Një komplot mbarëbotëror që vetëm Donald Trump mund ta ndalojë. “Q-anon”, që është shkurtimi i “Q-anonymus”, po i skandalizon SHBA-të. “Q” është njeriu (ose njerëzit) që, vullnetarisht apo jo, ndezi disa vjet më parë kureshtjen e një pjese të mirë të atyre që merren me teori konspirative, mbi të gjitha për t’i mohuar. Por edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara po përballet me atë që po ndodh në web për shkak të kësaj historie.
Sa i përket narrativës themelore të kësaj teorie është po aq absurde sa nuk vërtetohet me fakte, për më tepër, Donald Trump – njeriu i fortë që do të triumfojë kundër kalbësirave të përhapura, sipas atyre që besojnë në “Q-anon” – duhet të kujdeset edhe për fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në nëntor. Edhe ata që mbështesin “Q-anon” – ndjekësit e “Q”, të cilët quhen “Anons” – votojnë si të gjithë qytetarët e tjerë.
Politologjia dhe gazetaria, në këtë mandat të parë të tycoon, janë marrë me fotografimin e marrëdhënieve midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe aparatit shtetëror. Në një nga ato që shkruhet, ndër më të përhapurat, parathuhet se Donald Trump është i përkushtuar në luftojë kundër Deep State, të ashtuquajturi Shtet i thellë, i cili manovrohet nga një bashkësi persistente zhvilluar brenda qarqeve demokratike, por edhe në disa rrethe të caktuara republikane të Shteteve SHBA.
Deep State, edhe për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes në politikën e jashtme, është duke i vënë shkopinjtë nën rrota tycoon-it që nga dita e tij e parë e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë. Dhe kjo, në një farë mënyre, mund edhe të jetë e vërtetë: SHBA nuk është mësuar me izolacionizmin, ndërsa Trump ka qenë anti-sistemik në më shumë se një rrethanë gjatë këtyre katër viteve në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kryepeshkopi Carlo Maria Viganò beson se Trump kundërshtohet nga brenda. Vetëm se “Q-anon” dhe të tjerët kanë shkuar shumë më tej.
E gjitha filloi në diskutimin në një forumi, 4chan. “Q-anon”, që vështirë se korrespondon me një individ të vetëm, tha se ishte i sigurt se e dinte se si anëtarët e Deep State, kryesisht të referueshëm në partinë e gomarit, merren me krime relativisht pedofilike. Akuzat e paraqitura janë aq shumë (por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetueshme madje as e hipotizueshme) saqë përpilimi në një përmbledhjeje nuk është i lehtë. Gjithashtu sepse shumë nga ato që janë thënë dalin pikërisht nëpër forume ose në platforma webi që mund të jenë të rezervuara vetëm për anëtarët. Fakt është se fenomeni është përhapur si një njollë vaji, dhe tani shumë besojnë se herët a vonë Trump – le ta thjeshtojmë – do të fillojë me arrestimet: një rrufe si e një një tenori shekspirian që do i jep fund çdo abuzimi.
Po rendisim disa emra të atyre që, duke komplotuar, po përpiqen të minojnë Trump nga posti i tij: George Soros, Hillary Clinton dhe bashkëshortët e Obama. Të gjithë këta subjekte përfaqësojnë në të vërtetë një pjesë të opozitarëve të The Donald, por risia qëndron në faktin se ata paskan vepruar në fshehtësi dhe nën hijen e Deep State. Disa vjet më parë, tradicionalistët katolikë amerikanë të revistës Remnant i kërkuan Trumpit të hapte një hetim për të parë nëse Obama kishte luajtur ndonjë rol në dorëheqjen e Joseph Ratzinger. Versioni u përhap edhe në Evropë. Pak a shumë arsyetimi është i njejti arsyetim. Edhe pse për të përkeqësuar figurën, në këtë rast, ekziston legjenda sipas së cilës Deep State është i pëfshirë në trafikimin e të miturve.
Por ka edhe diçka tjetër: “Q”, sipas disa prej këtyre “Anons”, korrespondon me John Fitzgerald Kennedy Jr, djalin e John Fitzgerald Kennedy. Mirëpo, John ka ndërruar jetë në 1999. Kennedy dhe Trump qenkan bashkuar nga qenësia anti-sistemikë për të luftuar Deep State. Dhe djali i presidentit të vrarë? Ai mund të jetë kthyer në pistë – midis Anons qarkullon edhe kjo histori – për të hakmarrë për vdekjen e babait të tij apo sidoqoftë të mundë një herë e përgjithmonë armiqtë e brendshëm të States.
Le të kuptohemi: këtu ka pak për të hetuar. Bëhet fjalë me një qartësi kristalore për një “teorie komploti”, ndoshta mjaft e përllogaritur, por që nuk korrespondon me asgjë të vërtetë. Atëherë cili është problemi i mundshëm? Sipas Politico, Trump ka ritwittuar për plot 14 herë përmbajtje që i atribuohen teorisë Q-anon apo përdoruesve komplotistë. Përtej episodeve të lajmeve që po prekin ndjekësit e “Q”, vlen të përmendet se si e djathta ekstreme amerikane, përveç Boogaloo boys-ave, po përhapet edhe në këtë mënyrë.