GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Censi2023, treguesit e shpopullimit dhe dyshimet për manipulim të shifrave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Censi2023, treguesit e shpopullimit dhe dyshimet për manipulim të shifrave

By
GazetaTjeter
29/06/2024
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Janë publikuar mes polemikash rezultatet e Censit të shtator-nëntor 2023 nga drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli që për t’i bërë publike nuk organizoi një konferencë me gazetarët, por një aktivitet ku kishte ftuar ministra, ambasadorë, përfaësues të pakicave etj.

Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë 2 milion e 402 mijë e 113 banorë. Një pjesë e mirë e popullsisë, më shumë se 32% jetojnë në Tiranë, ose rreth 758 mijë banorë.

Qarku i dytë më i madh për nga numri i popullsisë është Fieri me 240 mijë banorë, pastaj vjen Elbasani me rreth 232 mijë banorë, Durrësi me 225 mijë banorë, Korça me 173 mijë etj.

Debati për manipulimin e shifrave

Numri i banorëve në Shqipëri ka qenë përherë objekt i debatit politik. Opozita pretendon se që kur Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013, nga Shqipëria janë larguar 1 milion banorë ose më shumë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se shifrat janë manipuluar dhe se në të vërtetë në Shqipëri kanë mbetur rreth 1 milion e 500 mijë banorë.  Berisha doli me një status ku shprehu qëndrimin se shifrat e Censit janë manipuluar.

“Nesër Edi Rama, “Çubrilloviçi i shqiptarëve” publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit. Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh” u shpreh Berisha.

Dyshimet për manipulimin e rezultateve të Censit u përforcuan për shkak të vonesës së publikimit të rezultatit. Intervistimi i popullsisë nisi në shtator dhe supozohej të zgjaste vetëm 6 javë. Por pas mbylljes së procesit u tha se rezultatet do të publikoheshin në datën 19 Qershor. Më vonë, drejtoresha e Instat e shtyu akoma më tej shpalljen e rezultateve deri në 28 Qershor. Këto janë vetëm rezultatet e para, pasi INSTAT do të publikojë në Tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara në nivel bashkie.

Kësisoj vonesa zgjatet për thuajse një vit, pa një arsye të qenësishme.

Dyshimet u shtuan pasi në Kosovë rezultatet e Censit atje u publikuan për rreth një muaj pasi përfundoi procesi.

Thuajse 500 mijë shqiptarë të larguar jashtë

Përtej debatit politik, shifrat e INSTAT nuk e fshehin largimin masiv të shqiptarëve në 13 vitet e fundit.

Krahasur me vitin 2011 në vendin tonë rezultojnë të jenë larguar rreth gjysëm milioni shqiptarë për të jetuar jashtë. Nga diferenca e shifrave të INSTAT dallohet se qytetarët e larguar jashtë vendit janë 419 mijë e 831 banorë.

Por shifra shkon deri në 500 mijë banorë nëse këtu shtohet edhe shtesa natyrore që duhet të kishte pasur popullsia në këto vite, prej 88 mijë banorësh.

Në gjithë këto vite është folur gjatë për shpopullimin dhe për shkaqet se pse shqiptarët largohen jashtë vendit, herë si azilkërkues në Francë në Belgjikë apo herë si refugjatë në Britaninë e Madhe. Prirjet për të emigruar në Shqipëri janë të larta dhe ndër arsyet kryesore mbeten papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

You Might Also Like

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë
Gazifikimi fantazmë: si po shiten ëndrra milardëshe në një vend që s’ka as konsum, as industri
10 miliardë euro për rrugë që shpien askund: Paradoksi: Investimet rekord në Shqipëri, si dështim i deklaruar
KOSTOT E BANIMIT: Pse po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë të jetosh me qira?
Në prag të greminës: Pse çmimet në Shqipëri janë të larta dhe çfarë mund të bëjmë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Guximi i mashtruesit
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – DEA e  njeh Olsin e Xibrakës, në vitrinë dje e në magazinë sot

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?