GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Zbulimi i paprecedentë historik: Rishfaqet “Qyteti më antik i perlave”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Zbulimi i paprecedentë historik: Rishfaqet “Qyteti më antik i perlave”

By
Dardan MITROVICA
29/03/2023
6 Min Read
Share
SHARE

Shtëpi luksoze, qeramika të çmuara dhe vegla moderne: zbulimi i “qytetit të perlave” në Gjirin Persik është i pabesueshëm

Umm Al-Quwain, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i emiratit me të njëjtin emër në Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte protagonist i një zbulimi historik të paprecedentë. Zbulim që ndodhi në një mënyrë krejtësisht të papritur, teksa arkeologët nga Departamenti lokal i Turizmit dhe Arkeologjisë po gërmonin në kërkim të provave të ekzistencës së një fshati ngjitur me një manastir të lashtë. Por, me habi të madhe, ata u gjendën papritmas para një dëshmie të panjohur deri më sot: mbetjet e “qytetit të perlave” më i vjetri i të gjitha kohërave i zbuluar deri më sot.

Contents
Shtëpi luksoze, qeramika të çmuara dhe vegla moderne: zbulimi i “qytetit të perlave” në Gjirin Persik është i pabesueshëmZbulohet ‘qyteti më i vjetër i perlave’Një vendbanim i pasur i paparë deri më sotLulëzimi i tregtisë së perlave në Gjirin Persik

Zbulohet ‘qyteti më i vjetër i perlave’

Njoftimi për zbulimin erdhi drejtpërdrejt nga kanalet zyrtare të Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë së Umm Al-Quwain, arkeologët e të cilit janë aktualisht të angazhuar në fushatën e tretë të gërmimeve në ishullin Al-Siniyah, një nga vendet historikisht më të rëndësishme të Gjiri Persik që ka lulëzuar midis fundit të shekullit VI dhe mesit të shekullit të VIII pas Krishtit.

Pas zbulimit të një manastiri të lashtë të krishterë vitin e kaluar, ekipi i ekspertëve u vu në punë për të zbuluar prova të një vendbanimi të mundshëm, por ata nuk do ta kishin imagjinuar kurrë se i tyre do të ishte një zbulim i paprecedentë: ajo që kanë gjetur është “qyteti më i vjetër i perlave”. në të gjithë Gjirin Persik, që daton 1.300 vjet më parë.

Prania e vendbanimeve të tilla nuk ishte një sekret. Janë të shumta burimet historike që flisnin për të, duke e përshkruar në detaje strukturën, organizimin dhe tregtinë e tij, e megjithatë arkeologët për shekuj kanë qenë në gjendje vetëm ta imagjinonin. Sot, falë zbulimit në Umm Al-Quwain, janë në gjendje të shohin një të tillë me sytë e tyre, duke e studiuar dhe analizuar në detaje.

Një vendbanim i pasur i paparë deri më sot

“Fillimisht menduam se ishte një fshat për t’u shërbyer murgjve – ka afirmuar profesori Tim Power i Universitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ishte pjesë e ekipit të cilit i dedikohet zbulimi -, por ishte qartësisht shumë më tepër”. Duke gërmuar më thellë, arkeologët gjetën shtëpi luksoze me oborre të mëdha, të ndërtuara me gurë të ardhur me shumë mundësi nga plazhet lokale dhe trungje palmash të mbledhura nga brenda. Shtëpi që, natyrisht, nuk mund të kishin qenë kurrë pronë e peshkatarëve të thjeshtë.

Por, megjithatë, prova përfundimtare ishte një tjetër. Në zonën përreth këtyre shtëpive të mëdha, arkeologët kanë gjetur mjete shumë specifike (të tilla si bilanca nënujore) dhe zona gjigante të mbuluara me guaska goca deti. Në atë moment nuk pati më asnjë dyshim se bëhej fjalë për “qytetin e perlave”, simbolin e një prej periudhave më të lulëzuara të Gjirit Persik e në veçanti të Emirateve të Bashkuara Arabe të sotme, ku tregtia e këtyre gurëve të çmuar ishte baza e ekonomisë lokale.

“Ky është një zbulim me rëndësi të madhe për historinë e Umm Al-Quwain, të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Gjirit Arabik – ka deklaruar Sheikh Majid bin Saud bin Rashid Al Mualla, president i Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë së Umm Al-Quwain-. Perla ka qenë një pjesë thelbësore e jetesës dhe një komponent kyç i trashëgimisë për më shumë se 7000 vjet. Gjithashtu, në varret neolitike të Umm Al-Quwain perlat janë gjetur që konfirmojnë prodhimin e saj”.

Lulëzimi i tregtisë së perlave në Gjirin Persik

Analiza e radiokarbonit ka bërë të mundur që vendi të datohet midis fundit të shekullit VI e fillimit të shekullit të VII, deri në mesin e shekullit VIII pas Krishtit, shumë përpara mbërritjes së Islamit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gërmimet kanë nxjerrë në dritë dëshminë e parë të vërtetë të lulëzimit të tregtisë që i ka bërë të mundur shumë qyteteve të Gjirit Persik të pasurohen, duke shfrytëzuar atë që ujërat e ngrohta dhe të cekëta i rikthenin njeriut: disa nga perlat më të çmuara nga e gjithë bota. Në “qytetin e perlave” të stërmadh të zbuluar së fundmi (pothuajse sa 12 fusha futbolli) u gjetën edhe qeramika tw ndryshme, dëshmi e qartë e kontakteve të drejtpërdrejta me vende të largëta, si India.

Aktualisht arkeologët nuk mund të shpjegojnë se si mund të jetë zhdukur një “metropol” i tillë ante litteram. Hipoteza më e akredituar është se është braktisur në mesin e shekullit VIII pas Krishtit, ndoshta për shkak të tensioneve të brendshme, por hulumtimi është vetëm në fillim.

Përgatiti Dardan Mitrovica 

Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Vendi i mrekullive, këtu është 27 gradë gjatë gjithë vitit dhe benzina kushton 50 cent/litër
Të jetosh në luks me më pak se 1000 euro në muaj: destinacionet perfekte në Evropë
10 fshatrat më të bukur në botë: ngjajnë si të dalë nga një përrallë
Vendet më të rrezikshme në botë, cilat janë?
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat
Next Article Makina e parë hibride me më shumë se 1000 kuaj fuqi: e jashtëzakonshme
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?