GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Vota për ndryshim  shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Vota për ndryshim  shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse”

By
Ardit GJINALI
12/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Nuk është çështja e zgjedhjes së të keqes më të vogël, por për të ndëshkuar të keqen e madhe përmes bashkimit qytetar të vlerave të përbashkëta  për një shpresë dhe besim të ri që do të ndryshonte të tashmen dhe do të garantonte një të ardhme ndryshe për Shqipërinë; bashkimi i sotëm si një garanci për të penguar përsëritjen e kalvarit të së tashmes ku qytetari i zakonshëm i këtij vendi ka humbur shumëçka të rëndësishme;- qytetari halleshumë ka humbur vitet që janë shenjuar nga diktati keqqeverisës, i tilli  që ka lëshuar secilin ferman famëkeq për të instaluar një regjim autokratik që rreket të uzurpojë secilin segment shoqëror dhe të shuajë secilën qelizë të reagimit shoqëror;- regjimi kërkon shkurajimin qytetar të pjesëmarrjes  së të njëjtëve në secilin proçes demokratik sepse fuqia e votës mbetet temjani i djallëzisë keqqeverisëse që nuk mund të përballet me qytetarin për shkak të bilancit të munguar dhe enumeracionit të të pabërave që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e kthyer në tokën e pajetueshme për bijtë e tij;  Shqipëria  e mpakur në popullsi, e drobitur në shtetshmëri  dhe e sëmurë në trup për shkak të takimit tragjik të aftësisë së munguar, grykësisë së shfrenuar dhe djallëzisë së qëllimtë,  të tillët përcaktorë që përbëjnë boshtin e sjelljes qeverisëse së pushtet-ushtruesve.

Shqipëria e sëmurë ku pushteti ka gllabëruar shtetin dhe tjetërsuar Republikën mund të shërohet përmes ushtrimit demokratik të instrumentit të votës dhe të një pjesëmarrjeje aktive qytetare, e tilla pjesëmarrje që do të garantonte dëgjimin e zërit qytetar dhe do të hidhte tutje secilën llogari të zezë pushtet-mbajtëse për të vijuar sundimin , e tilla llogari  që bazohet nëpjesëmarrjen e munguar qytetare; vota është ilaçi që do të shëronte Shqipërinë, e tilla votë është vaksina kundër virusit të keqqeverisjes; vota është kundërtrupi që nuk lejon prekjen e nervit qytetar  që përmban shpresën për ditë më të mira në këtë vend; vota dhe fuqia që buron për shkak të së tillës është kushtrimi dhe thirrja për ndryshimin që nuk mund të konsiderohet si një nevojë, por si një domosdoshmëri shoqërore; vota është ndëshkim për secilën dukuri negative të së tashmes; vota është besim për një të nesërme më të mirë; vota është kurajo qytetare për tu përballur me të keqen; vota shemb absolutizmin  dhe ndërton demokracinë; vota përbuz arbitraritetin dhe thërret për të drejtën; vota shëron trupin institucional të një shteti dhe është dëshmia e një shpirti shoqëror të patjetërsuar; vota është drejtësia shoqërore mbi padrejtësinë politike të pushtetit; vota është fuqi dhe pushtet që rrëzon një pushtet të ushtruar keq, i tilli që nuk mund të deformojë vullnetin qytetar nëse individi angazhohet për rrëzimin e autokracisë; vota është liri dhe mundësi për normalitet që do të realizohet përmes ndryshimit.

Shqipëria kërkon ndryshim dhe qytetari thërret të tillin; pjesëmarrja masive në zgjedhje është mënyra e vetme demokratike për të jetësuar ndryshimin e shumëpritur; ndyshim mendësie dhe sjelljeje qeverisëse në një Shqipëri ndryshe të së nesërmes;- në Shqipërinë normale të një qeverie normale dhe Kryeministri normal, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar  përmes fuqisë së votës është tani! Vota për ndryshim shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse. 25 Prilli është dita dhe data që fton për një fillim të ri, besim të ri, shpresë të re dhe për ditë më të mira në një Shqipëri ku mundësia e barabartë  është themeli i lirisë. Koha për një shpresë të re dhe ndryshim është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë.

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Red VARAKU – Rindërtimi i PS në opozitë, sfida kryesore e socialistëve
Next Article Erl KODRA – Kanibali
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?