GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Edhe Woodrow Wilson bie nën valën antiraciste, Princeton i heq emrin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Edhe Woodrow Wilson bie nën valën antiraciste, Princeton i heq emrin

By
Dardan MITROVICA
29/06/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Dardan MITROVICA – Universiteti prestigjoz distancohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, i cili ka qenë student dhe rektor i këtij universiteti: “Ishte racist dhe është e papërshtatshme të përfaqësojë kolegjin”. Pranohen kërkesat e lëvizjes së lindur pas vrasjes së Geoge Floyd

Shkolla e Punëve Publike dhe Ndërkombëtare dhe Kolegji i Universitetit prestigjioz Amerikan, Princeton, nuk do të shoqërohen më me ish Presidentin dhe Fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Thomas Woodrow Wilson. Emri i tij do të hiqet nga universiteti në përgjigje të apeleve pas valës së shkaktuar nga vrasja e George Floyd prej policisë.

Wilson, kreu i Shtëpisë së Bardhë nga 1913 deri më 1921, ishte student dhe më pas rektor në Princeton. Librat e historisë e kujtojnë për Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, një iniciativë që i dha atij Çmimin Nobel. Por e edhe për pozicionet e tij përjashtuese dhe ndalesën e hekurt për zezakët për të hyrë në universitet. Një zgjedhje që nuk u harruan kurrë nga shoqëria amerikane dhe shpeshherë shkak për protestë nga komuniteti afro.

Wilsonit i mbetet emri i dedikuar në selinë e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Por edhe për këtë ka kërkesa që të konsiderohet mundësia për t’ia ndryshuar emrin asaj që sot njihet si ‘Palais Wilson’.

Që në vitin 2015, zyra e rektorit të Princeton ishte ‘pushtuar’ nga aktivistët e Black Justice League me kërkesën për të hequr emrin e Wilson. Dhe ai vendim erdhi gjatë këtyre ditëve, siç u njoftua rektori Christopher L. Eisgruber.

Në njoftimin e botuar në faqen e internetit të universitetit, i katërti më i vjetër në Shtetet e Bashkuara, shkruhet se anëtarët e Këshillit Administrativ “arritën në përfundimin se mendimi dhe politikat raciste të Woodrow Wilson e bëjnë të papërshtatshëm për të përfaqësuar një shkollë apo kolegj në të cilin akademikët, studentët dhe nxënësit e tij duhet të kundërshtojnë me forcë racizmin në të gjitha format e tij”.

Këshilli e kishte vlerësuar heqjen e emrit të Wilson që pas protestës së vitit 2015. “Wilson Legacy Review Committee zhvilloi një proces të thellë dhe me debate. Në prill 2016 rekomandoi një seri reformash për ta bërë këtë Universitet më gjithëpërfshirës dhe më të ndershëm në lidhje me historinë e tij: Megjithatë, Komisioni dhe Këshilli Administrativ e mbajtën emrin e Wilson në Shkollë dhe Kolegj.

“Këshilli – shpjegon rektori në njoftim – rishikoi ato përfundime pasi që vrasjet tragjike të George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arber dhe Rayshard Brooks risollën edhe një herë në vëmendje kujdesin për historinë e gjatë dhe të dëmshme të racizmit në Amerikë”.

Dhe arsyet janë të qarta: “Racizmi i Wilsonit ishte domethënës edhe sipas standardeve të kohës së tij. Ai e shkriu shërbimin publik federal edhe pse ai ishte integruar racionalisht prej dekadash, duke bërë kështu që Amerika të kthehej shumë hapa pas në kërkimin e saj të drejtësisë. Jo vetëm miratoi por rivendosi praktikën e përhershme të racizmit në këtë Vend, që vazhdon të bëjë dëme edhe sot”.

Në dritën e kësaj, “politikat segrecioniste të itWilson e bëjnë atë një përfaqësues veçanërisht të papërshtatshëm për një shkollë me politikë publike. Kur një universitet i jep emrin një lideri politik një shkolle politikash publike, sugjeron në mënyrë të pashmangshme që emri të jetë model për studentët. Ky moment i nxehtë në historinë amerikane ka bërë të qartë se racizmi i Wilsonit e skualifikon atë nga ai rol. Në një komb që vazhdon të luftojë kundër racizmit, ky Universitet dhe Shkolla e e punëve publike dhe Ndërkombëtare duhet të mbështesin me forcë barazinë dhe drejtësinë. Shkolla tani do të quhet “Princeton School of Public and International Affairs”. Princeton, jo më Wilson.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kate Middleton, në version lulishtare për fëmijët e sëmurë
Next Article Vende të pabesueshme/ Magjepsja e pazakontë e Isla del Coco
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?