GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zija ÇELA – Ca push fluturash në duart e tua…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Zija ÇELA – Ca push fluturash në duart e tua…

By
Zija ÇELA
23/08/2020
5 Min Read
Share
SHARE

(Dhe me Frau Riven jam, zonjën Riviera, bijën e vetme, lindur ne Kukës, datë 1 janar, me babain nga Shkodra dhe nënën nga Himara.)

1.Në Vienë, në sallonin e një vile të madhe, po vallëzohet. Çiftet që ndodhen më të djathtë, duke qenë të ftuar të rastit, kthejnë kokën përballë me kërshërinë për të ditur se cila është ajo zonjë me duart e vogla, tepër nazike, por me një push plot shndritje në gishtërinj, shndritje aq të çuditshme, sa duket sikur ka mbajtur në pëllëmbë një flutur, që sapo e ka lënë të fluturojë.

2.Në Graz jetonin dy mikesha, frau Helga dhe frau Riva. Ato njiheshin prej kohësh, prandaj shpesh pinin kafe te njëra-tjetra. Në një ditë me shi, ndërsa bubullonte e llapste flaka e rrufeve, frau Riva ishte ngritur nga divani, ku drita e vetëtimave arrinte më pak, dhe ishte afruar pranë dritares duke iu zbuluar ballë për ballë atij shpërthimi të zjarrtë, plot afshe e llamburitje. Disi e habitur, Helga e kishte pyetur:

– E përse, frau Riva?

Dhe Riva ishte përgjigjur.

Pas ndonja një viti, për arsye pune, Helga u mbart në Vienë. Atëherë, frau Riva u miqësua me Bettin-ën. Në një ditë me shi, kur po shungullonin bubullimat me një gjëmë të thekshme që vinte valë-valë, frau Riva u ngrit nga kolltuku i qoshes dhe vajti pranë dritares, pikërisht ku stërkalat e zjarrta ishin më të forta.

– E përse, frau Riva? – pyeti Bettina.

Dhe Riva iu përgjigj njëlloj, sikundër Helgës:

– E kam amanet nga babai. Kur u largova nga Shqipëria, ai më tha: “Kudo të jesh, bija ime, sa herë që qielli të mbushet me ngarkesa dhe prej ngarkesave të shpërthejë, ti afrohu te dritarja, se nuk janë rrufetë, është shpirti im që hapet prej mallit. Jam unë që të kërkoj, moj bijë, hedh dritë rreth teje, të shoh kudo tutje dhe nga larg të fotografoj.”

Kaluan ca muaj. Meqë burri i Bettinës trashëgoi në Vienë një vilë të mobiluar, në afërsi të parqeve të Schonbrunn-it, u tërhoqën për të jetuar atje. Vetëm si kaluan disa vjet dhe përfunduan digat shtesë, që bëheshin në zonën ku fillojnë Alpet, bashkëshorti i Rivës u punësua në një institut të hidroteknikës dhe, kështu, tri mikeshat u ribashkuan në kryeqytet.

Me atë rast u shtrua mbrëmja e mirëseardhjes.

3.Në Vienë, në sallonin e vilës së madhe, frau Helga e frau Bettina u gjetën përsëri para asaj të papriturës së dikurshme. Befas, duart e Rivës u veshën me një pluhur të ndritshëm, diçka që të kujtonte nitratin e argjendit në gishtërinjtë e fotografëve, kur sapo i kanë nxjerrë nga vaska e laboratorit. Me të nisur shtrëngata, Riva e kishte ndërprerë vallëzimin, ishte afruar pranë dritares me harqe si dritësoret e kishave dhe atje i kishte gurgulluar fyti prej një psherëtime të gjatë. Dy mikeshat e panë të habitura. Natyrisht, ato e kishin mirëkuptuar në fillim, kur shqiptarja e çuditshme besonte se, sa herë ndizeshin blicet e vetëtimave, shkrepte malli i babait të saj, të cilit i shfaqej fytyra e së bijës dhe sikur e fotografonte nga larg. Por çdo gjë ka një masë,  sa kohë ende do të vazhdonte ajo tërheqje misterioze?!

– E përse, frau Riva, përse afrohesh prapë te dritarja? – e pyetën të stepura.

– Ah, – psherëtiu Riva, që gjithnjë mund të shfrynte lirshëm, pasi bajamet i kishte hequr që në fëmijëri, – nëse atëherë ishte im atë që më shihte mua, tani jam unë që e shoh babain tim. – Edhe nuk foli më. Por pa ndonjë ngurrim, ngriti lart duart e vogla, sikur po tregonte drejtimin se nga e shihte të atin.

Mirëpo, pikërisht atë çast, zonjat vërejtën se ai pluhuri i ndritshëm nëpër pëllëmbët e saj, nuk i ngjante më as pushit të krahëve të fluturës, as argjendit të laboratorëve fotografikë, madje as shëmbëllimit të shpuzës së vetëtimave, por atij fosforit të lehtë, krejt të veçantë, fosforit që vozit nëpër qiell, zbret herë-herë edhe më poshtë, por ne jemi në gjendje ta dallojmë vetëm në varreza.

Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Mitro ÇELA – Bordellot e Tiranës
Next Article Dora e Kinës tek ilaçet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?