GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Volkswagen, motorët e rinj diesel: me lëndë djegëse sintetike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Makina

Volkswagen, motorët e rinj diesel: me lëndë djegëse sintetike

By
GazetaTjeter
18/12/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Kompania gjermane do të vazhdojë të fokusohet te motorët diesel. Volkswagen është aktiv në tranzicionin elektrik, por do të vazhdojë edhe zhvillimin e motorëve diesel me karburante të gjeneratës së re

Volkswagen është një nga Shtëpitë automobilistike më aktive në tregun ndërkombëtar që, në vitet e ardhshme, synon të reduktojë emetimet nga automjetet e tij dhe të impenjohet për atë që përkufizojmë tranzicioni elektrik, duke parë edhe objektivat e reja të Bashkimit Evropian.

Për këto kemi folur edhe në oarë, ka shumë dyshime dhe në fakt autoindustria po jep alarmin për ndalimin e makinave me naftë dhe benzinë. Megjithatë, Volkswagen synon të reduktojë emetimet ndotëse nga makinat e tij në Evropë, duke arritur të paktën -40% deri më 2030. Kompania dëshiron të fokusohet në zhvillimin e lëvizshmërisë elektrike, por jo vetëm.

Në fakt, ajo nuk synon vetëm të prodhojë makina me motorë me zero emetim, por po zhvillon edhe kërkime të rëndësishme në lidhje me motorët endotermikë me djegie sintetike. Që nga vera e kaluar, e gjithë gama e makinave Volkswagen që monton 4 cilindrat diesel TDI është miratuar për përdorimin e naftës parafinike sipas standardit evropian EN 15940, që është direktiva e cila rregullon përdorimin e bikomponentëve në përzierjen e karburantit.

Prodhuesi i makinave Volkswagen po mbështet me zë të lartë karburantet e gjeneratës së fundit, krenohet me përdorimin e E-diesel si një zgjidhje alternative për lëvizjen elektrike për t’ia arritur reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit nga 70 deri në 95% në krahasim me naftën tradicionale që përdoret sot për makinat tona. Sipas kompanisë, është një tjetër pikë e rëndësishme për t’u përqëndruar, sepse përdorimi i një flote automjetesh të përbëra nga makina elektrike dhe makina me motorë standardë, por të fuqizuar nga lloje të reja të karburanteve të gjeneratës së fundit, lejon një ulje të ndjeshme të emetimeve të gazeve ndotëse.

Të gjitha këto aktivitete janë pjesë e planit industrial Accelerate të Volkswagen; Strategjitë e reja të Shtëpisë automobilistike gjermane parashikojnë në arritjen e mbi 70% të makinave elektrike të shitura në Evropë. Duke bërë një fokus të fundit mbi karburantet sintetike, sipas Volkswagen, pjesa e përdorimit të HVO (Hydrotreated Vegetable Oil), biokarburanti 100%  me bazë bimore që tani i disponueshëm në treg, mund të rritet gjithashtu me 20 deri në 30% për transportin rrugor në 10 vitet e ardhshme. Jo vetëm kaq, do të futeshin më pas edhe E-Fuel si një formë alternative e karburantit për makinat, të gjitha të konsideruara si C02 neutrale dhe të prodhuara falë burimeve të rinovueshme të karburantit.

Cila është makina më e shpejtë në botë (aktualisht) dhe sa kushton?
Makinat me naftë: cilat janë modelet me konsumin më të ulët
Automjetet me benzinë: ja kush janë modelet 2025 që konsumojnë më pak në absolut
Makinat më të shpejta në botë: top 10-shja e pabesueshme
Ferrari që kushton “vetëm” 14 mijë euro
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand MAHO – 18 dhjetori, shkëndija e revoltës!
Next Article James Webb, ja si mund të ndryshojë gjithçka që dimë për Universin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?