GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Yje që kanë jetuar mbi 100 vjet
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kinema/TV

Yje që kanë jetuar mbi 100 vjet

By
GazetaTjeter
23/07/2023
6 Min Read
Share
SHARE

Po pra, nuk është “normale” të shkosh 100 vjeç, madje edhe t’i kalosh ato, prandaj kemi vendosur t’u bëjmë homazhe këtyre burrave dhe grave që kanë jetuar më shumë se një shekull.

1) Kirk Douglas (1916-2020)

Aktori, fitues i çmimit Oscar nuk ka ngurruar të tregojë për Esquire sekretin e tij: “Mosha është në mendje”. Vdiq në moshën 103-vjeçare.

Gloria Stuart (1910-2010)

Ishte 87 vjeç kur, më 1998, u bë gruaja më e vjetër e nominuar për një Oscar në kategorinë për Aktoren më të Mirë jo protagoniste. Të kujtohet ajo? Po, është Roza, në versionin e të moshuarës tek ‘Titanik’.

Bob Hope (1903-2003)

Komediani vdiq dy muaj para ditëlindjes së tij të 100-të, të cilën e arriti, ka thënë për Men’s Health, duke “ecur dy milje çdo natë, pavarësisht se ku ishte”, pikërisht ashtu siç ka pas bërë edhe babai i tij.

Dolores Hope (1909-2011)

Aktorja dhe këngëtarja ka arritur moshën e 102 vjetëve, prej të cilave 69 e martuar me Bob Hope. Është pikërisht ky lloj çifti që i jep kuptim shprehjes “derisa vdekje të na ndajë”. Dashuri e përjetshme.

George Burns (1896-1996)

Ai u nda nga jeta në moshën 100 vjeç e një muaj, duke pranuar se karriera e tij si aktor ka qenë “burimi i rinisë”. Ka rrëfyer për New York Times se “kur ke 100 vjeç, është mirë të jesh kudo”.

Ellen Albertini Dow (1913-2015)

Nëse e keni parë ‘The Wedding Singer’, 1998, filmin e Adam Sandler, do të kujtoni gjyshen që repoi në dasmën e saj. Mirë pra, pas atij filmi, ka jetuar edhe 17 vjet të tjera dhe është shfaqur edhe në seriale si ‘New Girl’, ‘Hannah Montana’, ‘Shameless’ apo ‘Will & Grace’.

David Rockefeller (1915-2017)

Ka gjë më të mirë se të jesh milioner? Po, të jetosh më shumë se 100 vjet për ta shijuar atë fat. Ashtu si David Rockefeller, 101 vjet prosperitet ekonomik.

Connie Sawyer (1915-2018)

Ka punuar si aktore deri në moshën 99-vjeçare me një mori suksesesh të jashtëzakonshme mbi krahë: ‘The Office’, ‘Will & Grace’, ‘Starsky and Hutch’ apo ‘The Jackie Gleason Show’.

Norman Lloyd (1914-2021)

Jetoi deri në 106 vjeç, nga të cilët 90 si aktor, dhe kur Baby Boomster e pyeti për sekretin e tij, Norman Lloyd u tall: “Ha pulë të skuqur dhe pi sangria”. Dhe përgjigja e vërtetë që erdhi disa sekonda pas të qeshurave: “Vetëm fat i mbarë”.

Olivia de Havilland (1916-2020)

Ka arritur 104 vite, të gjitha plot elegancë dhe talent, cilësi të lindura me të. I pari nga dy Oscarët e fituar si aktore ishte për ‘To Each His Own’ më 1947… më shumë se… 75 vjet më parë!

George Abbot (1887-1995)

Dramaturgu, producenti, aktori, regjisori dhe skenaristi ka jetuar 107 vjet, në të cilat fitoi disa çmime verbuese si disa Tony ose një Pulitzer.

Diana Serra Cary (1918-2020)

E njohur si Baby Peggy, ajo ishte një yll i suksesshëm që në moshën dy vjeçare, për të cilën u mbiquajt ‘The Million Dollar Baby’, “Fëmija Milion Dollarë”, për shkak të pagës së saj vjetore prej 1.5 milionë dollarësh. Dhjetë vjet më vonë, familja e saj humbi gjithçka dhe kur u rrit punoi fort në mbrojtje të fëmijëve aktorë.

Bruce Bennett (1906-2007)

U shndërrua nga një medalist olimpik noti në një yll të Hollivudit me “The New Adventures of Tarzan”, më 1935. jetoi nga afër epokën e Big Hollywood-it, duke punuar me Lauren Bacall, Humphrey Bogart dhe Joan Crawford.

Louise Currie (1913-2013)

Ishte Captain Marvel shumë kohë përpara Brie Larson. Në fakt, ‘Adventures of Captain Marvel’ të saj u xhiruan më 1941. Çuditërisht, u tërhoq nga kinemaja më 1956.

Irwin Corey (1914-2017)

I njohur si ‘The Professor’, ky gjeni në stand up veproi si një pasqyrë për talentet e tjerë si Lenny Bruce ose Johnny Carson. Stili i tij i hapur dhe idealet progresiste frymëzuan shumë humoristë që vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.

Luise Rainer (1910-2014)

Ishte aktorja e parë që fitonte një Oscar dy vjet rresht…më 1936 dhe 1937! Siç ka rrëfyer për ‘The Telegraph’,: “Nëse humb kuriozitetin, ke vdekur. Ka kaq shumë për të ditur në këtë botë dhe unë nuk di asgjë. Një jetë është një kohë shumë e shkurtër”. Dhe kur e thotë dikush që ka jetuar 104 vjet…

Betty White (1922-2021)

I duheshin edhe 17 ditë për të mbushur 100 vjeç. ‘People’ ka publikuar një kopertinë, duke celebruar njëqindvjetorin e saj, kur vdiq papritur. Për 17 ditë, nuk do lëmë jashtë kësaj liste asnjë nga mbretëreshat e Hollivudit. Ne jemi ‘Bettywhitters’.

Zsa Zsa Gabor (1917-2016)

Ashtu si Betty White, i duhej edhe një muaj e gjysmë për ditëlindjen e saj të 100-të, por duke qenë se ajo është martuar 9 herë, vendosëm t’i jepnim një avantazh për shkak të kohës së humbur duke firmosur letrat e divorceve. Një tjetër yll që meriton të jetë në listë.

Përgatiti gazetatjeter

Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Partia e re e centriste që ka ndezur politikën amerikane
Next Article Përjetë në burg: Kush është Redjan Rraja, dentisti që u bë vrasës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?