GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …

By
Zija ÇELA
02/11/2023
2 Min Read
Share
SHARE

Na u thaftë goja, kur e teprojmë me mosbesimin tonë, madje deri dhe me mallkime të rënda, duke e futur gjithë rininë e sotme në një thes… Flasim keq, ndërkohë që nuk përpiqemi t’i njohim më afër të rinjtë e të rejat. Nga afër i kam njohur në disa shkolla të mesme e auditore universitetesh. Dhe më kanë bindur se një ditë, duke marrë përsipër përgjegjësitë që i përkasin, kjo rini do ta bëjë popullin tonë me qytetërim bashkëkohor më të përparuar. Prandaj të mos ia kemi as zili, le ta këndojë, le ta këndojë me mbështetje familjare, shtetërore e sociale atë këngën e papërsëritshme të moshës së saj, “kangën ma të bukur që di”.

Në takimin e fundit letrar në TES, frymëzuar nga proza poetike “Malli” (libri “Thika pa gjak”), gjimnazistja Reina Hoxha kishte kompozuar këtë tablo. E tash më kujtohet edhe takimi në shkollën e mesme “Ernest Koliqi”, ku gjimnazistja Iris Mesi kishte punuar portretin e shkrimtarit. E madhe mbetet mirënjohja, pa shih, e paharrueshme.

Për atë Zot, edhe sikur të na doni më pak, ne e kemi për borxh me ju dashtë më shumë.

MALLI

Një hënë bardhoshe, thua se e thinjur nga padurimi, shihet nga mali i Dajtit.

Në të kundërtën, andej nga është deti, një diell rrethor gjithë përskuqje.

Duket sikur hëna e ka shpejtuar lindjen dhe dielli e ka vonuar perëndimin, vetëm e vetëm që të ndodhen ballë për ballë. A thua edhe trupat qiellorë, prej forcës së mallit kozmik, atij mallit përvëlues për ta parë domosdo njëri-tjetrin, e thyejnë nganjëherë rregullin e patundshëm të trajektoreve?

E më thuaj pra, më thuaj o Zot, si durojnë njerëzit që duhen, ata që duke qenë larg e larg, nuk shihen dot?!..

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Në kuvend përfaqëson Albin Kurtin, Adriana Matoshi do prezantojë festivalin e Këngës në RTSH
Next Article Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?