GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Vepra shkencore që iu vodh Sabiha Kasimatit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

Vepra shkencore që iu vodh Sabiha Kasimatit

By
GazetaTjeter
11/12/2019
4 Min Read
Share
SHARE

Si u botua në vitin 1958 vepra e shkencëtares së njohur/ Studimi që i vodhën Sabiha Kasimatit

Kastriot Dervishi

Një prej anëve më të padukshme të komunizmit, ose një prej vjedhjeve më të padukshme të tij është vjedhja e pasurisë intelektuale. Kjo pasuri është shumë e vështirë të identifikohet sepse hajdutët dhe kriminelët pas vrasjes, zhduknin çdo gjurmë të krimit të tyre.

Sabiha Kasimati, punonjëse e Institutit të Shkencave, kjo shkencëtare e rrallë edhe për vendet e pasura, e jo më për një vend si Shqipëria, u vra nga regjimi i injorantëve më 26.2.1951, me rastin e incidentit të dinamitit në legatën sovjetike, bashkë me 21 persona të tjerë. Vepra e saj shkencore, menjëherë u vodh.

Lexo më shumë

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje

Në vitin 1958 Georgji Dimitriveç Poljakov (me tre ndihmës shqiptarë, administratorë të dokumenteve që gjetën) botoi librin “Peshqit e Shqipërisë”. Kjo vepër studimore e rrallë nuk ishte tjetër veçse puna shkencore disavjeçare e Sabiha Kasimatit. Botimi i parë i Universitetit të Tiranës u shtyp në 1535 ekzemplarë. Në parathënien e këtij libri thuhej:

“Kjo vepër mbi peshqit e Shqipërisë është fryti i punës shkencore të Sektorit të Ihtiologjisë të Institutit të Shkencave. Ky sektor, i cili filloi veprimtarinë e tij aty nga fundi i vitit 1951, u ngrit me qëllim që të kërkojë mënyrat dhe metodat më të mira të shfrytëzimit e të restaurimit të faunën ihtike të ujërave të ëmbla e të kripura, për t’i shërbyer ekonomisë së peshkut në Shqipëri”.

Në këtë studim përshihen 99 familje me 267 specie nga të cilat 30 i përkasin ujërave të ëmbla, trajtohet koha dhe vendi i prodhimit, ritmi i rritjes dhe zhvillimi, migracioni, mjetet e metodat e shfrytëzimit, përhapja gjeografike, etj.

Sipas shpjegimeve në libër bëhet e ditur se ihtilohu Georgji Dimitriveç Poljakov ka ardhur në Shqipëri fill pas vrasjes së shkencëtares Sabiha Kasimati në fund të vitin 1951, duke qëndruar deri në mes të vitit 1953. Ai u dërgua nga Bashkimi Sovjetik “për të ndihmuar” punonjësit e Sektorit të Ihtiologjisë së Institutit të Shkencave “në punën e vështirë të kërkimeve shkencore”. Sipas librit profesori sovjetik “mundi brenda një kohe të shkurtër t’i vërë sektorit të Ihtiologjisë baza të shëndosha organizative, të drejtojë me kompetencë të gjitha punimet shkencore dhe të vlerësojë si duhet problemet kyçe që preokuponin për sa i përket lidhjes së shkencës me praktikën”. Po ashtu thuhet se Poljakovi i vuri “detyre vetes” të mbarojë të parën vepër të plotë për faunën ihtike të vendit tonë, detyrë të cilën “e kreu me sukses”.

Siç edhe shihet, koha prej një viti e gjysmë është krejt e pamjaftueshme për realizimin e një vepre të tillë. Autori sovjetik është tradhtuar në këtë mënyrë vetëm nga ky fat. Plagjiatura që ai ka kryer, duke përdorur si maskë disa autorë shqiptarë është e dukshme.

Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Jul Bonati, si u masakrua nga regjimi komunist në spitalin psikiatrik kleriku dhe studiuesi i njohur
Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”
Nga Kastriot DERVISHI – Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’
Nga Luan MYFTIU – Puna e detyruar në Spaç
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Stefano Turati, fabula e portierit tetëmbëdhjetë vjeçar që mposhti Buffonin
Next Article Fjala kurajoze e Taylor Swift e zgjedhur Billboard’s Woman of the Decade
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?