GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Tre gjëra të thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë për të qenë më të lumtur, sipas 150 psikologëve dhe ekspertëve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Këshilla

Tre gjëra të thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë për të qenë më të lumtur, sipas 150 psikologëve dhe ekspertëve

By
GazetaTjeter
08/05/2020
4 Min Read
Share
SHARE

“Mënyra se si i kalojmë ditët tona është, padyshim, mënyra sesi e kalojmë jetën tonë”, shkruan Annie Dillard në librin e saj “Jeta e të shkruarit”.

Nuk ka një formulë magjike për një ekzistencë të kënaqshme, por ka gjëra të thjeshta për të bërë që mund të na çojnë në atë drejtim.

“Mund të zgjedhim se ku duam të përqendrohemi në jetën tonë, në sjelljet tona, në mendimet tona dhe edhe të zgjedhim llojin e personit që duam të jemi”, ka thënë Eric Zimmer, host i podcastit The One You Feed a Business Insider.

Zimmer ka folur me gati 200 psikologë, mësues dhe life coach për të kuptuar se si të kapërcejmë frikën dhe të gjejmë lumturinë. Dhe ka zbuluar se duhet më shumë sesa ‘të menduarit pozitiv’. Për të jetuar jetën më të mirë të mundshme, ju duhet përpjekje e vazhdueshme për të bërë një jetë më të mirë.

Ja disa strategji për t’i filluar që sot:

1. Të meditoni

“Edhe pse është vetëm dy ose tre minuta në ditë, meditimi i përditshëm ju ndihmon të jeni më të pranishëm, të përqendruar dhe empatikë”, thotë Zimmer. Meditimi gjithashtu mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si funksionon mendja juaj dhe të shmangni autopilotin mendor.

“Lumturia bazohet në aftësinë për të qenë të kujdesshëm”, thotë ai. “Është e rëndësishme të filloni ta stërvitni këtë aftësi.”

Nëse je fillestar, fillo i ulur në një hapësirë të qetë për disa minuta, në të njëjtën orë, çdo ditë. Kushtojini vëmendje vetëm asaj që po ndodh në momentin aktual, duke u përqëndruar në frymëmarrje. Kur të vjen një mendim, rikthehu të përqendrohesh tek frymëmarrja.

Por, të ulurit për të medituar nuk është mënyra e vetme për të qenë të kujdesshëm. Zimmer thotë se mund të provohen edhe aktivitete të tjera si vrapimi ose pastrimi, mjafton që të stërviteni veten për të qenë në momentin aktual.

2. Vendosni një timer në telefon për të mos shfletuar në internet si një mumje

Feed-et e Twitter, Facebook dhe Tumblr janë bërë për të na inkurajuar të shfletojmë faqet. Autoplay në YouTube dhe Netflix janë karakteristika që na nxisin të krijojmë zinxhirë në formë videosh.

“Kemi një dëshirë shumë të natyrshme për t’u shpërqendruar nëpërmjet telefonave tonë, gjë që nuk është gjithmonë e keqe në vetvete, por duhet të konsumojmë diçka që të na apasionojë”, thotë Zimmer. “Sa më të vetëdijshëm të jemi për mënyrën se si e kalojmë kohën tonë dhe nëse bëjmë atë që është e rëndësishme për ne, aq më të kënaqur jemi”.

Ne mund t’i përdorim me efektivitet telefonat tanë për të shmangur përdorimin e padobishëm të internetit. Nëse dëshiron të përdorësh Facebook vetëm për dhjetë minuta, vendosni një timer. Pas dhjetë minutash, shkëpute menjëherë.

Mund edhe t’i bëni vetes këto tre pyetje disa herë në ditë:

Ku jam?

Çfare po bej?

A është e rëndësishme për mua?

3. Luaj për të larguar mendimet negative

Nëse vëreni se keni shumë mendime negative, Zimmer rekomandon të provoni lojën e alfabetit.

Filloni me shkronjën A dhe emërtoni diçka që ju pëlqen që fillon me këtë shkronjë. Vazhdoni me B dhe kështu me radhë derisa të arrini në gërmën e fundit.

“Është një strategji e shkëlqyer për të larguar idetë e gabuara nga koka jote”, thotë Zimmer. “Ndrysho mendjen tëndë dhe mund të jetë më efikase se mendimet pozitive. Ana refleksive e lojës ndihmon që kënaqësia të mbetet vazhdimisht në shpirtin tuaj”, thotë ai.

Si të humbësh 5 kilogramë në javë (pa efektin yo-yo), sekretet e ekspertit: “9 gjërat që duhet patjetër të dish”
Si të zgjasësh jetën duke ngrënë (mirë), biologu: «5 rregullat që më kanë bërë 30 vjet më të ri»
Dieta e kosit, si të biesh 10 kilogramë në dy javë. Studimi: “Femrat humbasin 81% të yndyrës në zonën e barkut”
Këto rituale mëngjesore që do të të ndryshojnë jetën
7 arsye shkencore që të flini nudo për të mirën e shëndetit tuaj
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kështu truri gjatë natës i përgjigjet asaj që ka ndodhur ditën. Dhe mëson
Next Article Zija Çela – Këto duar flasin por nuk bërtasin…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?