GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zgjedhja e Kadyrov: pse është betuar për besnikëri ndaj Putinit kundër Prigozhin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Zgjedhja e Kadyrov: pse është betuar për besnikëri ndaj Putinit kundër Prigozhin

By
Dardan MITROVICA
24/06/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, nuk e ka ndjekur Yevgeny Prigozhin në rebelimin e tij ushtarak. Menjëherë sapo presidenti rus Vladimir Putin vendosi të akuzojë përgjegjësit e Wagner-it për tradhti, kreu i milicive çeçene nga ana tjetër njoftoi dërgimin e forcave të tij kundër grupit të contractors.

Nëpër kanalet e mediave sociale kanë filluar të qarkullojnë video të kolonave të automjeteve çeçene që po drejtohen drejt rajoneve të përfshira në revoltën ushtarake të “kuzhinierit të Putinit”. Një imazh i cili, përveçse tregon aftësinë e menjëhershme të Kadyrov për të grumbulluar njerës, ka çertifikuar edhe besnikërinë e liderit çeçen ndaj Kremlinit.

Kadyrov dhe dëshira për të shkelur mbi Prigozhin

Vendimi i Kadyrov, edhe pse paraprirëse e shumë dyshimeve duke pasur parasysh konfuzionin që mbretëron në Federatën Ruse, ishte sidoqoftë i parashikueshëm. Dhe kjo për të paktën dy arsye. E para ka të bëjë me shpresën e liderit çeçen për t’u konsoliduar përfundimisht si “shpatulla” ushtarake e Putinit së bashku me forcat e armatosura të rregullta. Një lloj mbrojtësi i stabilitetit të Moskës dhe të vendit kundër një njeriu, Prigozhin, i cili vitet e fundit dhe me luftën në Ukrainë ia kishte zhdukur efektivisht dukshmërinë dhe rolet vetë Kadyrov-it.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Zgjedhja e liderëve periferikë

Ndërsa arsyeja e dytë, ka të bëjë edhe në një strategji precize të brendshme. Nga njëra anë, vendimi i njeriut të fortë të Çeçenisë konfirmohet me atë të të gjithë guvernatorëve rajonalë, madje edhe ata periferikë, që kanë demonstruar publikisht besnikërinë e tyre ndaj Kremlinit.

Dy shembuj mbi të gjitha. Nga Dagestani, rajon i afërt pikërisht me atë të Kadyrovit, guvernatori Sergei Melikov iu ka thënë mercenarëve të Wagner që janë nga vendi i tij “të mos kthehen nga heronj në tradhtarë”. Teksa pak orë më parë, lideri i Osetisë së Veriut, Sergei Menyailo, i pati ftuar në Telegram bashkëqytetarët e regjistruar në kompaninë contractors “të mos i binden urdhrave kriminalë të Prigozhin”.

Ëndrrat e Kadyrov

Në të njëjtën kohë, vendimi i Kadyrov mund të ishte provokuar edhe nga një dëshirë për lidership politik që çeçeni ka ushqyer në fazat e dobësisë së Putinit. Për momentin duket e vështirë që lideri çeçen të mund të marrë një pushtet të lartë në Moskë, e aq më pak të hipotezojë pasardhjen e tij në Kremlin, siç frikësohen disa vëzhgues. Sidoqoftë, është po aq e mundshme që Putini, nëse ai fiton sfidën e Wagner-it dhe kalon në larjen e llogarive, do të kujtohet jo vetëm për armiqtë e tij, por edhe për ata që i kanë treguar besnikërinë me gjeste konkrete dhe themelore. Aq më tepër nëse lahen me gjakun e milicëve të tyre.

Në fund të fundit, vetë Kadyrov i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Moskës për të vënë nën kontratë milicitë e tij me Ministrinë rue të Mbrojtjes, gjë që në fakt përfaqëson një formë nënshtrimi ndaj forcave të armatosura dhe të cilën Prigozhin e pati refuzuar, duke çuar në vendimin përfundimtar për të ngritur krye. Në raste të shumta komandanti i milicëve çeçenë ka treguar se ka qenë shumë më tepër në përputhje me vendimet e Shtabit të Përgjithshëm rus, deri në atë pikë sa të thoshte se ishte i gatshëm të dislokonte forcat e tij në mbrojtje të zonave të braktisura nga Wagner.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Grushti i shtetit të Wagner dhe lufta e gjeneralëve: kush po lufton në Rusi
Next Article Prigozhin ndal revoltën dhe Moska e “fal”: çfarë nuk shkon në tentativën për grusht shtet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?