Kryeministri Edi Rama njoftoi mes zhegut të së dielës, pak para nisjes së pushimeve, ndryshime në qeveri dhe emërimin si kryetare Kuvendi të ministres aktuale të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiorpali.
Ndryshimet i rikujtojmë si mëposhtë:
Zëvendësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla (e dorëhequr sic deklaroi për arsye shëndetësore), me Elisa Spiropalin.
Në vend të saj, emëron Taulant Ballën, të cilin e largoi pas një viti si ministër i Brendshëm. Në vend të Ballës surprizon me një emër jo të njohur politik, Ervin Hoxha.
Ndryshime do të ketë dhe në ministrinë e Financave, ku Ervin Mete do të zëvendësohet nga Petrit Malaj, drejtori aktual i Agjencisë Kombëtarë të Burimeve Natyrore (AKBN).
Niko Peleshi ikën si ministër i Mbrojtjes dhe në vend të tij vjen Pirri Vengu. Peleshi do të marrë kryesimin e grupit parlamentar socialist, i mbajtur nga deputeti Blendi Çuçi , i cili do të emërohej nënkryetar i Kuvendit.
Por si i kanë lexuar analistët këto ndryshime të papritura?
Mediu: Askush nuk e di, PS të bëjë transparencë
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se Partia Socialiste duhet të bëjë transparencë në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e saj, ditën e dielë. Për të askush nuk e di pse u largua Taulant Balla si ministër i Brendshëm.
“Ishte një shfaqje e ngjashme me ato të Koresë së Veriut, ku Liderin Suprem të gjithë e duartrokasin dhe të gjithë i buzëqeshin, pavarësisht se si ndihen. Duket që Shqipëria nuk është më as republikë kryeministrore, por republikë e një njeriu që bën lëvizje sipas dëshirave të veta.
“Deri tani kemi mbetur në kuadrin e thashethemeve. Qeverisja e ka të detyrueshme transparencën, në raport me parlamentin dhe me qytetarët.
Kudo që janë janë nga dëshira e kryeministrti dhe cdo gjë vendoset nga një njeri. Lëvizja e një ministri të Mbrojtjes është e lidhur me sigurinë kombëtare. Është një teatër absurd për të krijuar një perceptim sa për të ndryshuar dicka në thelb në qeverisjen e vendit”, tha Mediu në A2 CNN.
Fevziu: Fushata e Ramës ka nisur, do mbështetet me emra të rinj
“Zëvendësimi i dy figurave të rëndësishme politike të PS me figura të reja të cilat nuk kanë ngarkesë politike të drejtëpërdrejtë partiake. Do të jetë Rama ai që do japë një shpjegim pse i ka bërë këto ndryshime, por dicka duket qartë : ai po mundohet të zëvendësojë figurat e rëndqësishme politike me që nuk e kanë ngarkesën politike, me figura teknike dhe jo me një backgriund politk.
Duket se Rama ka nisur një fushatë elektorale dhe fushata e tij do të jetë e mbështetur te emrat e rinj. Ky ka qenë paralajmërimi që në listat e deputetëve do të shohim me siguri edhe emra të rinj me të cilën po tenton të bëjë betejën elektroale të 2025.
Bledi Koka: Po pastrohet qeveria nga njerëzit e Veliajt, po zëvendësohen me atë Ballukut
“Duket sikur ka ripërcaktim balancash të reja brenda qeverisë. Për mua janë shërbëtorë të Ramës. Duket se kemi ngritje të klanit të Ballukut, pasi si z Vongu, Ervin Hoxha apo ministri i Finanavce njihen si njerëz të Ballukut pra pastrohet qeveria nga njerëzit e Veliajt, sic ishte ish ministri i Finanancave, Ervin Mete”, tha Koka në Euroneës Albania
Nga ana tjetër, analisti Ben Andoni i konsideroi ndryshimet thellësisht politike, ndërsa u shpreh se kjo parti po afron gjithmonë alternativa për njerëzit teknicienë apo të rinjtë”.
Andoni tha në News 24 se duket se Edi Rama ka menduar që të kthejë në terren njerëzit që kanë vota dhe me këtë logjikë janë kryer edhe lëvizjet, duke kthyer Taulant Ballën dhe Niko Peleshin në terren.
“Mos harroni që Taulant Balla ka marrë më shumë vota në 2021, pra është njeriu i terrenit. Ai e përmbushi egon e tij për të qenë ministër i Brendshëm, tashmë bashkë me Niko Peleshin, duket se është menduar se do të jenë në terren”, tha Andoni.