë siç thonë shkrimet e shenjta “të plasin në mllefin e tyre” dhe këtë kam bërë.

Unë e di se aktiviteti politik dhe ideologjia politike mund të jenë eksituese, por këto në vetvete nuk e ushqejnë kurrë thellë shpirtin e njeriut. Tek ne shumë politikanë dhe njerëzit që luftojnë për këto interesa, sidomos në potrtale si këto, kanë një shpellë në shpirtrat e tyre, të cilën përpiqen ta mbushin me obsesionin e tyre për politikën. Disa nga nevojat tona mund të mbushen vetëm nga Zoti dhe këta e kanë kot këtë punë. Prandaj ata nuk ngopen, shpifin, shajnë, urrejnë, nuk kanë asnjë parim.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë zyrë propagande dhe as jam emëruar në ndonjë të tillë. Kurrë nuk kam shkruar apo thënë diçka se atë e kërkon ky apo ai, se këtë e kërkon ky kryetar apo kjo parti. Unë kam neveri për të gjithë ata që e kanë bërë këtë gjë, kam neveri për atë frymë të poshtër që vjen nga komunizmi, për atë frymë që e kam vuajtur vetë në atë kohë (para viteve 90-të) familjarisht në kurriz, kam vuajtur spiunimet, servilizmat dhe krimet e komunistëve.

Binjdet e mia të djathta dhe konservatore nuk kanë të bëjnë fare as me Lulzim Bashën dhe as me PD-në, ato janë pasojë e origjinës time familjare dhe e formimit tim në shkollë, në universitet dhe e përvojës time si besimtar.

Kam shpresuar që ky vend një ditë do të bëjë një diferencë duke u larguar nga llumi, e pista, e keqja. Besoj se në shumicë e ka bërë. Gjithsesi ka ngelur ende një frymë e vjetër që endet vëdallë sadoperiferike.

Për mua portale si këto le të vazhdojnë edhe më shumë, edhe me thellë me këtë qasje, le ta shtojne shpifjen dhe sharjen. Unë them le të plasin në mlllefin e tyre, le të dërrmohen nga urrejtja dhe inati. Raporti ynë nuk është me ta por me të drejtën dhe me Zotin.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pse nuk ishte sot Rama në Prishtinë
Next Article Harry dhe Meghan, nuk do të kenë më titullin “Lartmadhëri” dhe as të ardhura nga paratë publike
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?