GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Tërheqja përfundimtare amerikane nga OBSH
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Tërheqja përfundimtare amerikane nga OBSH

By
Dardan MITROVICA
08/06/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Vendimi, i njoftuar para pak kohësh, tani është efektiv: por duke pasur parasysh detyrimin e paralajmërimit, ai do të hyjë në fuqi brenda një viti

Donald Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe ia ka komunikuar këtë zyrtarisht Kombeve të Bashkuara, nga të cilat varet OBSH, dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Vendimi, duke pasur parasysh detyrimin e njoftimit njëvjeçar, do të hyjë në fuqi më 6 korrik 2021 dhe ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të duhet të respektojnë angazhimet dhe detyrimet financiare. Buxheti vjetor i OBSH-së është rreth 6 miliardë dollarë, i cili vjen nga vendet anëtare në të gjithë botën. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara kontribuan më shumë se 400 milionë dollarë, rreth 10 përqind e fondit të përgjithshëm. Prandaj, një pezullim mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Akuzat e Trumpit kundër OBSH-së vazhdojnë prej kohësh: më 14 prill Presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte njoftuar se dëshironte të pezullonte përkohësisht fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, në pritje të një hetimi që do të verifikonte “rolin e saj në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”. Akuza kryesore e Trump ishte se pavarësisht se ishte financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, organizata i kishte kushtuar vëmendje të veçantë Kinës. Në maj, kërcënoi sërish me ndërprerjen e marrëdhënieve duke thënë se OBSH nuk kishte qenë në gjendje të përballej siç duhet me emergjencën e koronavirusit sepse ishte nën “kontrollin total” të Kinës.

OBSH, nga ana e saj, kishte kritikuar mbajtjen e masave gjatë pandemisë dhe kishte refuzuar çdo “stigmatizim ose diskriminim”, duke iu referuar zakonit të Trump për të folur për “virusin kinez”. Për kufizimet e udhëtimeve Trump nuk ka ndjekur masat adekuate të kontrollit të brendshëm, duke e minimizuar koronavirusin dhe duke e krahasuar atë me gripin përsëri në mes të marsit, pasi kishte zbrazur që nga fillimi i mandatit të tij zyrat qeveritare që duhej të merreshin me kontrollimin e pandemisë.

Po në prill, Trump i kërkoi OBSH-së të aprovonte një sërë reformash “substanciale” brenda 30 ditësh. Në orët e fundit, një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha CBS News se Trump kishte udhëzuar në detaje reformat që duheshin ndërmarrë, por që OBSH kishte refuzuar të vepronte. “Meqenëse ata nuk kanë arritur të zbatojnë reformat e kërkuara dhe për të cilat kemi shumë nevojë, sot do t’i japim fund marrëdhënieve tona”, tha zyrtari.

Presidenti i Fondacionit të Kombeve të Bashkuara Elizabeth Cousens e quajti këtë veprim të Trump “miop, superflu dhe pa dyshim të rrezikshëm. OBSH është i vetmi organ në gjendje për të drejtuar dhe koordinuar reagimin global ndaj COVID-19”. Ndërprerja e marrëdhënieve të OBSH-së me Shtetet e Bashkuara “do të dëmtonte përpjekjen globale për të mposhtur këtë virus, duke na vënë në rrezik të gjithëve”.

3 nëntorin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet në SHBA dhe Donald Trump mund të mos rikonfirmohet. Kandidati demokrat në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, e ka dënuar vendimin e administratës Trump dhe ka bërë të ditur se “Shtetet e Bashkuara do të bashkohen përsëri me OBSH-në” që ditën e parë të presidencës së tij.

Përgatiti Dardan MITROVICA

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Çështja Epstein/ Ghislaine Maxwell mund të implikojë Bill Klintonin?
Next Article Pakistan, Zohra, shërbëtorja 8-vjeçare, rrihet dhe vritet se liroi dy papagallë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?