INDEKSI I DOSSIERIT
1) Wagner dhe contractors-ët e tjerë: galaktika e mercenarëve rusë
2) Të gjitha fushatat e Grupit Wagner në Ukrainë
3) Operacionet e Grupit Wagner në Afrikë: ku po lëviz dhe cilat janë objektivat reale
4) Si stërviten dhe çfarë bëjnë milicët e Grupit Wagner
5) Jo vetëm Wagner: cilët janë mercenarët e Uraleve që sfidojnë Grupin Wagner
Lufta në Ukrainë ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë protagonistë. Mes tyre, thelbësor është roli i grupit Wagner, kompania kryesore e mercenarëve rusë e udhëhequr të cilës para disa muajve iu vra lideri i saj Yevgeny Prigozhin. Sistemi i ideuar nga i ashtuquajturi “kuzhinieri i Putinit” pati krijuar një makineri ushtarake dhe ekonomike me përmasa të jashtëzakonshme. Që i kishte shtrirë tentakulat e saj nëpër rajonet kryesore të botës dje por që mesa duket qëndron fuqishëm edhe sot. Ai kombinon përvojën e pjestarëve të saj, brutalitetin, metodat e dhunshme dhe aftësinë për të shfrytëzuar politikën e jashtme të Moskës, duke u shndërruar në një perandori të vërtetë private me interesa të rrënjosura në cepa të ndryshme të botës (një nga hulumtimet më të rëndësishme për këtë rrjetin e kësaj organizate është kryer nga Center for Strategic and International Studies). Sidoqoftë, nëse kronika e përditshmërisë sonë na shpien të flasim për contractor-sët rusë duke iu referuar përgjithësisht vetëm grupit Wagner, kjo nuk do të thotë së Wagner përfaqësojnë të vetmen dhe të parën kompani private që i ofron Kremlinit dhe degëve të tij “shërbime sigurie” në mbarë botën.
Rusia dhe legjionet e saj
Që përpara por dhe paralelisht me kompaninë e tashmë të ndjerit Prigozhin, në fakt, është thurrur një rrjet i dendur kompanish contractor-se, të cilat sot përbëjnë legjione të vërteta të huaja jo më vetëm plotësisht në duart e Putinit, por edhe që janë në gjendje për të sfiduar pushtetin politik deri në transformimin e një thike më të dhunshme, por me dy tehe, në duart e Federatës Ruse.
Për të kuptuar zonën e çuditshme gri në të cilën veprojnë këto grupe mercenarësh, duhet thënë se sistemi ligjor i Moskës nuk e lejon krijimin e këtyre “ushtrive private”, prandaj, pak a shumë të gjitha, ekzistojnë në shkelje të ligjit rus. Putini është përpjekur për një kohë të gjatë të normalizojë këtë “profesion”, veçanërisht pas përdorimit të contractors-ëve në Siri e, më pas, në Ukrainën lindore. Sidoqoftë, si për të shmangur problemet me forcat e armatosura ashtu dhe ndoshta për të ruajtur të pandryshuar status quo-në e disa subjekteve paraushtarake, ka preferuar të heqë dorë nga kjo reformë. Dhe në fakt, duhet thënë se është pikërisht kjo zonë gri që është edhe forca e këtyre kompanive, të cilat mund të shfrytëzohen nga Moska falë pamundësisë formale për t’i lidhur drejtpërdrejt me Kremlinin.
Si lëvizin mercenarët rusë
Këta mercenarë veprojnë si individë privatë, duke ofruar zyrtarisht shërbime sigurie për subjektet private apo para-private, por në të njëjtën kohë, ata ndjekin hap pas hapi edhe axhendën ndërkombëtare ruse, duke formësuar efektivisht një çift të pandashëm me Moskën. Kështu, veçanërisht në dekadën e fundit, këto kompani sigurie janë shndërruar në mjete të përsosura për të zgjeruar zonat e ndikimit rus, për të përforcuar strategjitë e jashtme të Kremlinit, por, njëkohësisht – siç shpjegon Carnegie Endowment for International Peace – duke e shmangur Putinin dhe administratën e tij nga çdo lloj përgjegjësie ligjore.
Thënë kjo, është po aq e rëndësishme të ritheksohet se, megjithëse Wagner është qartësisht aktualisht në qendër të operacioneve në Ukrainë dhe Afrikë, por edhe për personalitetin e e ish liderit të saj Prigozhin, ajo nuk është kompania e vetme e mercenarëve rusë që substancialisht vepron si ushtria private e Kremlinit. Vitet e fundit, në fakt, analiza të kujdesshme, veçanërisht të zonat atlantike dhe hetime edhe nga Evropa Lindore, kanë sinjalizuar praninë e grupeve të ndryshme të cilat me kalimin e kohës janë forcuar, tretur apo zhdukur periodikisht. E nëse këto janë përvoja të kaluara, tani kanë filluar të shfaqen edhe emra të rinj, të kompanive që dikur dërgoheshin kryesisht në Ukrainë dhe që shfrytëzojnë ekonomikisht nevojat për të vazhduar pushtimin.
Galaktika e contractors-ëve rusë
Duke bërë një hap pas, në kohën kur u themelua Wagner (baballarët e të cilëve ishin Utkin dhe Prigozhin), në Rusi filluan të qarkullojnë kompani, gjurmët e të cilave kanë humbur me kalimin e kohës, apo, që në çdo rast, kanë pasur fate të ndryshme. Njëra prej tyre është Enot, e themeluar nga Igor Mangushev, me simbol rakunin. E themeluar më 2011, ajo filloi të bashkojë milicitë në Donbass dhe më pas të luftojë, siç shpjegojnë disa hetime, në Ukrainë, Nagorno Karabakh dhe Siri.
Një tjetër grup është ai i kompanisë Vega (ose Vegacy), e cila ofron mbrojtje dhe siguri në nivel detar dhe tokësor e që, sipas disa zërave, ka stërvitur në Siri, Syrian Tiger Forces apo edhe milicinë Liwa al-Quds, një brigadë ushtarake palestineze. Këtyre grupeve i shtohet edhe milicia Patriot, e cila për një kohë të gjatë ka konkurruar edhe me Wagnerin duke angazhuar njerëzit e saj në Ukrainë (përfshirë edhe në luftën aktuale), në Siri dhe Republikën e Afrikës Qendrore, me disa analistë që besojnë se kanë vepruar edhe në Jemen.
Një tjetër kompani e cila ka pasur veçanërisht në të kaluarën një rol shumë të rëndësishëm në hierarkitë e forcave private ruse është Moran Group. Duke vepruar që nga viti 2000, grupi, siç konfirmohet edhe në faqen e tij në internet, ofron shërbime sigurie, trajnimi dhe transporti në zona të ndryshme të botës, ndër të cilat veçohet edhe Iraku, si dhe vendet ku prezenca ruse ka qenë dhe vazhdon të jetë qendrore. E lidhur me të ka qenë edhe kompania e quajtur Slavonic Corps, që vepronte kryesisht në Siri dhe u shpërbë për shkak të humbjeve të pësuara, por edhe për shkak të operacioneve të kryera nga shërbimet ruse të FSB-së, të cilat arrestuan komandantët dhe shumë anëtarë të saj pas kthimit të tyre nga Lindja e Mesme.
Efekti mbi mercenarët e luftës në Ukrainë
Këtyre grupeve u shtohen më pas edhe ato që kanë lindur me zhvillimet e luftës në Ukrainë, një konflikt i cili jo vetëm ka forcuar praninë dhe rëndësinë e contractors-ëve në rradhët ruse, por që për dhunën dhe mundësinë e fitimit që ofron po tërheq të tjerë mercenarë nga cepa të ndryshme të Federatës Ruse. Njëra prej të cilave është Convoy, e themeluar, sipas hetimeve fillestare, me iniciativën e Sergej Aksenov, kreut të Krimesë së pushtuar dhe është nën komandën e një farë “Mazai”, i cili, sipas faqes investigative iStories.media, është emri i koduar i Konstantin Pikalov-it, krahut të djathtë të Prigozhin-it në Afrikë.
Po kështu, gjatë kësaj periudhe është shfaqur edhe një grup i ri contractors, i quajtur Batalioni i Uraleve, që do të ishte krijesë e perandorisë së bakrit me në krye Igor Altushkin-in. Dhe këto lajme do të shkonin paralelisht me një raport të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar që thoshte se “lidershipi ushtarak rus ka të ngjarë të dëshirojë një kompani private ushtarake zëvendësuese mbi të cilën të ketë një kontroll më të madh”. Në zëvendësimin e Wagnerit, natyrisht, që për shkak të peshës politike, imazhit dhe qëndrimit të ashpër të Prigozhinit, u bë problem jo vetëm për aparatin ushtarak rus – jo shumë i kënaqur me faktin që një individ privat dhe contractors-ët të thonë se fitojnë betejat dhe të diktojnë politikat – por edhe për Putinin.
Përgatiti për gazetatjeter.net: Dardan MITROVICA