GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Truku më i thjeshtë për të lidhur smartfonin me një rrjet Wi-Fi pa e njohur passwordin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Truku më i thjeshtë për të lidhur smartfonin me një rrjet Wi-Fi pa e njohur passwordin

By
GazetaTjeter
27/08/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Zbulo një metodë pak të njohur që thjeshton aksesin në internet nga smartfoni yt

Sa herë të ka ndodhur që ke dashur ta lidhësh smartfonin me një rrjet Wi-Fi dhe të gjendesh përballë me një sekuencë të gjatë shkronjash, shifrash dhe simbolesh të pamundur për t’u mbajtur mend?

Është një skenë e zakonshme: miqt që kërkojnë me dëshpërim nëpër dokumente paswodin e shtëpisë, apo mysafirë që shkruajnë disa herë një kod, vetëm për të zbuluar se kanë ngatërruar një “O” me një zero. Në këto momente, lidhja e internetit duket më e largët se kurrë, duke gjeneruar frustrim dhe humbje në kohë.

Sot, përditshmëria jonë varet nga një lidhje e qëndrueshme: ne punojmë, studiojmë, marrim informacion e madje edhe shoqërohemi në internet. Për këtë, ideja e pamundësisë për t’u lidhur me Wi-Fi krijon njëfarë ankthi. Jipet pothuajse e mirëqenë që për t’u lidhur me një rrjet, është e nevojshme të kujtosh një pasword kompleks apo t’ia kërkoni dikujt ta ndajë me ty. E megjithatë, ekziston një alternativë që pak e njohin e që e ndryshon rrënjësisht këtë skenar.

Sekreti pas lidhjes së menjëhershme

E vërteta është se lidhja me një rrjet WiFi pa e ditur fjalëkalimin tashmë është e mundur dhe kjo falë veçorive të integruara në smartfonat modernë. Nuk bëhet fjalë për aplikacione të jashtme apo metoda të rrezikshme, por për mjete zyrtare të ofruara drejtpërsëdrejti nga sistemet operative më të përhapura: Android dhe iPhone.

Vitet e fundit, Google ka futur në Android një opsion që mundëson ndarjen e aksesit në një rrjet nëpërmjet një kodi të thjeshtë QR. Mjafton të hysh në impostacionet e telefonit, të zgjedhësh rrjetin e dëshiruar dhe të gjenerosh një kod që mund të skanohet nga një tjetër pajisje.

Në pak sekonda, kushdo mund të lidhet, pa shtypur as edhe një karakter të vetëm. Komoditeti është evident, por edhe siguria: nuk ka më rrezik që fjalëkalimi juaj i shkruar ose i diktuar të bjerë në duar të gabuara.

Apple ndoqi të njëjtën rrugë me iOS 18, duke futur mundësinë e ndarjes së rrjetit WiFi direkt nga aplikacioni “Contraseñas”. Edhe në këtë rast, sistemi gjeneron një kod QR që mundëson një lidhje të menjëhershme. Për përdoruesin, do të thotë t’i japë lamtumirë sekuencave të pafundme për t’u mësuar përmendësh dhe gabimeve në shtyp.

Përdorimi i kodeve QR për të hyrë në Wi-Fi është pra çelësi që thjeshtëson jetn e përditshme dixhitale. Një gjest i shpejtë, i sigurt dhe jashtëzakonisht praktik, që eliminon pengesën e paswordeve komplekse dhe mundëson të shijosh menjëherë lidhjen. Në një botë gjithnjë e më të lidhur, ky funksion përfaqëson jo vetëm një përmirësim teknologjik, por edhe një lehtësim të vogël në ndërveprimet e përditshme.

Materiali është përgatitur nga bashkëpunëtorët e gazetatjeter.net

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë
Alarmi i telefonatave mashtruese: mënyrat më të sigurta për të dalluar thirrjet e rrezikshme dhe për të mbrojtur veten nga spam-i telefonik
Si të krijosh një fjalëkalim perfekt për pajisjet e tua? Ja truket për të mos e harruar
Si të rrisësh ndjekësit në Instagram – Strategjia reale dhe falas për vitin 2025
Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Nuk është vetëm pavarësia e Kosovës, por edhe Rruga e Kombit!
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Kutia e Veliajt

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?