GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA – Edi Rama dhe Oswald Cobblepot
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA – Edi Rama dhe Oswald Cobblepot

By
Erl KODRA
07/02/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Në vitin e largët 2004 unë kam publikuar një shkrim me titull “Tirana, qyteti që nuk funksionon”. Megjithatë, në atë kohë Tirana mund të shpëtohej. Por në rrethanat komplekse në të cilat atëherë gjendej vendi, ishte e pamundur të ndalej katastrofa urbane. Ishte koha kur qendrën më të madhe ekonomike dhe politike të vendit e drejtonte Mister 20 Përqindëshi, Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

Thelbi i shkrimit ishte se Tirana po degradonte me shpejtësi nga ndërtimet pa kriter, duke shkaktuar dëme shumëplanëshe; ekonomike, sociale dhe urbanistike, dëme këto që do të jenë afatgjata dhe të pariparueshme. Për mirë ose për keq, deri atëherë Tirana ishte një qytet akoma i pranueshëm, me hapësira të bollshme publike, ku shumica e ndërtimeve, pavarësisht cilësisë dhe arkiteturës, nuk i kalonte 5 – 6 kate. Kështu, Tirana e asaj kohe mund të shpëtohej, duke u shtrirë në gjerësi, dhe ruajtur trashgiminë sipas periudhave historike.

Të shkruash për Tiranën e Mister 20 Përqindëshit është njësoj si të shkruash për Gotham City, qytetit fantazmogorik të DC Comics. Oswald Cobblepot, një kriminel elegant plotë sqimë zgjidhet kryebashkiak i Gotham City, ndërsa fillon të shpërndajë liçensa për kontrollin e krimit në qytet, përkundrejt përqindjes së fitimit. Madje, Cobblepot ia del të kontrollojë krimin e vogël, duke e përqëndruar atë në vetëm disa duar. Por Gotham City vazhdon të vuaj nën terrorin e vrasësve kontravers si Fish Mooney, Dr. Victor Fries, The Joker, Edward Nygma etj. Gotham është një qytet i errët prej betoni, ku mafia ka rrënjë të thella.  Carmine Falcone përfaqëson mafian italiane, ndërsa mafia ruse, kineze dhe japoneze ka zotërimet e saj në qytet.

Në Gotham City, fjala krim ka humbur kuptimin e saj të parë, njësoj si në Tirana City. Fjalori i personazheve të qytetit është i njëjtë; si në Gotham, edhe në Tiranë flasin për zhvillim, qetësi dhe prosperitet. Ama, Oswald Cobblepot nuk heq dorë nga qëllimi i mirë për të kontrolluar krimin. Kohën e tij ai e quan Pax Penguina.

Por le të kthehemi tek Mister 20 Përqindëshi ynë, në ngjitjen e tij marramendëse në majën e hierarkisë së kontrollit të qytetit. Një personazh me begraund artisti, pinjoll i një familje komuniste, me sjellje kontraverse, egoist dhe ambicioz, i etur për pushtet dhe pasuri, filloi të ngjitë shkallët e pushtetit, njësoj siç ngjiten shkallët e pallatit në ndërtim. Edi Rama kishte aftësinë për të kuptuar se çka është në të vërtetë posti i Kryebashkiakut, çfarë do të thotë administrimi i një qyteti në zhvillim. Uria për ndërtesa të reja banimi dhe shërbimi ishte e madhe. Pallatet imagjinare shitetin pa u hapur themelet, ndërkohë që Edi Rama firmoste pa iu dridhur dora leje ndërtimi pambarim, kuptohet përkundrejt vlerës 20 %.

Kështu Edi Rama zbuloi thesarin me të cilin do të ndërtonte pushtetin e ardhshëm. Imagjinoni pak Mister-in tonë ndërsa administron themelet e çdo pallati në Tiranë, çdo Qëndre Biznesi, çdo grataçele, çdo rruge dhe hapësire publike. Me firmën e ketij njeriu të gjatë nga shtati, të veshur me sqimë, elokuent dhe inatçor, egoist dhe ambicioz, u ndërtuan miliona metër katrorë, me vlerë mbi 40 miliard Euro.

Të dhëna të dorës së parë tashmë janë administruar, ku provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se si Edi Rama ka vjelë në mënyrë të strukturuar tarifën prej 20 përqind për çdo leje ndërtimi të firmosur nga dora e tij. Ndërtues gjithëfare, ordiner të pashkolluar, kriminelë dhe trafikant investuan miliarda euro në hekur dhe beton, në çdo rrugë dhe rrugicë të Tiranës, duke u ngjeshur deri në neveri byth-njëri-tjetrit. Aq e rëndë është gjendja, sa duhma e gojës ndjehet në mëngjes në rrugicat e ngushta mes pallateve me 20 kate. 

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Pse qëndrimi antiperëndimor i kryeministrit është një vetëvrasje politike për të ?
Next Article Gentian GABA – Shqipëria fiton kundër populizmit dhe shpopullimit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?