GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – Një mundësi e re përmes një mendësie ndryshe qeverisëse
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – Një mundësi e re përmes një mendësie ndryshe qeverisëse

By
Ardit GJINALI
16/04/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Mendësia shënon fillesën e hapave të mëtejshëm që materializojnë zbatimin e një programi përkatës qeverisës… këto vite nuk janë pasqyra e zezë e një qeverisje të keqe, por dëshmia e një mendësie të mbrapshtë dhe asfare njerëzore… djallëzisë, ligësisë, grykësisë, mëkatit… lëmshi i së keqes i thurur për të zënë frymën e një shoqërie dhe për të shkaktuar kllapinë e individit… i tilli aktiv dhe reagues është temjani për të vetëquajturën skuadër të  demonëve njerëzorë dhe autokratikë të veshur me petkun e zi të pushtetit… arbitrar, arrogant, kërcënues ku e drejta humb në firmën e kolltuk-ulurve që nuk shkulen nga i njëjti, por shkulin dhe dëbojnë shumësinë e shqiptarëve që qëndrojnë larg kompromisit meskin me të keqen, e tilla e mbrujtur me shpirt-vogëlsi që robëron qënien duke e kthyer të njëjtën në një mekanizëm frymor që gjallon asfare dinjitetshëm.

Vite të vjedhura, kohë e humbur, mundësi të fshehura, besim i përdorur keq, shpresa e shuar, shkurajimi sistemik… një rrugëtim dramatik në kufijtë e tragjikes që ka shenjuar të tashmen e një shoqërie që ka provuar endjen e dhimbshme në shkretëtirën fizike të një humbëtire, e tilla e ngjashme me zezonën e një honi me fund të munguar, njëjtë si kalvari i vazhdimësisë keqqeverisëse me vullnet të errët për vijimin e pambarimtë të një sage sizifiane për qytetarin e zakonshëm në këtë vend… sytë e të tillit kanë parë shumë, dëgjuar pambarimisht, por zëri është mveshur në kufijtë e shuarjes… për të mos u dëgjuar dhe për të mos trazuar të hedhurën tutje   ndërgjegjie njerëzore  të enturazhit pushtet-ushtrues asfare njerëzor  që  rreket të gllabërojë  përmes kthetrave të së keqes secilin kënd shprese.

Shqipëria e sotme ka përjetuar shumëçka dramatike gjatë viteve të sundimit të rendit të mbrapshtisë, i tilli që vijon të qëndrojë në shpinën e kërrusur të së tillës për ta mposhtur dhe tjetërsuar… nuk tjetërsohet dot, nuk mposhtet shpirti i reagimit që kërkon daljen nga rrjeta helmatisëse e së keqes… e tilla që formohet nga pisllëku kutërbues dhe ndotja gjithëfarë..thundrra e helmit   karbonik që orvatet të shuajë oksigjenin e lirisë shoqërore dhe individuale, gjithashtu. Drama e së sotmes thërret për largimin e së keqes, mos- nënshtrimin nga e njëjta dhe për një udhë të re që do të shënonte fillimin e një rrugëtimi të ri për Shqipërinë dhe qytetarin e zakonshëm të këtij vendi, i tilli i drobitur nga zakonshmëria e së keqes në secilin segment të së përditshmes së pamundësisë.

Mundësia e re nuk është një nocion retorik… është një hap i rëndësishëm për të jetësuar ndryshimin e shumë-kërkuar dhe të dëshiruar… dëshirë e njehsuar me aspiratën për të vijuar jetën në këtë vend… një mundësi e re për individin si thelbi i një shoqërie të konsoliduar… një mundësi e re për rininë, profesionistin e lirë, intelektualin, fermerin e palodhur, mjekun, mësuesin, shtetin, Republikën dhe për politikën në tërësi, gjithashtu. Mendësia është origjina  e jetësimit të ndryshimit, përmbushja e angazhimeve është thelbi i përmbushjes dhe realizimit të të njëjtit.

25 Prilli është dita dhe data që fton për një bashkim të madh shoqëror për të larguar të keqen qeverisëse… një bashkim i madh për ditë më të mira dhe një shpresë të re… një bashkim zemre dhe energjie pozitive për një mendësi ndryshe që është shpresa e një mundësie të re. Koha për një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Pse është i pamundur një koalicion Rama-Basha ose Basha-Rama?
Next Article Flutura AÇKA – Në kujtesë të Teatrit Kombëtar

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?