Mbi 70 vjet më parë, në Nag Hammadi, Egjipt, u zbuluan disa tekste gnostike. Ky shkrim hulumton në historinë e këtyre librave të lashtë dhe polemikat rreth tyre.
A mund të jenë vërtet këta librat që mungojnë në Bibël? Le të zbresim më poshtë për ta mësuar.
Si dhe kur
Ungjijtë Gnostikë janë të përbërë nga 52 tekste të zbuluara në Egjipt më 1945. Këto tekste ishin të shkruar në papirus dhe të mbledhur në 13 libra të lashtë të quajtur kodikë. U zbuluan në dhjetor 1945 nga Muhamed ‘Ali al-Samman, një fermer arab, brenda një vazoje të groposur.
Më pas librat u shitën në mënyrë të paligjshme në Kajro. Pavarësisht kësaj qeveria egjiptiane e ka konfiskuar shumicën e librave, vetëm një kod u transportua ilegalisht jashtë Egjiptit dhe mbërriti përfundimisht në Evropë.
Ku janë tekstet tani?
Tekstet origjinale aktualisht ruhen në Muzeun Kopto të Kajro me identifikimin NHC (Nag Hammadi Codes).
Gnostikët dhe Gnosticizmi
Termi “gnostik” vjen nga fjala greke “gnosis”, që do të thotë “dije”. Gnostikët besonin se zotëronin një dituri sekrete të Zotit dhe të Hyut, nga ku rrjedh edhe emri i tyre. Ata kishin prospektiva të ndryshme mbi Jezusin dhe mësimet e tij. Fatkeqësisht, për shkak të cilësimit si heretikë nga Kisha e atëherëshme, shumë prej teksteve e tyre u zhdukën.
Gnostikët nuk ishin një fe e vetme e organizuar, përkundrazi, ato konsistonin në lëvizje të ndryshme fetare dhe filozofike që lulëzonin nga shekujt II deri në IV pas Krishtit.
Besime gnostike
Gnostikët besonin se bota materiale ishte e egër dhe ajo shpirtërore e virtytshme. Explore God, Eksploro Zotin, shpjegon se gnostikët i perceptonin qeniet njerëzore si “shpirtra të mirë të bllokuar në trupa materialë të egër”.
Gnostikët besonin në një Zot suprem, transcendent dhe të pakuptueshëm. Gjithashtu, ata besonin se një tjetër Zot, më i vogël, i njohur si Demiurgu, ishte përgjegjës për krijimin e universit, dhe jo Zoti Suprem.
Sipas Gnostikëve, Jezusi konsiderohej “Shëlbuesi” qëllimi i të cilit ishte t’i zbulonte të vërtetën njerëzimit. Ndërsa disa e shihnin Jezusin si tërësisht hyjnor dhe pa natyrë njerëzore (duke e konsideruar trupin fizik si të egër në thelb), të tjerët besonin në humanizmin e tij.
Gnostikët besonin se shpëtimi nuk bazohej në shenjtërime apo në faljen e mëkateve. Ata besonin se njerëzit duhet të marrin “gnosis”, njohurinë sekrete, për të arritur shpëtimin.
Bindja e gnostikëve ishte se duke kuptuar vetveten, mund të arrihet dija e Zotit. Një fragment nga libri “The Gnostic Bible”, “Bibla gnostike”, publikuar në gnosis.org, shpjegon se gnostikët nuk e pranonin rolin ndërmjetësues të priftërinjve, rabinëve apo të tjera figurave fetare.
Çfarë është një Ungjill?
Fjala “Ungjill” vjen nga termi grek “euaggelion”, që shpreh konceptin e “lajmit të mirë”. Të krishterët e parë e adoptuan këtë term për të komunikuar mesazhin e Jezusit dhe për t’i dhënë kuptim jetës së tij.
Ungjijtë gnostikë
Tekstet e njohura si ungjijtë e Gnosticizmit zbulojnë këndvështrimin e gnostikëve për Jezusin.Shembuj të njohur janë Thomai, Maria dhe Juda.
Ungjilli sipas Thomait (Tomasit, apo Tomës)
Opus Dei pretendon se Ungjilli i Thomait përmban 114 citime nga Jezusi, por nuk ka asnjë narracion.
Ungjilli i Marisë
Maria, në Ungjill rrëfen zbulesën e saj për ngjitjen në qiell.
Ungjilli sipas Judës
Sipas këtij teksti kontrovers, Juda ishte në të vërtetë një apostull i mirë, siç pretendon New York Times. Besohet se Ungjilli tregon që Juda e kreu tradhtinë e tij ndaj Jezusit me urdhër të vetë Jezusit.
A janë të besueshëm ungjijtë gnostikë?
Besueshmëria e këtyre teksteve është gjerësisht e diskutueshme. Në Clear Lens theksohen tre kundërargumente kryesore: datat, koherenca dhe konteksti historik.
Profesori Francis Watson i Universitetit të Durhamit shkon më tej dhe pretendon se disa shkrime janë të rreme.
Mark Goodacre, profesor i Testamentit të Ri dhe Origjinës kristiane në Duke University, ka një pikëpamje të ngjashme.
Data
Edhe pse për përmbledhjen e Biblës u deshën shumë vite, ungjijtë kanonikë qarkullonin shumë kohë përpara atyre gnostikë.
Koherenca
Duke marrë parasysh rrëfimet e shumta të Judës në tekstet kanonike nga apostujt e tjerë, është e natyrshme që interpretimi gnostik i Judës të ngjallë dyshime.
Rrëfimet kanonike e portretizojnë mesazhin e Jezusit si të zbatueshëm universalisht, ndërsa versioni i gnostikëve sugjeron që ai e pati shpërndarë dijen e tij ekskluzivisht me disa të përzgjedhur.
Konteksti historik
Keqkuptimi sillet rreth përdorimit të miteve nga gnostikët për të përcjellë besimet e tyre, gjë që do të thotë se tekstet mund të mos japin detaje reale të jetës së Jezusit.
Bibla
Sipas Shoqatës Biblike Ndërkombëtare, Bibla i është nënshtruar një procesi të gjatë përpilimi dhe nga versioni përfundimtar janë hequr libra të ndryshën.
Dhiata e Re
Katër Ungjijtë e përzgjedhur për Dhiatën e Re janë shkruar nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, të njohur si Ungjijtë kanonikë të pranuar zyrtarisht.
Çfarë është një kanon?
Biblika, Shoqata Biblike Ndërkombëtare, e përkufizon kanonin si një libër të njohur e të frymëzuar nga Zoti dhe autoritativ për besimin dhe jetën.
Pse ungjijtë gnostikë u përjashtuan nga Bibla?
Sipas studiuesit biblik Darrell L. Bock, në një intervistë për Beliefnet, “origjina e këtyre ungjijve (kanonikë) përfshin një figurë apostolike apo dikë të lidhur ngushtë me një figurë apostolike”. Dhe se “ungjijtë që u vendosën në Bibël janë të gjithë të shekullit të parë. Asnjë ungjill i kësaj liste [gnostike pra] që unë di nuk daton në të vërtetë në shekullin e parë.”
Kodi i Da Vinçit
Sipas National Geographic, libri popullor i Dan Brown është frymëzuar nga ungjijtë gnostikë, por studiuesit nuk pajtohen me mendimin e Brown.
Pse këto tekste janë të rëndësishëm?
Ungjijtë gnostikë ofrojnë një vizion të çmueshëm rreth gnosticizmin dhe rreth krishterimit të hershëm, duke hedhur dritë mbi ide të ndryshme të debatuara dhe interpretimin e tyre nga Kisha e hershme.