GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çmendet Rama: Rezoluta, propagandë kundër qeverisë/ Nën trysninë e opozitës Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën që dënon sulmin terrorist serb në Kosovë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Çmendet Rama: Rezoluta, propagandë kundër qeverisë/ Nën trysninë e opozitës Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën që dënon sulmin terrorist serb në Kosovë

By
GazetaTjeter
12/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur te rezoluta e paraqitur nga opozita për Kosovën, nuk u kursye me ironitë. Por ai duke u munduar të largojë vëmendjen nga qartësia e rezolutës që dënon sulmin terrorist ndaj Kosovës bëri një tjetër deklaratë absurde kur e quajti rezolutën si një propgandë kundër qeverisë.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti “oxhak” i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën e tij që të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka të gjitha rrugët e komunikimit dhe ambasadorët e vet, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua? Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE, miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Rama nuk shpjegoi aspak akuzat e ngritura ndaj tij pas deklaratave të përsëritura në të njëjtën linjë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Si gjithmonë, ai nuk guxoi të dënojë Serbinë për krimet dhe as nuk e përmendi emrin e Vuçiçit si aktori kryesor i këtyre sulmeve.

Në gjuhën e tij, ai sulmoi sërish opozitën me fyerje dhe foli si ndërkombëtar.

“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancës së shkuar, me akuza për tradhti dhe tradhtar? Botës demokratike, e sigurt që jo. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulme dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi emrin “planeti non-grata”. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm”, shtoi Rama.

Fjalimi i plotë i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Cili do ta rrëzojë ‘bustin’ e Boratit?
Next Article “Rusia trajton Serbinë si Hamasi – dëshmitarë për fundin e një superfuqie”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?