GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “25 Prill… Shqipëria fiton zgjedhjet dhe shtetin e së drejtës”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “25 Prill… Shqipëria fiton zgjedhjet dhe shtetin e së drejtës”

By
Ardit GJINALI
08/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Në rendet që paraprijnë autokracinë, humbin të gjithë pavarësisht dritëshkurtësisë politike të ndonjë kahu politik që brohoret fitoren mbi humbëtirë…..marshimi i së keqes përmes zhurmës është reagimi që ndjell frika e të ndjerit vetëm; zhurma e gënjeshtërt që rreket të tregojë gjithë miratimin e dëshiruar dhe që mbulon mbështetjen e munguar; zhurmë e madhe për të mundur zërin e ndërgjegjes së brendshme të pushtet-ushtruesve, e tilla që gjëmon duke u kërkuar tërheqjen nga humbëtira që sjell vetmia politike. Secili ka humbur diçka apo shumëçka gjatë kësaj periudhe të errët, por energjia për ndryshimin mbetet e pandryshuar; e tilla dëshmon Shqipërinë që nuk tjetërsohet dot.

Qytetari humbi zërin e përfaqësimit, shoqëria humbi të tillin zë të reagimit, e tashmja humbi të ardhmen, pushteti zaptoi shtetin duke humbur arsyen, pushtet-ushtruesi humbi ndërgjegjen, Republika ka humbur solemnitetin, Parlamenti ka humbur legjitimitetin, shtetari humbi dinjitetin shtetëror, e tashmja humbi të ardhmen kurse e shkuara fitoi vetveten përmes evokimit të secilës praktikë negative që cënoi kohezionin dhe stabilitetin shoqëror, gjithashtu. Rendi i mbrapshtisë qeverisëse  rrëmbeu  zgjedhjet  Shqipërisë për të vjedhur shpresën për të ardhmen  dhe besimin në të tashmen; këto vite qeverisjeje shënojnë kronikën dramatike të deformimit tërësor të vullnetit qytetar, të tillin në një numër të caktuar njësish vendore dhe në zgjedhjet parlamentare, gjithashtu.

Zgjedha keqqeverisëse që rreket të vendosë tërësisht nën hyqmin e absolutizmit tërësinë e një vendi dhe shoqërie i rrëmbeu Shqipërisë zgjedhjet dhe dhuroi për vetveten politike votimet moniste; të tillat që ishin shfaqja groteske në kontekstin e një sistemi demokratik funksional, por dramatike në kufijtë e tragjikes për  prosperitetin demokratik të një shoqërie.  E shkuara e afërt nuk mund të kushtëzojë veprimin e së tashmes që është i mbrujtur në besimin për ndryshim ; besim për ti kthyer Shqipërisë zgjedhjet e rregullta dhe demokratike si kushti themelor për të garantuar një prosperitet shoqëror , i tilli që nuk garantohet nga një stabilitet i gënjeshtërt demokratik që ngrihet mbi cënimin e vullnetit qytetar.  Cënimi i vullnetit qytetar nuk shkaktoi humbjen e një partie politike të caktuar , i tilli ishte guri që vrau të drejtën përmes ligjit dhe drejtësinë që është shndërruar në një nocion abstrakt ose emërtesë shoqëruese ballinave të institucioneve që gëlojnë nga padrejtësia.

Shqipëria ka nevojë për shtetin e së drejtës dhe i tilli nuk fitohet dot nëse nuk shpëtohen zgjedhjet; të tillat që shpëtohen nga një pjesëmarrje massive që do të përmbyste secilën llogari të tryezave që tremben nga  reagimi  qytetar përmes votës. Një votë  për të rivendosur përfaqësimin dhe për ti kthyer Shtetit fytyrën e dinjitetshme që është rrëmbyer nga arkaizmi dhe arbitrariteti pushtetor……për shtetin që  nuk mund të jetë llogorja e betejave të pushtetit për të mbrojtur sundimin mbi qytetarin përmes kufizimit të secilës liri……. për ti kthyer dinjitetin secilit punonjës shteti që nuk mund të urdhërohet për gjobëvënie selektive, arrestime të paligjshme apo gaz lotsjellës të derdhur mbi bashkëqytetarët.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

25 Prilli është dita dhe data që Shqipëria fiton zgjedhjet dhe përmes të tillave fiton shtetin e së drejtës, zbatueshmërinë e ligjit dhe një ndryshim thelbësor me ditë më të mira ku një besim i palëkundur për një shpresë të re është thelbi i energjisë pozitive për një bashkim të madh; bashkim i madh për Shqipërinë e normalitetit me një qeveri dhe Kryeministër normal, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh për ditë më të mira në një Shqipëri që fiton është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ylli MANJANI – Shqipëria e Sami Frashërit dhe e sotmja
Next Article Red VARAKU – Misioni i pamundur i Ramës për të mashtruar sërish durrsakët
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?