GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Apeli i dëshpëruar i Argjentinës ndaj kreditorëve: “Mos na shtyni drejt urisë”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Apeli i dëshpëruar i Argjentinës ndaj kreditorëve: “Mos na shtyni drejt urisë”

By
Dardan MITROVICA
26/07/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Propozimi i ristrukturimit të borxhit në 53.5 dollarë për çdo 100 të vlerës nominale të bonove të maturimit është “përpjekja maksimale dhe përfundimtare që vendi mund të mbajë”. Afati i fundit për bisedime është 28 gushti

Apeli i fundit i dëshpëruar i Argjentinës për kreditorët e saj: propozimi i saj për ristrukturimin e borxhit përfaqëson “ofertën përfundimtare” dhe “përpjekjen maksimale e përfundimtare që vendi mund të mbajë”. Për këtë arsye, Ministria e Ekonomisë fton kreditorët e saj të pranojnë, duke sqaruar se vendi ka besim se do ja dalin. Të filluara në prill, bisedimet e qeverisë argjentinase me kreditorët e saj janë zgjatur disa herë dhe afati i saj tani është caktuar për më 28 gusht.

Oferta e fundit e qeverisë mundëson rikuperimin mesatarisht me tituj të rinj 53.5 dollarë për 100 të vlerës nominale të bonove të borxhit të maturimit në skadencë. Por oferta nuk i ka pëlqyer tre grupeve kryesore të kreditorëve, argjentinases Exchange Bondholders, edhe në emër të Ad Hoc Group dhe të Komitetit të Kreditorëve Argjentinas (ACC), përgjigja e të cilëve nuk vonoi: ata deklaruan se punonin “në emër të të gjithë zotëruesve të bonove” duke mohuar se kërkojnë një status “të kualifikuar” në krahasim me pjesën tjetër të kreditorëve në negociata.

Në deklaratë, ministria e ekonomisë ka bërë të ditur se “disa nga kërkesat e kreditorëve do të rrezikojnë mundësinë e një rimëkëmbjeje ekonomike afatshkurtër, duke hipotekuar perspektivat e brezave të sotëm dhe të ardhshëm argjentinas”. Duke iu adresuar në mënyrë të tërthortë tre grupeve kryesore të kreditorëve, ministria theksoi se “një ristrukturim i borxhit miop në objektivat e tij nuk i sjell dobi askujt, as debitorit, as kreditorëve”.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Për këtë arsye kundër-propozimi i kreditorëve nuk mund të pranohet pasi synon të “imponojë një barrë të mëtejshme për një ekonomi që po mbytet në mes të krizës Covid-19”. “Jo vetëm që do të ishte e papërgjegjshme, por do të ishte edhe e padrejtë”, tha ministria, duke përsëritur se “rritja e qëndrueshme afatgjatë është e vetmja mënyra e vërtetë për të gjeneruar një rikuperim të vlerës për kreditorët me kushte të drejta”

Tre grupet e kreditorëve, që pretendojnë të kanë më shumë se një të tretën e obligacioneve globale të Argjentinës dhe më shumë se një të tretën e obligacioneve të saj në qarkullim, paraqitën bashkërisht kundër-propozimin e tyre për ofertën e qeverisë argjentinase më 20 korrik, një ofertë e cila u vlerësua nga analistët e tregut dhe firmat e investimeve mesatarisht rreth 56.5 dollarë. Sipas pikëpamjes së tyre, kundër-propozimi i tyre i përbashkët përmban “koncesione domethënëse ekonomike dhe ligjore”, mes të cilave faktin se obligacionet e reja të emetuara në këmbim të bonove ekzistuese globale të menaxhohen nga një version i modifikuar i aktit të vitit 2016.

Nga ana e tij, Buenos Aires ka këmbëngulur në faktin që oferta e fundit është maksimumi që Argjentina mund të paguajë, por ka siguruar se “Argjentina dëshiron dhe do të kontribuojë në zhvillimin e instrumenteve kontraktuale që do të rrisin suksesin e nismave të ristrukturimit të borxh sovran kur debitorët të kenë mbështetje të konsiderueshme nga kreditorët”. Në këtë drejtim, ai shtoi se “përshtatjet e kontratave model të zhvilluara nga Shoqata Ndërkombëtare e Tregjeve të Kapitalit (ICMA), të adaptuar në vitin 2016, aq sa ato gëzojnë një mbështetje të gjerë, do të mbështeten edhe nga Argjentina”.

Me pak fjalë, objektivi për qeverinë argjentinase është arritja e një marrëveshjeje që “nuk e vendos popullin e saj në vuajtje dhe ankth të mëtejshëm”. Ata janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e kreditorëve, në përmbledhje ky është mesazhi, por ato nuk mund ta shtyjnë vendin në ekstrem.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article “I bëmë Beratit, atë që as fashizmi nuk ia bëri”
Next Article Diplomacia e aeroplanmbajtëseve amerikane
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?