GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Vendet më të rrezikshme në botë, cilat janë?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Vendet më të rrezikshme në botë, cilat janë?

By
Dardan MITROVICA
05/03/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Vendet më të rrezikshme në botë mund të renditen nëpër mënyra të ndryshme. Për shembull, mund të mësohen duke vizituar listat zyrtare, ato të Ministrive të linjës. Ose mund të shkohet dhe të shihet se ku, sipas ekspertëve, nuk është ide e mirë të udhëtosh vetëm. Të gjithë mund të zgjedhin burimin e tyre të preferuar, fakt është se rezultati do të jetë gjithmonë pak a shumë i ngjashëm. Mbi të gjitha, sepse vendet që do të ishte më mirë të mos i vizitosh, apo t’u kushtosh vëmendje të veçantë, janë pak a shumë gjithmonë të njëjta. Krahasuar me vitet e mëparshme, me pak fjalë, ka fare pak ndryshime. Dhe kanë të bëjnë me luftëra, konflikte të brendshme, sulme terroriste dhe ngjarje të tjera më të fundit.

Por edhe midis rreziqeve të ndryshme që vijnë nga dhuna duhet bërë një përzgjedhje e kujdesshme. Sepse një gjë është një vend si Gjermania, ku kohëve të fundit ka pasur akte terroriste, tjetër gjë është Siria, një vend dikur i qëndrueshëm, por që dekadat e fundit ka qenë vazhdimisht në krye të renditjes së rrezikshmërisë. Një shembull tjetër, edhe më i ndryshëm, është Angola, apo Liberia, vende në paqe, por në të cilat ka disa zona të cilat absolutisht duhen shmangur, në favor të atyre të tjera më të sigurta.

Midis emrave që gjithmonë del në pah është Afganistani, i cili sot për sot mbetet në krye të listës për shkak të konflikteve të armatosura të vazhdueshme, si dhe aktivitetit terrorist të ISIS. Siguria e atyre që udhëtojnë është afër zeros: si për shkak të qeverijes së talebanëve dhe ligjeve të reja të saj, ashtu dhe për shkak të një territori të menaxhuar po aq nga banda të ndryshme të armatosura. E pastaj, sigurisht, janë Venezuela, Somalia, El Salvadori, Haiti, Hondurasi, veriu i Meksikës dhe disa zona të Irakut dhe Pakistanit.

Zonat në luftë, për t’u shmangur me çdo kusht

Dhe pastaj janë zonat në luftë. Që janë Libani, Siria, Izraeli, Territoret Palestineze, Irani, Rusia dhe Ukraina. Kjo listë e vendeve është e paplotë, sepse i mungojnë vendet e prekura nga luftërat civile si Sudani, por është lista e vendeve të fundit ku situata e luftës është përkeqësuar në nivele të ndryshme. Ukraina perëndimore, për shembull, është pak a shumë e sigurt, por e njejta gjë nuk mund të thuhet për atë lindore. E njejta gjë mund të thuhet për Iranin, Sirinë, Libanin (më i rrezikshëm në jug) dhe Izraelin (më i rrezikshëm në veri).

Përgatiti për gazetatjeter.net, Dardan MITROVICA

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
TAGGED:AfganistanAngolaEl SalvadorGjermaniHaitiHondurasIrakIranISISIzraelLibanLiberiaMeksikaPakistanRusiSiriSomaliaSudanTerritoret PalestinezeUkraineVenezuela
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Lali Eri dhe “Procesi” Veliaj: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!
Next Article Nga Dardan MITROVICA – Qeverisja e dështuar dhe sulmet e pacipta të sejmenëve të Edi Ramës kundër opozitës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?