GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: 16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston

By
GazetaTjeter
17/02/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë.

Ndërkohë në sheshet e Prishtinës sot valojnë flamuri i Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën soleme të Kuvendit.

Ligjshmëria e pavarësisë për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar të paligjshme. Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë më 22 korrik 2010.

Lexo më shumë

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Talat Xhaferri, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga ish-oficer i Jugosllavisë te luftëtari që luftoi për të drejtat e popullit të tij

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (’97-’99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e Bashkimit Evropian vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit evropian e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin atë.

Programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë:

Në orën 08:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë Mbledhje Festive. Në orën 08:20, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Më pas do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve, nga ora 08:30. Në 08:45, do të bëhen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e më pas te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në 09:50, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Do të bëhen edhe nderime te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, si dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që ndodhet në oborrin e Kuvendit.

Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Nga ora 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

Dy aktivitetet e fundit të kësaj dite janë Koncerti i Pavarësisë që do të mbahet në orën 18:00 në shesh, si dhe Koncerti solem i Filharmonisë së Kosovës.

Kosovë, ishte kërkesë e serbëve: Ja draft-statuti i Asociacionit të Komunave serbe, i plotë
Liberalizimi i vizave, agresioni i 24 shtatorit, Asociacioni e njohja de-facto – çfarë u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me Von der Leyen
Takimi i pamundur mes Edit Ramës dhe Albin Kurtit
Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë
Pse manipuloi Rama me asocacionin e serbëve
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Regjimet vrasin ngadalë…
Next Article “Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?