GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Windows 10, “STOP” përditësimeve jo të rëndësishme
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Windows 10, “STOP” përditësimeve jo të rëndësishme

By
GazetaTjeter
01/04/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Windows 10 bllokon përditësimet opsionale deri në maj për shkak të epidemisë Covid-19. Ja çfarë ndryshon për përdoruesit

Koronavirusi ndalon përditësimet e Windows 10 dhe Windows Server: për shkak të përhapjes edhe në Shtetet e Bashkuara të pandemisë Covid-19, Microsoft ka vendosur se nuk do të lëshojë ndonjë update tjetër deri në një datë që do të përcaktohet më vonë, të opsioneve kumulative që do të përcaktohen duke filluar nga maji. Bëhet fjalë për update jo të sigurisë.

I fundmi prej këtyre përditësimeve do të jetë pra ai që Microsoft do të lëshojë në fund të prillit, më pas dy sistemet operative do të marrin vetëm përditësime sigurie për t’i mbajtur PC të sigurt nga çdo kërcënim i ri nga viruset ose hakerat. Microsofti normalisht lëshon “features update” çdo javë, duke bërë kujdes që ato të mos i mbivendosen përditësimeve të destinuara për përdoruesit finalë apo për administratorët e sistemit dhe menaxherët IT të kompanive. Një makinë që, deri më sot, nuk kishte ndalur kurrë por që, qysh nga maji, do të ndalet për një numër ende të paparashikueshëm javësh.

Mesazhi i Microsoft-it

Microsoft shpjegon në faqen e tij të internetit arsyen e këtij vendimi: “Ne kemi vlerësuar situatën e shëndetit publik dhe e kuptojmë se kjo po prek klientët tanë. Në përgjigje të këtyre sfidave, jemi duke i dhënë përparësi përditësimeve të sigurisë. Duke filluar nga maji i vitit 2020, ne do të ndërpresim të gjitha updatet që nuk kanë të bëjnë me sigurinë opsionale (update C dhe D) për të gjitha versionet që mbështesim për klientë dhe server të Windows (Windows 10, versioni 1909 dhe Windows Server 2008 SP2). Nuk iu është bërë asnjë ndryshim përditësimeve mujore të sigurisë”. Përditësimet C dhe D janë ato që nuk kanë të bëjnë me sigurinë por korrigjimin e bug-eve të vogla dhe të mëdha të funksionaliteteve të Windows 10. Këto përditësime zakonisht lëshohen në javën e tretë dhe të katërt të muajit, ndërsa përditësimet e sigurisë janë në dy të parat.

Ndalojnë edhe Edge dhe Chrome

Një vendim i ngjashëm Microsoft ka marrë edhe për përditësimet në browserin e tij Edge, i cili për pak kohë nuk do të marrë përditësime opsionale. E njëjta masë u njoftua nga Google në 18 Mars, në lidhje edhe për përditësimet opsionale të Chrome dhe Chrome OS: “Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë që Chrome të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm, i sigurt dhe i besueshëm për këdo që ka nevojë ta përdorë atë. Ne do të vazhdojmë t’i japim prioritet të gjitha përditësimeve që lidhen me sigurinë, të cilat do të përfshihen në Chrome 80”.

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë
Alarmi i telefonatave mashtruese: mënyrat më të sigurta për të dalluar thirrjet e rrezikshme dhe për të mbrojtur veten nga spam-i telefonik
Si të krijosh një fjalëkalim perfekt për pajisjet e tua? Ja truket për të mos e harruar
Si të rrisësh ndjekësit në Instagram – Strategjia reale dhe falas për vitin 2025
Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pse shumë aeroplanë janë me ngjyrë të bardhë? E ka një shpjegimi shkencor (dhe jo vetëm)
Next Article Nuk janë ekologjike dhe marrin flakë: fake news për makinat elektrike

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?