GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: E BUJSHME – Revolucion kundër kancerit të mushkërive: testohet vaksina e parë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

E BUJSHME – Revolucion kundër kancerit të mushkërive: testohet vaksina e parë

By
GazetaTjeter
23/08/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Është një risi absolute që premton (në afat të gjatë) që të shpëtojë mijëra e mijëra jetë dhe të parandalojë një nga kanceret më të frikshëm dhe më të përhapur në glob. Në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar provat për vaksinën e parë kundër kancerit të mushkërive duke përdorur Messenger RNA. Doza e parë, është injektuar tashmë tek një pacient dhe premton ta vrasë sëmundjen, si dhe ta parandalojë përsëritjen e saj.

Si funksionon

Në detaj, kjo vaksinë prodhohet nga kompania BioNTech dhe për momentin quhet BNT116: veprimi i saj bën që të mund të trajtohet efektivitet ekstrem kanceri direkt në mushkëri e jo nëpër qeliza të vogla, që është forma më e zakonshme e sëmundjes. Faza një e eksperimentimit tashmë ka filluar nëpër tridhjetë e katër laboratorë kërkimorë në shtatë vende të ndryshme: në Shtetet e Bashkuara, në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanjë dhe Turqi. Siç thamë, doza e parë iu injektua pacientit Një të martën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar ku ndodhen shtatë laboratorë midis Anglisë dhe Uellsit.

Kujt do t’i injektohet?

Tani për tani, do të jenë rreth 130 pacientë që do të marrin dozën e vaksinës: bëhet fjalë për të sëmurë në fazën fillestare që nuk kanë filluar ende trajtimin me radioterapi dhe as i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por vaksina do t’u jiper edhe atyre pacientëve në fazë të avancuar të cilëve tumori iu është rishfaqur sërish por në këtë rast ata do ta marrin bashkë me imunoterapinë. Falë Messenger RNA, e njëjta teknikë e përdorur edhe për Covid-19, kjo vaksinë do të jetë në gjendje të stimulojë trupin për të luftuar qelizat tumorale falë një shënjuesi preçiz të quajtur Nsclc.

Kush është pacienti Një

Pacienti i parë quhet Janusz Racz, është 67 vjeç dhe zbuloi se kishte kancer në mushkëri majin e kaluar kur filloi menjëherë trajtimin me kimioterapi dhe radioterapi. Racz ka marrë tashmë gjashtë doza në rreth gjysmë ore në National Institute for Health Research UCLH Clinical Research Facility. Sipas praktikës, ai do të duhet të marrë të paktën një dozë vaksine çdo shtatë ditë për gjashtë javët e ardhshme dhe më pas t’i nënshtrohet një reduktimi me një dozë çdo tre javë për afërsisht një vit të rresht (54 javë).

Objektivat e reja

Kështu, vaksina, do të duhet të shërbejë kryesisht për të stimuluar reagimin ndaj qelizave të sëmura dhe për t’i lënë të paprekura ato të shëndetshmet me diferencë të jashtzakonshme në krahasim me kimioterapinë që i “vret” të gjitha pa dallim. “Po hyjmë në këtë erë të re dhe entuziazmante të studimeve klinike mbi imunoterapinë e bazuar në mRNA për të studiuar trajtimin e kancerit të mushkërive”, ka deklaruar Siow Ming Lee, mjek konsulent onkolog në University College të Londrës, i cili drejton ekspermentin. “Është e thjeshtë për t’u administruar dhe mund të seleksionohen antigjene specifike në qelizën tumorale për t’i goditur më pas”, ka nënvizuar eksperti “Kjo teknologji përfaqëson fazën tjetër të madhe të trajtimit të kancerit”.

Entuziast edhe zoti Racz, një shkencëtar i specializuar në inteligjencën artificiale, që ka dhënë menjëherë dritën jeshile për të marrë pjesë në eksperiment. “Jam edhe unë shkencëtar dhe e kuptoj që përparimi i shkencës, veçanërisht në mjekësi, qëndron në faktin që njerëzit të pranojnë të marrin pjesë në këto kërkime”.

Përgatiti për Gazetatjetër.net, Dardan MITROVICA

Të humbësh 1 kg në javë pa shumë kërkesa: përsërite këtë skemë derisa të bëhet zakon
Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit
Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
5 shkaqe të zakonshme të shtimit të peshës papritur dhe të pashpjegueshme
Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Oerd BYLYKBASHI – 100 kontenierë me mbetje toksike para turinjve të SPAK
Next Article Nga Agim XHAFKA – SPAK-u, Kulaku dhe Hetues Spartaku

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?