GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zbulohet misteri i jetës: eliksiri i jetgjatësisë, ja si ndalohet plakja
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shkence

Zbulohet misteri i jetës: eliksiri i jetgjatësisë, ja si ndalohet plakja

By
Dardan MITROVICA
11/06/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Gjithmonë njerëzimi ka shkuar në kërkim të eliksirit të jetgjatësisë. Kulti i rinisë së përjetshme ka pas qenë festuar që nga koha e grekëve të lashtë. Letërsia dhe kinemaja kanë prodhuar kryevepra të përqendruara pikërisht tek kërkimi apo tek mundësia për të mos u plakur kurrë. Në traditën popullore, eliksiri i jetës është një ilaç në gjendje për t’i dhënë pavdekësinë kujtdo që e pi ose për të forcuar dhe zgjatur vitalitetin e një personi. Së bashku me gurin filozofik, përfaqëson në legjenda një nga objektivat parësorë të alkimistëve. Më në fund shkencëtarët mund ta kenë gjetur përbërësin sekret që i afrohet paksa eliksirit të jetgjatësisë: është taurina, substanca që ndalon plakjen.

Taurina ndalon plakjen: e thotë studimi

Taurina është një aminoacid i prodhuar nga trupi i njeriut dhe i ditur që gjendet në shumë ushqime. Një studim i botuar në revistën “Science” dhe i kryer nga Vijay Yadav, i Universitetit të Kolumbisë, me bashkëpunimin e Giorgia di Lorenzo dhe Francescopaolo Lavarone, të Institutit Telethon të Gjenetikës dhe Mjekësisë (Tigem) të Pozzuoli, ka zbuluar se substanca mund të ndihmojë goxha kundër efekteve të plakjes, duke ndihmuar në një jetë më të shëndetshme dhe më gjatë.

Duke shtuar marrjen e taurinës, prodhimi trupor i së cilës tenton të ulet ndjeshëm me kalimin e moshës, studiuesit kanë verifikuar një rritje të moshës mesatare të minjve me rreth 16% dhe një përmirësim të përgjithshëm të shëndetit. Rezultate analoge janë marrë edhe nga disa majmunë antropomorfikë Rhesus. Studimi është kryer, për momentin, vetëm tek minjtë dhe majmunët e, për të vlerësuar përfitimet reale për njerëzit që të bëhen më të rinj, ende nuk janë kryer prova klinike specifike, të cilat do të duhen vite për t’u përfunduar.

Lexo më shumë

Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj e thotë shkenca
Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza

Çfarë është taurina dhe për çfarë shërben: pse e prodhon trupi ynë

Taurina është një substancë e prodhuar nga trupi i njeriut e cila gjendet në sasi të mëdha në tru, retinë, zemër dhe trombocitet. Burimet më të mira ushqimore janë mishi dhe peshku. Në treg ka shumë integratorë me bazë taurinën, të disponueshëm në treg për shkak të përfitimeve që do thuhet se do të vinin nga konsumimi i kësaj substance.

Taurina përmirësonka pra performancën fizike dhe mendore, rrit energjinë dhe qëndrueshmërinë e muskujve. Falë vetive të saj antioksiduese, për më pas, të mbrojë qelizë të trupit nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ. Në praktikë, kjo substancë luan një rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut dhe ndoshta është pikërisht ai, “eliksiri i jetgjatësisë” i aq kërkuar nga alkimistët dhe shkencëtarët e të gjitha moshave.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Forever Young: 101 milionë dollarë për kë arrin ta rikthejë plakjen pas
Truri i njeriut nuk i pranon mendimet për vdekjen (e thotë shkenca)
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Mesazhet e ëndrrave
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pabarazitë e mëdha në Shqipërinë e vogël
Next Article Katastrofa bërthamore është fare afër: profecia rrëqethëse e Baba Vanga, “Nostradamusit të Ballkanit”, për 2023
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?