GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Tradhtitë më të famshme në historinë e futbollit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Tradhtitë më të famshme në historinë e futbollit

By
Dardan MITROVICA
06/10/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Futbolli është një sport i bërë me pasion dhe tradhëti, jo vetëm ndaj fanelës. Ja kush janë tradhëtitë më të famshme famoze në futboll për të cilat flitet edhe sot e kësaj dite

Futbollistët mund të jenë heronj të vërtetë për fansat e tyre, por ashtu siç ndodh me heronjtë, nuk iu falet as edhe një gabim i vetëm.

Kur fjalën tradhti e ankorojmë tek loja e futbollit, menjëherë mendohet për tradhtinë e fanelës dhe ai që deri dje ishte hero, më pas shndërrohet në mercenar, më shumë i dhënë pas parave sesa tek besimi ndaj ekipit. Por tashmë futbolli është i përbërë edhe nga jeta mondane, gossipe e modele dhe shpesh, edhe futbollisti më i talentuar në fushë mund të përfundojë duke tradhtuar jo vetëm skuadrën, por edhe gruan, ose të fejuarën, apo të dashurën.

Në rrugën e historisë, tradhëtitë mes lojtarëve dhe bashkëshorteve të tyre janë të shumta. Historia e parë që dihet, por jo e fundit, është ajo e një lojtari të Atlanta United që mesa duket ishte tradhtar (serial ose jo nuk dihet), por përgjatë viteve ka pasur edhe raste të tjera për të cilët flitet ende.

Lexo më shumë

AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos

Nëse kthehemi jo shumë pas në kohë, në 2005, hasim Edoardo Tuzzio dhe Horacio Ameli. Ishin miqtë më të mirë dhe luanin për River Plate, një skuadër argjentinase me qendër në Buenos Aires. Sidoqoftë, pa hyrë shumë në detaje, Ameli pati një lidhje me gruan e Tuzios, duke përçarë skuadrën, fansat dhe opinionin publik. Ende sot publikohen artikuj me lajme në lidhje me tradhtinë dhe fundin e miqësisë së tyre.

Pesë vjet më vonë, në 2010 dhe shumë kilometra më tej, saktësisht në Britaninë e Madhe, John Terry, atëherë kapiteni i Chelsea, pati një lidhje me të dashurën e Wayne Bridge, mbrojtës në ekipin e tij. Ndodhi si një rastësi apo një pasojë e drejtpërdrejtë e këtij veprimi por, Wayne Bridge braktisi skuadrën dhe u bashkua me Manchester City-n. Me zemër të thyer.

2013-a është viti i bashkëshortëve tradhtarë. Në Madrid, Caroline, gruaja e Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester City, u hakmor. Faktikisht, ajo u përpoq të joshë Thibaut Courtois, portierin e ri të Chelsea, për të barazuar llogaritë me brirët që De Bruyne i kishte bërë asaj. Dhe pati sukses në këtë sipërmrrje. Si i thonë asaj fjale? Sy për sy dhe…

Por 2013-a sheh si protagonistë edhe Mauro Icardin dhe Maxi Lopez, të cilët nga miq të mëdhenj përfunduan së qeni rivalë në dashuri. Rreth gjashtë muaj pas divorcit të Maxi Lopez nga bashkëshortja Wanda Nara, Icardi filloi një lidhje me të. Padyshim që Mauro Icardi nuk tregoi ndonjë xhentilesë në aktin e tij, por mbase nuk u gabua plotësisht: në fakt, të dy janë akoma bashkë edhe sot, burrë e grua.

E nëse hidheni në 2015-ën, atëherë, hasim në një tradhti më shumë miqësore sesa dashurore. Karim Benzema në fakt ka rrëfyer përpara hetuesve se ai bëri thirrjen anonime ndaj shokut të tij të skuadrës Mathieu Valbuena, në të cilën “një zë” i thoshte se ishte në zotërim të një videoje të tij hot. Shpërblesa për videon? “Vetëm” 150 mijë euro. Benzema asnjëherë nuk u deklarua fajtor për shtypin, por u pezullua përkohësisht nga kombëtarja franceze dhe humbi grumbullimin për në evropian.

Në ndodhin midis bashkëshortëve a midis miqve, tradhtitë janë përhapur edhe në futboll dhe duket se nuk sjellin (gati) kurrë diçka të mirë!

Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror
Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t
Kush është sot futbollisti më i mirë në botë? Messi dhe Ronaldo tani janë “të vjetëruar”, dy emra mbi të gjithë
Milan, ja kush janë lojtarët më të fortë në historinë e kuqezinjve
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Michael Xhordani i basteve, historia e Billy Walters, bastexhiut më të madh që ka njohur bota
Next Article Blackjack: Historia e një prej lojërave më të njohura në botë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?