GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Armand MAHO – Makthi i mandatit të tretë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Armand MAHO – Makthi i mandatit të tretë

By
Armand MAHO
03/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Natyrisht e para do fliste zonja Spiropali. Ende pa u tharë boja në marrëveshjen e opozitës, zonja e cila në këtë ditë qameti ka zbuluar pasionin për kërcimin latin nuk do ngurronte që të përdorte gjuhën e kryeministrit për sulmin ndaj partive opozitare. Natyrisht, ajo është thjesht folësja që fjalimin e merr të shkruar nga zyra e Ramës. Deklarata e saj u mbështet dhe nga “spin-doktorët” e taborit mediatik, që të përbashkët me rilindjen kanë përfitimin nga fondet publike.

Ky është i njëjti kor, me të njëjtat cicërima që tetë vjet më parë kur LSI aso kohe nënshkroi dhe marrëveshjen me Rilindjen, nga e cila ata përfituan jo vetëm thurnin hosana për lavdinë e atij momenti, por festuan me shampanjë në prezencë të Aleksandër Vuçiç.

Natyrisht ankthi i humbjes bën të vetën dhe këtu mund t’i kuptojmë, por ky është halli i tyre. Moralisht, ata kanë thyer çdo limit, të besimit politik dhe njerëzor. Janë provuar e stërprovuar qoftë në koalicion e qoftë të vetëm, dhe rezultati ka qenë i njëjtë.

Sado të rrahin gjoksin si më të mirët, në fund të ditës ngelen thjesht dështakë, që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë gjëmën vendit. Një armatë e lodhur mashtruesish e servilësh, që ka thyer çdo shpresë, ka përzënë me përdhunë çdo vlerë e resurs njerëzor e intelektual të investuar në këto vite.

Në këto kushte rotacioni është më shumë se domosdoshmëri, është jetik.

Këtë herë LSI po bën marrëveshje me kryetarin e PD, i cili ka ditur t’i rezistojë joshjes së manipulimit të votave nga bandat apo tavolinave të krimit të organizuar, tek e cila Rilindja ka ngritur bazat e pushtetit të saj. Dhe kjo është një garanci jo e vogël.

Rilindja në asnjë projeksion dhe në atë më të guximshmin nuk arrin të dalë fituese. Duke u marrë me natyrën e Bashës dhe lëvizjet e tij politike, i bën dhe më shumë mjeranë. Në një kohë që njerëzit duan zgjidhje për pandeminë, varfërinë dhe rindërtimin në faqen zyrtare të kryeministrit vazhdojmë të shohim projekte në 3D, të cilat, siç na e ka treguar përvoja e këtyre 8 viteve janë thjeshtë pallavra.

Teksa ata merren me programin e opozitës dhe lëvizjet e saj politike, spitalet janë mbushur rrafsh dhe vdekjet që sa vijnë e shtohen kanë futur makthin e zi te çdo banor i këtij vendi.

Por Rama gjen kohën të shkojë në Bruksel, se helbete mos marrë ndonjë kredit në imazhin e tij të rrënuar. “Kohë të mjera, njerëz të mjerë” do thoshte Ciceroni. Dhe ai atëherë i revoltuar nga korrupsioni dhe pabesia e pushtetit romak.

Lulzim Basha nuk po sjell në qeveri e Kuvend persona të inkriminuar siç bëri Rama para tetë vitesh. Ai rrugën drejt pushtetit po e ngre me sjelljen e një njeriu normal, pa batuta, pa konflikte.

Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, vjen pas një rrugëtimi katërvjeçar të kësaj të fundit në përballje me regjimin e Ramës. Edhe kjo forcë politike ashtu si PD dhe aleatët e saj ka dorëzuar çdo pushtet. Deklaratat mes forcave politike kanë qenë publike, kufijtë të qartë.

Sjellja me dy standarde e Rilindjes në raport me ish-aleatin e saj, përngjan më shumë si klithmë dëshpërimi në vigjilje të përballjes së 25 prillit.

Është e habitshme, por dhe tragjike se si edhe pas tetë vjetësh pushtet, vazhdohet me të njëjtat broçkulla propagandistike dhe mediatike, ndërkohë njerëzit kërkojnë zgjidhje të problemeve. Por fjala “zgjidhje” nuk ekziston më në epokën e spiropalizmit, të verbuar nga etja për pushtet.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Poli HOXHA – Kush do ta ndalë mafien e votës, kjo është çështja!
Next Article Ardit GJINALI – Një Fillim i Ri për qytetarin në një Shqipëri që fiton

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?