Kjo skemë ushqyerje mund të ndihmojë shumë në identifikimin e ushqimeve që shkaktojnë simptoma të bezdisshme siç janë fryrja e barkut dhe konstipacioni (kapsllëku)
Dieta e eleminimit është një qasje ndaj të ushqyerit që mund të rezultojë shumë e dobishme për të identifikuar rastet e intolerancave, ndjeshmërisë ose alergjive ndaj ushqimeve të caktuara. Skema, një aleat i vlefshëm kur bëhet fjalë për lehtësimin e simptomave të tilla si fryrja e barkut ose kapsllëku, është shumë e thjeshtë dhe bazohet në eliminimin e atyre ushqimeve për të cilat trupi dyshohet se ka vështirësi të tolerojë.
Më pshtë, vijon rivendosja progresive e tyre dhe vëmendja specifike i kushtohet simptomave që shfaqen pas nisjes. Dieta e eleminimit, e karakterizuar nga një kohëzgjatje midis 5 dhe 6 javësh, shpesh përdoret për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave që vuajnë nga zorrët e irrituara, intolerancat apo alergjitë ushqimore.
Është e rëndësishme të kuptohet që ekzistojnë lloje të ndryshme të dietave eleminuese (p.sh. FODMAP). Po aq e rëndësishme është të theksohet se, nëse ke alergji të njohur ose një dyshim më shumë se konkret, e rëndësishme është të përqendroheni në një rrugë specifike dhe ta kryeni atë nën mbikëqyrjen e ngushtë të dietologut tuaj të besuar.
Thënë këto, le të vazhdojmë të analizojmë hap pas hapi skemën e dietës. Siç e thamë pak më lar, niset me fazën e eliminimit, me plot kuptimin e fjalës, e cila zgjat 2/3 javë. Ndër ushqimet që, në varësi të situatës, fillojmë eliminimin përfshihen soja dhe derivatet e saj, produktet e qumështit, arrat, ushqimet e detit, ushqimet e karakterizuara nga prania e glutenit (kemi përmendur vetëm disa nga shembujt e shumtë që mund t’iu vihet viza). Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi bën të mundur të kuptohet nëse simptomat e bezdisshme janë për shkak të ushqimit të hequr apo faktorëve të tjerë.
Pasi të ketë përfunduar faza e parë, vjen momenti për të vijuar me rifutjen progresive në dietë të ushqimeve të eleminuara. Një këshillë për t’u ndjekur ka të bëjë me faktin e rifutjes në dietë të secilit grup ushqimor individual, duke i kushtuar vëmendje nëse rifillon shfaqja e simptomave të tilla si skuqje, enjtjet e lartpërmendura të barkut dhe problemet e zorrëve (vetëm për të përmendur disa).
Duke iu kthyer për një moment karakteristikave të fazës së eliminimit, është e nevojshme të theksojmë faktin se sa më shumë ushqime të hiqni, aq më shumë mundësi keni për të arritur qëllimin tuaj. Kjo nënkupton, për shembull, procedimin me eliminimin e përkohshëm të agrumeve, bishtajoreve dhe ushqimeve niseshte. Kur ndiqni një dietë eleminimi, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe cilësisë së yndyrnave në tryezë, duke u përpjekur të shmangni gjalpin dhe margarinën. Për të mos u harruar është gjithashtu rëndësia e shmangies së marrjes së sheqerit, mjaltit dhe shurupit të panjës.
Për sa i përket ushqimeve që mund të hahen, është e nevojshme të përfshihen shumica e frutave (përveç agrumeve), çajra bimorë, pije zëvendësuese të qumështit të lopës (p.sh. qumështi i arrës së kokosit), gjelit të detit dhe qengjit, dhe peshqve të tillë si salmoni.
Shkenca është përqendruar vazhdimisht në përfitimet e dietës eleminuese. Midis shumë studimeve të kryera, vlen të theksohet një punë kërkimore e vitit 2006, e kryer nga një ekip aktiv në University of Kansas (SHBA). Ekspertët në fjalë kanë regjistruar 20 individë të të dy gjinive dhe të diagnostikuar me sindromën e zorrës së irrituar, e cila mund të shkaktojë edhe fryrje të barkut. Pacientët e përmendur më lart, mbi të cilët terapitë standarde nuk kishin rezultuar efektive, duke iu nënshtruar një diete eliminimi treguan përmirësime të konsiderueshme në lidhje me disa simptoma të IBS.
Përfundojmë duke përsëritur se, para se të fillohet një dietë eleminimi, është shumë e rëndësishme të kontaktoni mjekun e familjes dhe dietologun e besuar dhe të ndiqni rreptësisht udhëzimet e tyre për një përfundim sa më të shëndetshëm.