GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Të shpëtojmë Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Të shpëtojmë Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë”

By
Ardit GJINALI
15/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Në çdo shoqëri demokratike, mandati i tretë nuk do të ishte asfare herezi dhe një alarm për të ardhmen e së tillës… i tilli mandati i tretë do të ishte një ushtrim demokratik që nuk do të shkaktonte kurrfarë alarmi mbi ekzistencën e shtetit të së drejtës dhe tërësisë së rendit demokratik, gjithashtu. Shqipëria e sotme ka parë, ndjerë dhe përjetuar shumëçka në kufitjë e gjithçkasë përveç të tillit normalitet të shumëkërkuar dhe të tillë dëshiruar nga një shumicë e qënësishme shoqërore, e tilla larg kompromiseve të vogla dhe aspak subjekt i darovitjes pushtet-ushtruese me të tillën dhuratë skllavëruese të shpirtit të reagimit dhe mendimit të munguar individual që shënon hapat e parë dramatikë të tjetërsimit tragjik të një shoqërie.

Mandati i tretë i keqqeverisjes do të ishte mandata për shoqërinë shqiptare, qytetarin e angazhuar, profesionistin dhe intelektualin, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kanë vendosur të jetojnë në atdhe; i treti mandat do të ishte mandata e kobshme për demokracinë, shtetin dhe pluralizmin politik; pluralizmi politik  do të shndërrohej në të tillin mekanik  ku e kundërta politike në alternativë do të shuhej nga  represiviteti i shtet-pushtetit që  do të uzurponte secilin segment që ka shpëtuar nga thundrra e të tillit dhe ka shpërfaqur rezistencën demokratike dhe institucionale ndaj arbitraritetit. Aktualiteti i Shqipërisë së sotme është thirrja për të shpëtuar Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë keqqeverisës që do të pllakoste errësirën tërësore, e tilla që ka nisur shtrirjen  përgjatë  rrugëtimit  të mbrapshtë të evokuesve së absolutizmit dhe autoratizmit qeverisës në vend.

Shqipëria ndodhet në zgrip të asgjësimit të rendit demokratik , instalimit tërësor  të autokracisë, shkeljes tërësore të të drejtave dhe ligjshmërisë së munguar të ngritur në sistem… dy mandate të plota të qeverisjes së keqe që mbeten dëshmia dramatike dhe pasqyra e trishtë e hapave të vazhdueshëm prapa në secilin sektor dhe zë duke e shndërruar vendin në një arenë të pajetueshme ku nocioni i “Jetës” në tërësinë kuptimore të së tillës mbetet në vlerësimin më të ulët  të kujdesit dhe  vizionit keqqeverisës  për shkak të konsideruarit  jo vetëm të qytetarit si një frymor dhe numëror statistikor, por gjithashtu dhe të Shqipërisë si një subjekt të ndarjes së parcelave pushtet-ushtruese ku zgjedha e qehajajve të pushtetit është zezona që  errëson dritën e bardhë të shpresës, besimit për të ardhmen dhe duke humbur qëllimshëm kuptimin e së tashmes. Shqipëria e copëzuar nën hyqmin e secilës sferë ndikimi pushteti është shndërruar në një objekt në kufijtë e  papërdorshmërisë si pasojë tragjike e angazhimeve të munguara, premtimeve të harruara, të vërtetës këmbë-shkurtër dhe gënjeshtrës qeverisëse me fabul të gjatë.

Koha për një bashkim të madh për të shmangur mandatën e mandatit të tretë dhe për të sjellë lajmin e ndryshimit thelbësor dhe të qënësishëm për një Shqipëri të ditëve më të mira është tani! Shqipëria e së sotmes me zërin e secilit qytetar thërret ndryshimin dhe kërkon një besim të ri që nuk do të përdoret keq, por do të vendosë themelet për një të ardhme ku një shpresë e re është guri i  tillë i një themeli të qëndrueshëm që do të pengonte përsëritjen e makthit keqqeverisës.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

25 Prilli është dita dhe data që fton për mbrojtjen e demokracisë përmes ushtrimit të së drejtës së votës; një votë shprese, votë ndëshkimi, votë reagimi,  votë besimi dhe  votë ndryshimi. Koha për ndryshim dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga mandata e mandatit të tretë është tani! 25 Prilli është dita për lajmin e ndryshimit dhe shpresës. Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Dezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës
Next Article Red VARAKU – Mesazhi amerikan që erdhi një ditë pas ngjarjes në Elbasan
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?