GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti…

By
Zija ÇELA
12/08/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Si dhe sa e lexojnë shkrimtarët njëri-tjetrin? Ka autorë që lexojnë dhe shprehen për të tjerët. Ka autorë që lexojnë, por nuk flasin për të tjerët. Ndërsa një palë, megjithëse kolegët nuk i lexojnë, gjithandej i mohojnë dhe vetëm i mohojnë. Nga vreri i zi këta janë të gatshem të mohojnë edhe Zotin, vetëm e vetëm pse i la pergjysmë si shkrimtarë. Zakonisht, prej kësaj skote asnjëri nuk përfundon si shkrimtar i mirë.

Sa interesant është komunikimi midis kolegëve, në rastet kur korrespondenca ekziston. Shpirtrat e mëdhenj janë si horizonti që pason horizontin dhe, ndërsa hapësira zgjeron kufijtë, e madhërishmja nis e zotëron aty.

E gjej këtë shenjë edhe në letrën e mëposhtme të kolegut, që merr shkas nga një roman në doreshkrim. Është shkruar nga Mehmet Kraja, një autor i mirënjohur, prozator i përmasave madhore, i cili qëndron me dinjitet në ballë të letërsisë shqipe, duke sjellë kontribute të shquara në zhvillimet e romanit bashkekohor. Por i njohur gjerësisht edhe si polemist i flaktë, logjik dhe argumentues, i papajtueshëm ndaj çdo kompromisi që shkel interesin publik. Mehmet Kraja, tashmë, është gjithashtu Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i Akademisë në Tiranë.

Çfarë rastësie! Bash pardje (nganjëherë uratat të ndjekin vërtet), pra bash pardje kam marrë një letër tjetër përgëzimi nga Kraja. Por ajo i përket romanit “Pilisama Selfie”, atij që kam shkruar së fundmi, dorëshkrimin e të cilit Kraja sapo e ka lexuar dhe, ndoshta, letrën do ta postoj për lexuesit herë tjetër. Miqtë e kujtojnë se “Banka e Ankesave”, botuar nga Onufri, u përurua në dhjetorin e kaluar gjatë Panairit të Librit.

Pershendetje mik Zija,

U perpoqa të lidhem me ty në viber, t’i dërgova nja dy mesazhe, por e shoh se nuk i ke marrë. Më anë tjeter, të shoh hera-herës në fb, çka më bën të kuptoj se e ke ndalur telefonin dhe je duke bërë pushim për merak!

Sikundër mund të të shkojë ndër mend, me ta marrë romanin “Banka e Ankesave”, e printova, sepse të tillë e lexoj më mire. Dhe e lexova jo me nguti, as duke i vënë vetes ndonjë detyrim, por për  pikën e qejfit, ngadalë, duke shijuar secilën fjali, secilin paragraf. E perfundova para dy ditësh dhe, siç e kemi bërë zakon, i shkrova nja tre paragrafe të shkurtë, duke u përpjekur të bëj një kondensim mendimesh, në menyrë që të jem i saktë dhe joinflator. Kjo më shkaktoi pak mundim, më shumë se po të kisha shkruar gjatë e gjatë. Tani këtë tekst të shkurtë po ta dergoj, pa obligim që ta përdorësh, por edhe nëse e përdor, je i lirë të bësh çfarë të duash me të. Besoj se idetë aty janë të qarta. Për mua kjo ka rëndësi… Dhe ka rëndësi të them saktë, pa ekuivoke: je romancier i mbaruar dhe ta kam lakmi për lehtësinë me të cilën e bën “rrëmujë” këtë botën tonë të dhjerë!

Urime mik! Tani bëj një pushim se e ke hak.

m.k.

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Kriza e demokracisë, ligjore apo njerëzore?
Next Article Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti …

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?