GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ukrainë, nis lufta: Rusia sulmon Kievin me bomba, qindra të vdekur dhe të plagosur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Ukrainë, nis lufta: Rusia sulmon Kievin me bomba, qindra të vdekur dhe të plagosur

By
Dardan MITROVICA
24/02/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës: vendi është nën sulm nga kufijtë, shpërthejnë bomba edhe në Kiev

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në TV në orën 4 të mëngjesit, me orën tonë, një “operacion special ushtarak” në Ukrainë. Pak minuta më vonë filloi pushtimi, me bomba që filluan të shpërthejnë në të gjithë territorin lindor, të sulmuar nga disa drejtime. Janë disa qindra të vdekur dhe të plagosur për shkak të sulmit që po ndodh në disa fronte: në veri, nëpërmjet Bjellorusisë, në lindje, nga Rusia dhe nga republikat autonome (të njohura kështu nga Rusia) të Donbasit, në jug nëpërmjet Krimesë dhe në Perëndim, ku ushtarakët e Moskës po bllokojnë me zjarr largimin e mundshëm të refugjatëve drejt Polonisë dhe Moldavisë.

Rusia ka bërë të ditur se sulmet me raketa ruse kanë në shënjestër avionët luftarakë dhe bazat ajrore dhe jo zona të banuara. Megjithatë, Ministria e Brendshme e Ukrainës flet për viktima të shumta prej shpërthimeve.

Në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, po krijohen radhë të gjata në pikat e karburantit dhe trafiku në rrugë, veçanërisht në periferi, është intensiv. Banorët e kryeqytetit po tentojnë të largohen, me një eksod të konfirmuar edhe nga aplikacionet kryesore të monitorimit të trafikut.


Rusia pushton Ukrainën: “Mbrojtja ajrore është eleminuar”

Moska ka bërë të ditur se sulmet me raketa ruse kanë në shënjestër avionët dhe bazat ajrore dhe jo zona të banuara. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, po përdoren “armë me precizion të lartë për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës”. Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoygu tha se “mbrojtja ajrore e Ukrainës është shpartalluar”.

Ministria e Brendshme e Ukrainës foli për viktima të shumta nga shpërthimet. Sipas përfaqësuesve të OKB-së në Ukrainë, objektivi i Rusisë është të fitojë kontrollin e Kievit.

Vladimir Putin kërcënon Perëndimin: “Jemi të përgatitur për çdo gjë”

Moska “nuk do të bëjë të njëjtin gabim dy herë për të kënaqur Perëndimin. Kushdo që do të përpiqet të krijojë pengesa dhe të ndërhyjë me ne, ta dijë se Rusia do të përgjigjet me pasoja të papara ndonjëherë. Jemi të përgatitur për çdo gjë. Shpresoj të dëgjohem”, ka deklaruar Vladimir Putin, sipas agjencisë së lajmeve Tass, duke kërcënuar hapur bllokadën e NATO-s pas shpalljes së sanksioneve të reja.


Ligji ushtarak në Ukrainë, Kiev flet për “pushtim”, mohon Putini

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një apel për popullatën: “Rrini të qetë dhe qëndroni në shtëpi”. U ka bërë thirrje civilëve të mos frikësohen, duke njoftuar vendosjen e gjendjes ushtarake në vend.

Operacioni ushtarak rus është një përpjekje për të “shkatërruar shtetin ukrainas, për të pushtuar me forcë territorin e tij dhe për të vendosur një okupim”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të veprojë menjëherë. Vetëm veprimet e bashkuara dhe të forta mund të ndalojnë agresionin e Ukrainës nga ana Vladimir Putin”.

“Ukraina do të mbrohet dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Vladimir Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka përsëritur ekzekutivi i Kievit. Ai më pas akuzoi presidentin rus se “ka nisur një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës. Qytetet tona paqësore janë nën sulm, kjo është një luftë agresioni”.

Ukrainë, NATO dhe liderët botërorë shpallin sanksione kundër Rusisë

Jens Stoltenber, kreu i NATO-s, tha se organizata “dënon fuqishëm” atë që përkufizohet si një “sulm i pajustifikuar” nga Rusia kundër Ukrainës. Kërkesa drejtuar Moskës është që “të ndalojë menjëherë aksionin e saj ushtarak”.

Nga NATO ka ardhur edhe një herë mbështetja për popullin ukrainas. Atlantistët do të bëjnë “çdo gjë të nevojshme për të ruajtur dhe mbrojtur aleatët e tyre”, thuhet në komunikatën NATO.

Ukrainë, Rusia nisin sulm frontal: Njoftimi i Vladimir Putin

Vladimir Putin u shfaq gjatë natës në televizionin publik rus, ndërsa po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Ukrainë. Në një fjalim veçanërisht agresiv, shefi i Kremlinit njoftoi “një operacion special ushtarak” kundër Kievit.

Për të motivuar atë që më pas u vërtetua si një sulm i mirëfilltë ushtarak, ai e quajti “një zgjerim të mëtejshëm të NATO-s në Lindje të papranueshëm”. Ato të Paktit të Atlantikut janë “sjellje imorale”, theksoi ai.

Presidenti i Moskës u bëri thirrje forcave të Kievit që të dorëzojnë armët dhe të shkojnë në shtëpi, duke shpjeguar se “pushtimi i Ukrainës nuk është në planet e Rusisë”, por vetëm çmilitarizimi i vendit. Me gjithë sigurimet, sulmi frontal filloi.

Përgatiti Dardan MITROVICA

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article FOTOT E LUFTËS/ Shpërthime në Kiev, imazhet e para të shkatërrimit
Next Article Ukrainë, pse Donbasi është kaq i rëndësishëm; cilat janë republikat Donetsk dhe Lugansk

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?