GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Udhëtimi në kohë dhe pa paradokse është matematikisht i mundur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shkence

Udhëtimi në kohë dhe pa paradokse është matematikisht i mundur

By
GazetaTjeter
26/09/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Germain Tobar dhe doktor Costa deklarojnë se kanë gjetur një mënyrë me pasoja magjepsëse për shkencën

Nëse udhëtimi në kohë do të ishte i mundur, do të ishim pashmangshmërisht dëshmitarë të një numru paradoksesh të pashpjegueshme. Për shembull, një nga paradokset më të njohura që do ta bënte të pamundur rikthimin e mëpasshëm në kohë është i famshmi “Paradoksi i Gjyshit”. Ku supozohet se nëse një individ mund të udhëtojë pas në kohë dhe të vriste gjyshin e tij para se ky i fundit të lindte fëmijë, atëherë kjo do ta bënte të pamundur ekzistencën e vetë individit të kthyer pas në kohë dhe për këtë arsye do të ishte e pamundur ndodhj e tij në vetë udhëtimin në kohë që më pas do të çonte në vrasjen e pasardhësit familjar. Një paradoks i vërtetë, pra!

Sidoqoftë, një student gjeni nga Universiteti i Queensland dhe profesori i tij kanë realizuar një model matematikor që shpjegon se udhëtimi në kohë dhe pa paradokse është teorikisht i mundur.

Studenti gjenial quhet Germain Tobar, ai është në vitin e katërt të Bachelor of Advanced Science (Honours). Germain ka studiuar mundësinë e udhëtimit në kohë, nën mbikëqyrjen e fizikantit të UQ, Dr. Fabio Costa.

Tobar shpjegon: “Dinamikat klasike thonë se nëse njihet gjendja e një sistemi në një moment të caktuar, kjo mund të na tregojë të gjithë historinë e sistemit. Kjo ka një gamë të gjerë aplikimesh, nga mundësimi që të dërgojmë raketa nëpër planete të tjerë e deri tek modelimi fluksit fluid. Për shembull, nëse e njihni  pozicionin aktual dhe shpejtësinë e një objekti që bie nën forcën e gravitetit, ai mund të llogaritet se ku do të jetë në çdo kohë. Sidoqoftë, teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit parashikon ekzistencën e cikleve kohore apo udhëtimeve në kohë, ku një ngjarje mund të jetë si në të shkuarën ashtu edhe në të ardhmen e vetvetes, duke përmbysur teorikisht studimin e dinamikave”.

Tobar shpjegon se studimi nuk jep asnjë tregues se si të udhëtosh në kohë.

Sidoqoftë, studimi mund të jetë i dobishëm në kërkimin e një teorie në gjendje për të bashkuar relativitetin e përgjithshëm me mekanikën kuantike, duke na ofruar një teori të gravitetit kuantik i konsideruar si Graali i Shenjtë i fizikës moderne.

Tobar precizon: “Shkenca aktuale thotë që teoritë nuk mund të jenë të dyja të vërteta. Si fizikanë, ne duam të kuptojmë ligjet themelore të Universit. Për vite me rradhë kam shtruar pyetjen se si shkenca e dinamikës mund të jetë në një linjë me parashikimet e Ajnshtajnit”.

Tobar i bën vetes një pyetje: a është matematikisht e mundur të udhëtosh në kohë?

German Tobar dhe Dr Costa pretendojnë se ata kanë gjetur një mënyrë për të “barazuar llogaritë”, doktor Costa shton më tej se llogaritë mund të kishin pasoja magjepsëse për shkencën.

Doktor Costa shpjegon se: “Matematika verifikohet dhe rezultatet janë gjëra gjëra fanta-shkencore. Le të supozojmë se ke udhëtuar nëpër kohë, në një përpjekje për të parandaluar që pacienti COVID-19 zero të ekspozohet ndaj virusit. Sido që të jetë, nëse do ta parandaloni atë individ që të infektohet, kjo do të eliminonte motivimin për tu kthuer pas për të ndaluar pandeminë. Ky është një paradoks, një mospërputhje që shpesh i bën njerëzit të mendojnë se udhëtimi në kohë në universin tonë nuk mund të ndodhë. Por disa fizikantë thonë se është e mundur, por logjikisht është e vështirë të pranohet sepse do të ndikonte në lirinë tonë për të ndërmarrë ndonjë veprim arbitrar. Që do të thoshte se mund të udhëtosh në kohë, por nuk mund të bësh asgjë që të të shkaktojë një paradoks”.

Sidoqoftë, dy studiuesit deklarojnë se puna e tyre tregon se është e mundur që ngjarjet të përshtaten për të qenë logjikisht koherente me çdo lloj veprimi të ndërmarrë nga udhëtari i kohës.

Tobar shpjegon: “Në shembullin e pacientit zero me koronavirus, mund të përpiqeni të parandaloni infektimin e pacientit zero, por duke bërë kështu do të prekeshit vetë nga virusi dhe do të bëheni pacienti zero, ose dikush tjetër do ta bënte. Çfarëdo gjëje të kesh bërë, ngjarjet e mëpasshme do të rikalibrohen vetëm rreth teje. Kjo do të thotë se, pavarësisht veprimeve të tua, pandemia do të ndodhë, duke i dhënë vetes tuaj më të re motivimin për t’u kthyer dhe për ta ndaluar atë. Sado që të krijoni një paradoks, ngjarjet gjithmonë do të përshtaten vetvetiu, për të shmangur çdo mospërputhje. Diapazoni i proceseve matematikore që kemi zbuluar tregon se udhëtimi në kohë me vullnet të lirë është logjikisht i mundur në universin tonë pa asnjë paradoks”.

Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga RGB te Barrett, të gjitha lëvizjet e Trampit
Next Article Nga Scalia tek Barrett, trashëgimia e Gjykatës së Lartë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?