GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: ‘Unë e pashë çfarë ka në jetën e përtejme’: e vdekur për 8 minuta, rrëfimi tronditës. Çfarë pa zonja në botën e misterit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mistere, mite, enigma

‘Unë e pashë çfarë ka në jetën e përtejme’: e vdekur për 8 minuta, rrëfimi tronditës. Çfarë pa zonja në botën e misterit?

By
Dardan MITROVICA
15/08/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Klinikisht e vdekur për 8 minuta, një grua rrëfen çfarë pa në jetën e përtejme: një përvojë tronditëse që i ndryshoi jetën përgjithmonë

Contents
  • Udhëtimi përtej trupit dhe përtej kohës i gruas “së vdekur për 8 minuta”
  • Çfarë ndjeu Brianna gjatë 8 minutave në të cilat ishte “klinikisht e vdekur”
  • Rilindja dhe mesazhi i shpresës së Briannës

Për tetë minuta të tëra, zemra e një gruaje pushoi së rrahuri dhe ajo pa se çfarë ka në jetën e përtejme. Ajo që po ju tregojmë sot është historia e vërtetë e një gruaje amerikane, e goditur nga një patologji e rrallë neurologjikë, që e gjeti veten në një vend që sfidon çdo logjikë dhe kuptim. Rrëfimi i saj, intensiv dhe vizionar, ka ndryshuar rrënjësisht perceptimin që kishte për jetën… dhe vdekjen. Nuk na mbetet veçse ta zbulojmë së bashku.

Udhëtimi përtej trupit dhe përtej kohës i gruas “së vdekur për 8 minuta”

Le t’i marrim gjërat me rradhë dhe t’ia nisim nga fillimi. Kjo që po ju tregojmë është historia e Brianna Lafferty, 33 vjeç, që ka bashkëjetuar për vite të tëra me një mioklonus distonik, një çrregullim i rrallë që shkakton spazma muskulore dhe dhimbje dobësuese. Pas ditësh pagjumësie ekstreme, trupi i saj u dorëzua. Madje, në spital, rrahjet e zemrës së saj në fakt pushuan së rrahuri dhe, për tetë minuta, ishte klinikisht e vdekur.

Por pikërisht këtu fillon pjesa interesante. Brianna ka treguar se pati perceptuar shpirtin e saj duke u shkëputur nga trupi, duke u ngjitur lart e lart, derisa hyri në një dimension të pafundtë, të zhytur në errësirë. Një errësirë që nuk ishte kërcënuese, por mbështjellëse. Madje, ishte “si të ktheheshe në shtëpi”.

Çfarë ndjeu Brianna gjatë 8 minutave në të cilat ishte “klinikisht e vdekur”

Lexo më shumë

Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë
Ungjijtë Gnostikë: A janë këta librat e humbur të Biblës?
Ngjarje të pabesueshme historike që askush s’di t’i shpjegojë
Sekretet më të errëta shtetërore të bëra gabimisht publike

Në këtë hapësirë pa kohë dhe kufij, gruaja dëgjoi një zë që e pyeste nëse ishte gati të “vazhdonte përtej”. Ajo iu përgjigj po dhe aty kuptoi një të vërtetë që tani ndjen nevojën ta ndajë me të gjithë: vdekja, për të, është një iluzion.

Shpirti mbijeton dhe ajo që ne e quajmë fund është thjesht një transformim. Në atë realitet pezull, mendimet e saj materializoheshin menjëherë, sikur vetëdija të kishte fuqinë për të krijuar. Gjithashtu, thotë ajo, në ato tetë minuta u takua me entitete jo-njerëzore, por familjare, duke perceptuar se çdo eksperiencë e përjetuar, madje edhe dhimbja, kishte një domethënie preçize.

Rilindja dhe mesazhi i shpresës së Briannës

Kur Brianna “u kthye” në tokë, perceptimi i saj ishte sikur kishte qenë larg për muaj të tërë. Pas katër ditësh në spital, iu desh të mësonte sërisht të ecte dhe të fliste, duke u përballur edhe me dëmtime të përhershme të gjëndrës hipofizore. Frika e një tjetër arresti kardiak mbeti, por bashkë me të erdhi edhe një vizion i ri për jetën.

Sot thotë se i përballon vështirësitë me mirënjohje, e bindur se çdo ngjarje – edhe më e ashpra – në të vërtetë ka një kuptim, një domethënie të fshehtë. Ka mësuar ta transformojë negativitetin në forcë, duke e pranuar atë që ndodh pa zemërim. Për të, sëmundja nuk është më vetëm një barrë, por një udhëzues shpirtëror që e ka çuar drejt një kuptimi më të thellë të ekzistencës.

Mesazhi i saj është i thjeshtë por i fuqishëm: mos e ki frikë vdekjen, sepse nuk është fundi. Është një kalim, një prag drejt një forme tjetër të jetës. Qoftë e interpretuar si një eksperiencë e vërtetë shpirtërore, apo si një fenomen i lidhur me mijëra lojërat e mendjes, rrëfimi i Briannës mbetet një dëshmi në gjendje të prekë korfat universale që shkojnë përtej asaj që mund të shohim.

Përgatiti për gazettjeter.net, Dardan MITROVICA

Nga fantazma e Lady Diana te fantazma e Elizabeth I: historitë më rrëqethëse në oborrin e Windsor
Katastrofa bërthamore është fare afër: profecia rrëqethëse e Baba Vanga, “Nostradamusit të Ballkanit”, për 2023
Ja çfarë shihet përpara vdekjes
Lufta e Tretë Botërore, parashikimi i frikshëm i Albert Ajnshtajnit
UFO-t, seriozisht
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit
Next Article E dashur makinë, sa më kushton? Pse e quajmë artikull luksi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?