GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 1965-Sigurimi i Shtetit: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim si bashkëpunëtor të Sigurimit”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

1965-Sigurimi i Shtetit: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim si bashkëpunëtor të Sigurimit”

By
Kastriot DERVISHI
09/07/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Kastriot DERVISHI

Më 3.2.1959, Zbulimi Politik hapi dosjen e kërkimit për Martin Camajn, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Theksohej se kishte “urryer luftën nacionalçlirimtare” dhe pas lufte qëndrimi nuk kish qenë i mirë. Raporti u propozua nga operativi kapiten Sotir Josifi dhe u miratua nga kryetar i Degës së Dytë të Drejtorisë së Zbulimit Politik në MPB, kolonel Kopi Niko.

Në raportin e datës 30.10.1965 të përpiluar nga nënkolonel Malo Zahaj thuhej se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për të menduar të kundërtën, u mendua një skemë mashtrimi, e cila synonte të krijonte dyshime te amerikanët se Martini ishte i Sigurimit. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni. Për këtë mendohej në planin e darës 4.11.1965 të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”.

Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në ndihmë të këtij plani do të vihej fakti i ish agjentit Isuf Mullai (personazhi i vërtetë romanit “Mërgata e qyqeve”), i cili ndonëse nuk kishte bërë asgjë kishte siguruar namin se Sigurimit kish bërë hatanë jashtë vendit në krye të organizatave “reaksionare”.

Lexo më shumë

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje

Plani i Sigurimit bazohej te shpifja e gjerë e shpifjes dhe gënjeshtrës, sikur Martini ishte dërguar nga Sigurimi dhe po punonte për ta. Mjete të tjera nuk kishin. Ky plan synonte ta “disaktivizonte” në sy të amerikanëve, por mundej sipas tyre (se gjë nuk dinin) të ishte edhe agjent i jugosllavëve dhe italianëve (pra sipas gjuhës ordinere komuniste, “poliagjent”). Plani i “djegies”, përmbante këto pika:

-Kërkim informatash nga Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, në kishte të dhëna për ndonjë denoncim të Martinit (nuk kishte asnjë). Nëse po, a kishin personat e dënuar, të afërt në RFGJ.

-Interesimi rreth rrethit shoqëror të tij dhe lidhjeve të mundshme me Sigurimin.

Në vijim të këtij plani, kundër Martinit do merreshin këto masa:

-Do të niseshin gjoja nga Shqipëria letra ku ai do akuzohej se ishte shkaktar i burgosjes së njerëzve të tyre dhe vetë ai ishte arratisur.

-Do kërkohej në letra që ta vrisnin Martinin si “agjent i Sigurimit”.

-T’u tregohej personave që nuk besonin fotokopja e deklaratës së bashkëpunimit të Martimit me sigurimit.

Më mënyrë të habitshme, plani i vitit 1965, është krejt i ngjashëm me planet e ditëve tona që synojnë përbaltjen e Martin Camajt.

Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Jul Bonati, si u masakrua nga regjimi komunist në spitalin psikiatrik kleriku dhe studiuesi i njohur
Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”
Nga Kastriot DERVISHI – Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’
Nga Luan MYFTIU – Puna e detyruar në Spaç
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Në Zvicër, liqenet Ticino që do ju bëjnë të dashuroheni
Next Article 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 2
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?