GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Xhorxh dhe Amal Kluni në krizë: gati divorci 500 milion dollarësh
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Gossip

Xhorxh dhe Amal Kluni në krizë: gati divorci 500 milion dollarësh

By
GazetaTjeter
19/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Xhorxh dhe Amal Kluni qenkëshin në prag të divorcit. Por kërkesa e Megan Markle hedh dyshime

Martesa midis Xhorxh dhe Amal Kluni paska arritur në finish, pas 6 vjetësh dhe dy fëmijëve. Çifti paska gati një plan për divorcin prej 500 milion dollarësh.

Zërat rreth krizës kanë qarkulluar prej muajsh (madje dyshohet edhe për një vajzë sekrete të Kluni), por qenka përkeqësuar me izolimin prej emergjencës shëndetësore. Avokati dhe ylli i Hollivudit nuk e paska duruar dot bashkëjetesën 24 orë në 24, shtatë ditë në shtatë. Shtypi amerikan e jep të sigurtë se për Amalin dhe Xhorxhin nuk ka më asnjë shpresë për të shpëtuar martesën.

Sipas Globe Magazine, Xhorxhi nuk e duron dot më gruan e tij e cila, nga ana tjetër, është bërë gjithnjë e më shumë “mbytëse dhe e mërzitshme”, për të mos thënë “tiranike”. Kluni ndjehet i “tiranizuar” nga Amal që pretendon ta urdhërojë për gjithçka.

Lexo më shumë

Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90

Prandaj vendimi për t’u ndajrë me një divorc prej 500 milion dollarësh. Gjithnjë sipas Globe, Amal dhe Xhorxh po debatojnë për kujdestarinë e binjakëve, Ela dhe Aleksandër, të cilët janë dy vjeç.

Sidoqoftë, në janar vështirësitë e çiftit ishin tashmë në gojët e të gjithëve, aq sa pozicioni i Amal krahasohej me atë të Megan Markle, me të cilën ajo është një shoqe e ngushtë. Zonja Kluni ishte në krizë ashtu si ish-aktorja e cila dukej se ishte gati të ndahej me Herrin edhe pa miratimin e Mbretëreshës. Më pas Sussex-ët, në vend që të ndaheshin preferuan t’i thonin lamtumirë Familjes Mbretërore.

Megan dhe Herri u transferuan në Hollivud, ku ata rifilluan të takojnë Klunin dhe gruan e tij. Në fakt, Lady Markle i paska kërkuar Xhorxhit kohët e fundit ta vinte në kontakt me Brad Pitt-in me të cilin do të dëshironte të bënte një film.

Por, pikërisht kërkesa e Meganit, që me siguri nuk do të kishte përfituar nga miku i saj po të mos ishte vërtetë një moment kaq delikat, dhe disa intervista më të fundit nga Kluni ku ai kishte vetëm fjalë lavdërimi për gruan e tij, ngjallin dyshime dhe sugjerojnë që kriza si çift nuk është në të vërtetë përfundimtare. Ndoshta Xhorxhi është ankuar me dikë për “prepotencën” e Amalit dhe kaq ka mjaftuar që të ulëritet për herëtn e rradhës për divorc. Është e qartë që ata që shqetësohen drejtpërdrejt heshtin.

80 vitet e Al Paçinos: një mijë fytyrat e një aktori-legjendë
Nga Fidel Castro te Mick Jagger e George Clooney, nga Jack Nicholson te Charlie Sheen: Kush janë të famshmit që kanë pasur më shumë dashnore e dashnorë në shtrat
Selena Gomez, njofton largimin nga rrjetet sociale, shkak lufta në Izrael
Yjet që kanë konvertuar fenë
Yje që kanë jetuar mbi 100 vjet
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article SHBA, gjashtë hapat false të Trampit që nga fillimi i pandemisë
Next Article Detyrat e shtëpisë së pushimeve: Ushtrime të shpejta për matematikën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?