GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: UFO-t, seriozisht
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mistere, mite, enigma

UFO-t, seriozisht

By
Dardan MITROVICA
26/05/2021
11 Min Read
Share
SHARE

Pas dekadash spekulimesh dhe teorish të çuditshme mbi alienët, në Shtetet e Bashkuara është gati të dalë një raport i rëndësishëm për shikueshmëritë e objekteve fluturuese të paidentifikuara

Qershorin që vjen, inteligjenca amerikane do të bëjë publike një raport të pritshëm mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), me informacione se si gjatë viteve qeveria ka trajtuar raportet e vëzhgimit. Dokumenti pritet të nxjerrë në dritë detaje të aktiviteteve nga ana Departamentit të Mbrojtjes mbi ato që zakonisht quhen UFO (objekte të fluturuese të paidentifikuara), në bazë të spekulimeve mbi teknologji misterioze, sipas disave të një natyre aliene dhe burim frymëzimi për romane dhe filmash fantashkencorë.

Mundësia e të pasurit për herë të parë informacion të gjerë mbi UFO-t, përveçse disa deklaratave të eksponentëve politikë dhe ish-presidentë, kanë çuar në një vëmendje të shtuar ndaj fenomenit në Shtetet e Bashkuara. Javët e fundit, gazeta të shumta i kanë kushtuar artikuj panumërt kësaj çështjeje, të cilat më pas janë morrë në vendet e tjera, përfshirë vendin tonë, ndonjëherë me tituj të bujshëm dhe me aludime për ekzistencën e alienëve.

UFO-t dhe alienët

Një objekt fluturues i paidentifikuar tregon çdo lloj fenomen të vërejtur në qiej, shkaqet e të cilit nuk mund të shpjegohen, për shembull për shkak të mënyrës së fluturimit të objektit apo për shkak të formës së tij. Nëse analiza të mëtejshme dhe hapësirë më e thëllë mbi argumentin na lejon të kuptojmë origjinën, UFO pushon së qeni e tillë dhe merr përkufizime të tjera.

Prandaj mund të thuhet se ekzistojnë UFO-t pa nënkuptuar që ekzistojnë alienët dhe se ato objekte të paidentifikuara janë rezultat i teknologjive të tyre. Pavarësisht kësaj, “UFO” është bërë për shumë një sinonim i anijeve kozmike aliene. Nëpër vite kanë lindur organizatat, nganjëherë madje edhe kulte, që tregonin shfaqjet e UFO-ve si provë e besimeve të tyre jo vetëm mbi ekzistencën e formave të jetës aliene, por edhe për praninë e tyre në Tokë.

Termi UFO u përdor duke nisur nga fillimi i viteve Pesëdhjetë nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për të katalogimin e objekteve fluturuese për të cilat nuk ishte e mundur të jepet një përkufizim i qartë, edhe pas analizave të ekspertëve. Disa vjet më parë, më 1947, piloti amerikan Kenneth Arnold kishte qenë ndër të parët që raportoi praninë e fenomeneve ajrore që ai nuk kishte arritur t’i shpjegonte ndërsa fluturonte mbi shtetin e Uashingtonit. Tha se kishte parë disa drita që ndezeshin e fikeshin që shkonin me shpejtësi të lartë dhe me një lëvizje të çrregullt. Deklaratat e tij u morën nga mediat amerikane dhe ishin baza e magjepsjeve të para përreth UFO-ve dhe të ashtuquajturve “disqe fluturuese”.

Toka monitorohet nga dhjetëra satelitë në orbitë për vëzhgime dhe janë me qindra teleskopë të drejtuar nga qemeri qiellor; një anije kozmike jashtëtokësore ka të ngjarë të shihet pas mbërritjes, shumë përpara avionëve ushtarakë ose vëzhgimeve amatoriale. Shumica e ekspertëve dhe shkencëtarëve mbajnë një qasje skeptike dhe shkencore mbi fenomenin, duke sjellë në kujtesë se në kategorinë e madhe “UFO” gjatë dekadave ka përfunduar pak nga të gjitha, me fenomene që janë gjithashtu edhe shumë të ndryshëm midis tyre, disa lehtësisht të shpjegueshëm dhe të tjerët për të cilët ende po kërkohet një shpjegim bindës.

Siguria

UFO-t nuk janë marrë në konsideratë vetëm nga ata që pa i konsiderojnë dyshim ato si një paraqitje aliene. Lëvizjet e tyre janë vlerësuar nga qeveritë e shumë vendeve, sepse mund të çojnë në zbulimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare ose të teknologjive të reja të zhvilluara në sferën ushtarake apo civile. Aktivitetet e kërkimit dhe të analizës zakonisht menaxhohen në fshehtësi ose, sidoqoftë, pa shumë publicitet, gjithnjë për arsye të sigurisë kombëtare. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur një hapje më të madhe nga disa institucione, të cilat kanë pranuar se kanë programe studimi dhe analize për UFO-t.

Paraqitjet

Verën e kaluar në Shtetet e Bashkuara, për shembull, Departamenti i Mbrojtjes organizoi një grup pune për analizën e fenomeneve ajrore të paidentifikuara (UAP), me objektivin për të provuar të rindërtojë shkakun dhe origjinën e UFO-ve. Vendimi erdhi disa muaj pas daljes së tre videove të xhiruara nga pilotët ushtarakë amerikanë të cilët kishin regjistruar praninë në qiell të objekteve që nuk ishin vërejtur kurrë më parë dhe të vështira për t’u shpjeguar. Në atë kohë, Departamenti i Mbrojtjes shpjegoi se ato filmime tregonin fenomene ende “të pa identifikuara” nga grupi i punës.

Të tre videot, një e xhiruar më 2004 dhe dy të tjera në 2015, ishin në të vërtetë në qarkullim prej disa vjetësh, pas përhapjes së tyre të paautorizuar të bërë të mundur nga një ish-bashkëpunëtor i projektit UAP. Publikimi i tyre pati tërhequr vëmendje të madhe dhe çoi në spekulime, madje edhe shumë kreative, duke nxitur kështu qeverinë e Shteteve të Bashkuara të ndërhynte me një shpërndarje zyrtare të videove, në mënyrë që të zvogëlohej rreziku i keqkuptimeve ose përhapjes së teorive konspiracioniste.

Më 2019, ishte regjistrua gjithashtu edhe një video tjetër, e shpërndarë së fundmi nga një dokumentarist që e kishte blerë atë, e cila tregonte pamjet e marra nga një aeroplan ushtarak amerikan mbi një shtrirje të detit afër San Diegos (Kaliforni). Pamjet tregonin një objekt të çuditshëm në fluturim, i cili më pas dukej se u zhduk nën ujë pa lënë asnjë gjurmë.

Verën e kaluar, shpërndarja zyrtare e videove kishte tërhequr vëmendjen ditët e para, për të kaluar më në plan të dytë karshi lajmeve të panumërta mbi pandeminë e koronavirusit. Por ditët e fundit, ekzistenca e tyre ka tërhequr kuriozitete të reja në Shtetet e Bashkuara pas një transmetimi të emisionit 60 Minutes, i cili intervistoi disa nga pilotët e përfshirë në ato pamje.

Duke folur për UFO-n e xhiruar më 2004, njëri prej tyre shpjegoi se kishte vërejtur “një objekt të vogël të bardhë” që nga larg dukej si një bajame: nuk kishte as krahë, as shenja të tjera të dukshme dhe lëvizte pa ndjekur një trajektore të mirëfilltë. Pasi i ishte afruar për të marrë një pamje më të mirë, piloti vërejti se objekti kishte filluar të imitonte lëvizjet e avionit të tij, për t’u larguar më pas u largua me shpejtësi të madhe pasi të dy mjetet ishin afruar më pak se një kilometër.

Analiza

Një raport si ai mbi vëzhgimin më 2004 do të bëhej objekt studimi për Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimit Hapësinor Hapësinor të krijuar fshehurazi nga Departamenti i Mbrojtjes më 2007. Iniciativa u financua me 22 milion dollarë, ishte sekrete dhe kishte për qëllim të analizonte shfaqjet e UFO-ve . U mbyll pesë vjet më vonë, por ekzistenca e tij u bë e njohur zyrtarisht vetëm në fund të 2017-ës. Edhe pse kishte përfunduar, programi kishte çuar në një nga rastet e rralla ku pranohet hetimi i qeverisë mbi objektet fluturuese të paidentifikuara.

Nga 2019, ushtria amerikane ka lëshuar udhëzime për pilotët, në mënyrë që të bëjë më sistematik dhe të organizuar raportimin e UAP dhe të përmirësojë punën e mëvonshme të analizës. Një pilot, i intervistuar gjithnjë nga 60 Minutes, tha se kishte parë UAP pothuajse çdo ditë për të paktën disa vjet dhe kishte lajme nga kolegët për një frekuencë të ngjashme të shikimeve.

Raporti

Raporti i pritur në qershor u porosit vitin e kaluar, me një kërkesë për të siguruar një rishikim të aktiviteteve të kryera nga Zyra e Inteligjencës së Marinës Ushtarake, nga FBI dhe grupi i punës mbi UAP. Dokumentacioni do t’i paraqitet Kongresit dhe do të vihet në dispozicion të publikut. Ai duhet të përmbajë të dhëna dhe informacione të dobishme për të kuptuar sasinë e vëzhgimeve të shqyrtuara vitet e fundit, por jo të gjithë janë të bindur se mund të çojnë në zbulime të veçanta.

Interesi për UAP është në rradhë të parë i lidhur me sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye disa senatorë amerikanë janë interesuar për këtë çështje, duke kërkuar më shumë informacion. Disa nga objektet e vërejtura mund të kenë ardhur nga teknologji të zhvilluara nga vendet tek të cilat Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë besim, si Rusia dhe Kina. Sipas të tjerëve, do të ishin demonstrime të aktiviteteve aliene, rrethanë kjo që sidoqoftë do të kërkonte shumë proba të tjera për t’u konfirmuar.

Dhe në fund, ka nga ata që supozojnë se objektet e para janë rezultat i efekteve të dritës, aberracione ose shtrembërime të shikimit që mund të pësojnë pilotët gjatë fluturimit me avionë supersonikë. Sidoqoftë, disa shikime janë bërë të mundur nga radarët dhe instrumentet e tjerë në bordin e avionit, të cilat janë më të vështira për t’u mashtruar nga efektet optike. Në disa raste, UAP-të janë vëzhguar njëkohësisht nga disa pilotë, në bordin e avionëve të ndryshëm dhe me pozicione të ndryshme vëzhgimi.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë
Ungjijtë Gnostikë: A janë këta librat e humbur të Biblës?
Ngjarje të pabesueshme historike që askush s’di t’i shpjegojë
Sekretet më të errëta shtetërore të bëra gabimisht publike
Nga fantazma e Lady Diana te fantazma e Elizabeth I: historitë më rrëqethëse në oborrin e Windsor
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Në ç’fazë janë reformat policore në Shtetet e Bashkuara
Next Article Marrin shtëpi për pushime por pishinën e pushtojnë arinjtë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?