GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Të gjithë në këmbë për Karim Benzema
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Të gjithë në këmbë për Karim Benzema

By
GazetaTjeter
22/07/2020
25 Min Read
Share
SHARE

Një vit i madh për një lojtar të madh

Benzemanë e njohim, njërin prej sulmuesve më të mirë në botë për më shumë se 10 vjet, si një lojtar të plotë, në gjendje të shënojë në një mijë mënyra të ndryshme, por edhe të ndikojë në fazën sulmuese të Real Madrid me lëvizjet e tij, duke vrapuar nëpër tre të katërtat e fushës për të ofruar një hapësirë kalimi apo duke kërkuar thellësinë për të thyer mbrojtjet kundërshtare. Sidoqoftë, asgjë nuk e sintetizon madhështinë si ajo që mund të bëjë pas marrjes së parë të topit.

Benzema, i cili praktikisht luan me të dy këmbët njësoj, ka një pastërti teknike që i mundëson atij të manipulojë mbrojtësin kundërshtar nga prekja e parë: mund ta përkëdhelë topin para tij me të brendshmen e këmbës dhe me të jashtmen të godasë plot presion, por edhe mund ta fshehë mes këmbëve të kërcënojë me çdo lloj loje. Kundërshtarët e dinë që nuk ka rrezik më të madh sesa kur francezi ka topin në këmbë.

Benzema pëlqen të përdorë zgjidhje të ndryshme sepse ka zgjidhje të ndryshme. Ai ka një njohuri enciklopedike për lojën e futbollit, të përpupuar fillimisht në fushëzat e Lyonit, pastaj në akademinë e Lyonit dhe më në fund duke luajtur për më shumë se një dekadë tek Real Madrid, ku gjeti shokët dhe trajnerët nga më të mirë në botë që i bënë të mundur të zhvillonte një ndjeshmëri për lojën që nuk ka të krahasuar me asnjë qendërsulmues tjetër në të gjithë botën.

Shpirti i tij prej rafinuesi e bën të jetë i dobishëm për Real Madrid në jashtzakonisht shumë situata të ndryshme: Benzema mund ta urdhërojë ekipin në fushë, të zgjedhë atë që është më e mira. Të gjithë mund të përpiqen të bëjnë gjënë e parë që ju vjen në mendje me iluzionin se, duke luajtur topin shpejt, mund të ndihmohet manovra, por nuk është e mjaftueshme të shihet, duhet të dish si ta bësh atë.

Marrim për shembull aksionin më të famshëm të karrierës së tij tek Real Madrid, kur manipuloi i vetëm tërë vijën mbrojtëse të ekipit më të vëmendshëm për rregullin dhe ekuilibrin taktik të historisë së kohëve të fundit të Ligës së Kampionëve, gjatë ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League 2016/17 kundër Atletico Madrid.

Me skuadrën në disavantazh prej dy golash, pas lëvizje së rradhës për të dalë e për të thirrur tërhequr drejt vetes mbrojtësin qendror kundërshtar dhe për t’i hapur hapësirë shokëve në qendrën e fushës, Benzema merr topin në anën e zonës së penalltisë. Është me shpatulla nga porta dhe në qendër të zonës së penalltisë nuk ka shokë të skuadrës, kështu që vendos të lozë vetë, për t’i dhënë rrugë manovrës. Për ta bërë këtë, fillimisht duhet të mbrojë topin nga bllokimi i Saviçit, por arrin menjëherë edhe Godín, i cili i mbyll vijën e kalimit drejt qendrës dhe e detyron të shkojë drejt vijës anësore.

Benzema në këtë pikë ka vetëm një rrugëdalje: pasi sposton topin me të brendshmen e këmbës së djathtë, shmang trupin drejt anës së lirë dhe me të jashtmen gjithmonë të këmbës së djathtë ndryshon papritmas drejtimin duke shkuar drejt vijës fundore.

Ia mbërrin aty edhe një mbrojtës i tretë, Giménez, dhe kështu Benzema gjendet me topin midis këmbëve, trupin që prek vijën fundore dhe nevoja për të kapërcyer tre kundërshtarë në shami në hapësirën e një shamie e për të hyrë në zonën e penalltisë.

E dimë mirë se si përfundoi: Benzema i kaloi të tre me atë finte që në Spanjë e quajnë kroketa (croqueta) e bërë e famshme nga Laudrup së pari dhe më pas nga Iniesta, nëpërmjet të cilën kalohet topin midis dy të brendëshmeve të këmbës, për t’i dhënë kështu shpejtësi dhe duke e shtyrë përtej kundërshtarit, përpara se ai të mundë të ndërhyjë.

Benzema bën dy të tilla rresht në një hapësirë shumë të ngushtë duke kapërcyer fillimisht Saviçin dhe më pas Giménez, duke arritur të futet lirshëm në zonën e penalltisë.

✨ Hace 3 años… ¡MAGIA de @Benzema!
⚽ @isco_alarcon#RMFansEnCasa | #RMHistory pic.twitter.com/EfnBYNMIFG

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 10, 2020

Hapi tjetër është një kalim i lezetshëm me pjesën e jashtme të këmbës për Kroosin që po vraponte që mund të godasë me të parën nga një pozicion i mirë. Goditja e gjermanit u ndërpre nga një ndërhyrje e bukur e Oblak, i cili më pas nuk mundi të bënte dot asgjë ndaj tap-it-it të Isco-s. «A është gjëja më e bukur që kam bërë në Champions League? Për si e shoh unë futbollin, po; por mbase jo ashtu siç e shihni ju, nëse thoni se nuk është konsideruar as si gol e as si asist. Për gazetarët e sotëm, ajo që ka rëndësi janë statistikat». Efektivisht, aksioni i Benzemasë mund të shihet nga këndvështrimi statistikor si një driblim i suksesshëm dhe një pasim kyç, ai që çoi në gjuajtjen e Kroosit, asgjë tjetër. Për numrat, për të cilët normalisht flasim për një sulmues në fund të sezonit (gola dhe asiste) nuk është asgjë.

E megjithatë ky është aksioni që e çoi Real Madridin në finale (që në ndeshjen e parë kishte fituar 3-0, por që siç u përmend ishte nën 2-0 në kohën e golit) dhe mbetet më i njohuri i karrierës së tij, edhe sepse është ai që përshkruan më së miri aftësinë pothuajse të mbinatyrshme të Benzemasë për të qenë elegante dhe praktik në të njëjtën kohë.

Nuk është rastësi që edhe aksioni më i rëndësishëm i këtij sezonit të tij është disi i ngjashëm. Në një pasim të gjatë nga Marcelo drejt zonës së penalltisë, Sergio Ramos është i pari që arrin, goditja e tij me kokë është e lartë dhe e ngadaltë dhe prerja në zonë e Benzemasë duket se kontrollohet mirë nga mbrojtësi, i cili ndodhet midis francezit dhe portës pas kontrollit të topit me gjoks.

Benzema, pra, nuk mund të kthehet dhe të godasë, por duhet të mendojë për të mbrojtur topin me trup, pranë vijës fundore. Dhe pa e kthyer për asnjë çast kokën drejt qendrës së zonës, Benzema pret rikthimin e topit dhe në momentin e duhur e godet me thembër.

⚽💃📝 ¡@Benzema nos da una clase magistral de cómo hay que taconear!#RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/YxKSHLvkP0

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 30, 2020

Ja ku është, duke pritur momentin e duhur, pauzën në të cilën gjithçka ndalet përpara gjestit vendimtar që zhbllokon manovrën. Thembra e Benzemasë është e një vështirësie teknike të jashtëzakonshme: për të kaluar topin midis këmbëve të kundërshtarit, duhet së pari të kryqëzojë këmbën e majtë me një lëvizje të koordinuar si një hap vallëzimi.

I shkreti Bernardo Espinosa, i përqendruar në mbajtjen e pozicionit për ta shtyrë kundërshtarin jashtë, e sheh topin që kalon nën këmbët e tij pa patur kohë as të reagojë, kthen kokën kur tashmë është zhdukur dhe e arrin në kohë për të parë goditjen e Casemiros, i cili ndërkohë e kishte prerë nga jashtë drejt qendrës së zonës së vogël.

Është goli-fitore për një Real Madrid të pamposhtur që kur La Ligës rinisi pas lockdownit, që me numrin pozitiv së pari e arriti dhe më pas e kapërceu Barcelonën në krye të renditjes, deri tek fitorja e kampionatit që arriti falë një fitore 2-1 kundër Villarreal (falë një dygolëshi të francezit).

Përpara mikrofonave, Benzema e shpjegon veprimin si një shfaqje normale e talentit të tij: “Ia arrij të bëj gjëra. Unë e shoh futbollin në këtë mënyrë, e dija se do të vinte pas meje”.

Ndërsa, Casemiro zbulon atë që televizioni nuk tregon, domethënë që Benzema nuk e kishte parë prerjen e tij, por kishte dëgjuar zërin e tij: «Duke e ditur se si luan, me cilësinë me të cilën luan, ne jemi mësuar me të. Më dëgjoi, ja kërkova në ajër, në aksion e sipër. Goli është i Karim. Kalimi me thembër është një asist i jashtëzakonshëm».

As Zidane nuk ishte veçanërisht i befasuar: «Përkundrazi, ai është një lojtar që shpik gjërat në fushë. Kontrolli, goditja me thembër».

Por fjalët e Benzema, sidoqoftë, kanë gjithmonë një ndjesi revanshi në to, sepse nëse të gjithë tani janë gati t’ia njohin në mënyrë të padiskutueshme vendin midis lojtarëve më të mirë në botë, kjo nuk ndodh sepse me kalimin e kohës futbolli i Benzema i ka pushtuar realisht të gjithë, por sepse në në dy sezonet e fundit, kontributi i tij përsa i përket golave nuk është më i diskutueshëm: «Siç duhet të pranojnë edhe kampionët për prakticitetin e talentit të tyre, duhet të them që ishin vetëm shifrat (golat që vlejnë pikët), dhe jo loja e tij inteligjente dhe e rafinuar, ajo që gjeneroi njohjen e përgjithshme». Shkruan kështu Valdano për Benzema në librin e tij ‘Loja e pafundme’. Karriera e Benzema tek Real Madrid ka njohur në marrëdhëniet me opinionin publik madridist disa faza, negative sa herë që numri i golave ka qenë shumë i ulët. Ishte ky faji i tij në Spanjë, ndërsa në Francë kritikohej mbi të gjitha për problemet jahtë fushë. Benzema ka specifikuar disa herë se loja e tij nuk është e lidhur ekskluzivisht me golin, pavarësisht numrit 9 pas fanellës dhe pozicionit në fushë si sulmues qendror i Real Madrid prej më shumë se dhjetë vjetësh.

⚪️ Hazard & Benzema partnership developing back in the group stage…#UCL | @realmadriden pic.twitter.com/d0RIvAGqKy

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 25, 2020

Edhe përpara mikrofonave në konferencën për shtyp për rinovimin e tij të fundit të kontratës, u fol për marrëdhënin e tij me golin, në një kohë kur ai shënonte pak: «Kjo varet nga mënyra se si e shihni futbollin. Një sulmues nuk është vetëm goli, ai duhet të marrë pjesë, të krijojë hapësira, të japë asiste… E kuptoj kritikën, por unë kam një vizion tjetër të futbollit. Dua të shënoj më shumë, sigurisht, por gjëja e rëndësishme është skuadra dhe duhet bërë tjetër gjë. Një sulmues modern duhet të dijë të kalojë, të lëvizë pa top, të shënojë dhe të japë asiste». Kjo justifikon pikërisht natyrën e tij si sulmues që luan dhe bën të luajnë, në krahasim me dimensionin klasik të finalizuesit që është një çështje e cila e ka shoqëruar gjithmonë.

Idhulli i tij i fëmijërisë ishte Ronaldo, Fenomeni, dhe në mënyrë paradoksale ai për të shumë shpesh harrohet aftësia për të luajtur larg zonës së penalltisë, teksa kujtojmë një mori golash duke dribluar të gjithë, përfshirë portierin. Ronaldo ishte një sulmues i plotë dhe është ai ideja e lojës që është rritur Benzema.

Megjithatë, në dokumentarin e tij “Le K Benzema”, për shembull, është një skenë në të cilën ai flet për babanë teksa shëtisin nëpër qendrën sportive të Lionit. Benzema tregon se prindërit e shokëve të tij qëndronin prapa vijave anësore, ndërsa i ati pozicionohej gjithmonë pas portës së kundërshtarit: «Shkoja në të gjitha ndeshjet, në të gjitha. E vetmja gjë që i thoja ishte se duhet të shënosh, asgjë më shumë. “Forca, gjuaj! Gjuaj! Gjuaj! Forca, shëno! Mos e paso, jepi, shëno”.

Vetëm vitet e fundit, rrëfen Benzema, babai filloi t’i bënte ndonjë kompliment. Benzema e sheh futbollin jashtë rregullave klasike të rolit të tij, por në të njëjtën kohë ai gjithmonë ka jetuar me presionin e jashtëm për të mundut, kryesisht të shënojë gola.

Kjo përplasje perceptimesh pothuajse ka çuar në ndarjen midis lojtarit dhe të tjerëve. Rinovimi i kontratës me Real Madrid ishte një hap më i ndërlikuar sesa dukej nga jashtë. Në verën e vitit 2017, njësoj si aksioni kundër Atlético për shembull, dukej i kryer kalimi i tij te Arsenali, mbase i lodhur nga diskutimet e shumta për aftësitë e tij të finalizuesit. As fjalët e Zidane nuk e kishin bindur atë të qëndronte tek Real Madrid, i cili sapo kishte fituar për të dytin vit radhazi Champions League.

Duhet thënë që Zidane e ka mbrojtur gjithmonë haptazi, madje edhe kur goli nuk vinte dhe roli i tij dukej vetëm ai i shoqëruesit të Cristiano Ronaldos: “Nuk kam pse t’i bind njerëzit. Ka nga ata që e njohin futbollin dhe e dinë që Karim është shumë i fortë», i përkëdhelur dhe i drejtuar në stërvitje apo jashtë fushave.

Kur pyetet nëse e ndjen përkëdheljen e Zidane, Benzema e pranon se në fund të fundit ekziston një lidhje speciale midis të dyve, e cili megjithatë nuk do të thotë preferenciale: «Jo fare, që kemi një kanal komunikimi nuk do të thotë asgjë. Edhe pse është sikur të jetë vëllai im i madh dhe edhe pse mund të flas me të në zyrën e tij, e di shumë mirë që nëse nuk jam në formë, nuk luaj. Duhet të jesh në maksimum dhe të japësh gjithçka që të luash për të».

Benzema, me Real Madridin kishte fituar gjithçka dhe një ndryshim dukej pothuajse i natyrshëm edhe për “Casa Blanca”. Nuk ishin aq të pabaza pra, në këtë kuptim, zërat e një interesimi për Lewandowskin, që padyshim do të çonte në lamtumirën e tij. Nga ajo që dimë, një ndikim thelbësor në vendimin e Benzema për të qëndruar pati i ati, një figurë jo gjithmonë e dukshme, por që ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim të madh.

Hafid Benzema, i cili e pati qortuar që kur ankohej për trajtimin e Mourinhos sepse sipas tij ai duhej të përgjigjej me lojë dhe jo me fjalë, në telefon i thotë se nëse me të vërtetë ndjehej sulmuesi më i mirë në botë, atëherë nuk do të kishte kuptim lënia e asaj që ishte skuadra më e mirë në botë.

Në është e vërtetë apo jo, ajo që është e sigurt është se kulmi i karrierës së Benzemasë erdhi menjëherë pas asaj vere dhe asaj rinovimi. Pikërisht kur ai pranoi rolin e tij përfundimtar (në sezonin vijues, 2017-18, ai do ta mbyllte la Ligën me vetëm 5 gola nga të cilët 2 me penallti, por me plot 11 asistime), ndodh që Cristiano Ronaldo të vendosë ndryshoni ajër duke e vendosur atë në qendër të projektit të ri taktik të Zidane, falë edhe rënies së formës së Modric, tërheqjes së Kroos, mënjanimit të Bale dhe ndërprerjes së vijimësisë së performancës së Iscos dhe yllit të ri Hazard.

Shuma e këtyre faktorëve shtyu Zidane të punojë në një version të ndryshëm të Realit të tij të mëparshëm, atë të ciklit të tre Champions League rradhazi – një version në të cilin përgjegjësitë sulmuese të Benzema janë shtuar. Përfshirë përshembull jo vetëm detyrën për të punuar përgjatë frontit sulmues për punën e tij të zakonshme mes mesfushës dhe sulmit, por edhe atë për të qenë finalizuesi kryesor i manovrave në zonë. Benzema, pra, jo vetëm që duhet të urdhërojë ekipin në pjesën sulmuese, por edhe të jetë ai që të arrijë në konkluzionit në përfundim të aksionit.

Përgjigja e Benzemasë ndaj kërkesave të Zidanit ishte e lartësinë e duhur. Sulmuesi francez, i cili këtë vit mbush 33 vjeç, ka filluar të punojë shumë për të përmirësuar gjendjen e tij fizike, duke shmangur mbrëmjet jashtë, duke i kushtuar më shumë vëmendje cikleve të gjumit, duke humbur 6 kilogramë në krahasim me dy vjet më parë.

Por edhe për t’u bërë gjithnjë e më lider në fushë, duke rritur për shembull ekspresivitetin në fushë për të udhëhequr lojtarët më të rinj – si Vinicius, të cilit shpesh i tregon me zonën e fushës ku duhet të qëndrojë. “Pa pikë dyshimi, Benzema është ai që më ka ndihmuar më shumë që kur erdha tek Real Madrid”, ka deklaruar Vinicius, “Sa herë që luajmë së bashku, më kujton të qëndroj i qetë dhe i përqendruar. Ishte një ndeshje kundër Atléticos kur humba zotërimin e topit dhe pësuam një gol. Benzema më foli për ndryshimin e pozicionit për disa minuta, në mënyrë që të rimerrja sërish topin dhe të rifitoja besimin për t’u rikthyer në lojë. E bëmë atë gjë dhe funksionoi në mënyrë perfekte”.

Në dy sezonet e fundit Benzema ka qenë lojtari më i mirë sulmues i Real Madridit, duke marrë pjesë direkt në 78 gola dhe asiste. Edhe pse ai nuk do të dëshironte të fliste për numrat e golave, e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i la Ligas mbrapa Messit (21 gola) dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i Ligës, pas Messit edhe në këtë sezon (21 gola).

Por përtej këtij momenti, ajo që ka më shumë rëndësi është se Benzema është bërë protagonisti kryesor i këtij Real Madridi dhe një nga më të rëndësishmit e të gjithë historisë së “Casa Blanca”. Këtë sezon ai arriti në 248 gola (në 511 paraqitje) dhe u bë shënuesi i pestë i të gjitha kohërave të Real Madridit, duke kapërcyer Pushkashin. Tani përballë ka vetëm Santillana, Di Stéfano, Raúl dhe Cristiano Ronaldo. Me pak fjalë, Panteonin e Real Madridit.

🤍 HISTORIA que tú hiciste, HISTORIA por hacer…

1⃣. @Cristiano: 450 goles
2⃣. @RaulGonzalez: 323 goles
3⃣. Di Stéfano: 308 goles
4⃣. Santillana: 289 goles
5⃣. BENZEMA: 243 goles
6⃣. Puskás: 241 goles

🔝 ¡@Benzema ya es el 5º MÁXIMO GOLEADOR de la historia del @realmadrid! pic.twitter.com/oX2m5jlIUk

— LALIGA (@LaLiga) June 20, 2020

Por Benzema, siç ai vetë pëlqen të theksojë, nuk është thjesht vetëm gol. Të flasësh vetëm për golat e tij, sado vendimtarë apo edhe të bukur – si ai në Valencia në fitoren e 18 qershorit në të cilin nëpërmjet një krosi të ulët nga e djathta kontrollon topin me të majtën për ta sistemuar në të djathtë fluturimthi – do të thotë të zbresësh në shantazhin psikologjik që i bëri në kohërat e tij Mourinho, kur i ngjiti nofkën “mace”.

Zanafilla e pseudonimit është gati mizore, siç tregon Valdano në “Loja e Pafund”, duke folur pikërisht për vështirësitë që mund të hasë një sulmues me pak fokus tek goli si Benzema: “Kur erdhi Mourinho, një nga ata trajnerë që pregerpjnë Diego Costën në vend të Benzemasë, e quajti “mace”. Të gjithë e dimë se macet janë nga familja e felinëve, si luanët, tigrat apo panterat, por Mourinhos i interesonte që macet të ishin shtëpiake, paqësore, të padëmshme.

Gjëja funksiononte kështu: kur Benzema nuk shënnte, Mourinho kishte të drejtë, ai është një mace; dhe nëse Benzema shënnte, kjo ndodhte sepse Mourinho e kishte ndihmuar të zgjohej duke e quajtur mace. Ka njerëz që kanë gjithmonë të drejtë”. Duke iu kthyer ngjashmërive, mund të thuhet se macja është edhe një kafshë elegante dhe praktike, dy nga karakteristikat e Benzemasë, që ka përdorur vitet e fundit për të shkëlqyer si një yll i parë.

Në lidhje me këtë, nëse do të duhet të përdoret një metaforë për të folur për Benzema, atëherë për mendimin tim më e përshtatshme do të ishte ajo e orës – një nga pasionet e mëdha të Benzema-s. “Më pëlqejnë orët. Më është bërë një lloj pasioni, kam mësuar shumë për to gjatë vitet e fundit”, ka thënë Benzema një herë,”Jam një fans i madh i orëve. Më tërheq të shoh dhe të kuptoj mekanizmat, lëvizjet dhe modelet e ndryshme”.

Ja pra, është shumë e lehtë të bësh një paralelizëm midis mekanizmave të një ore dhe atyre të manovrës së një skuadre. Por është më e vështirë të shihet Benzema si një orëpunues- një figurë e përpiktë, domethënë ekspert mekanizmash shumë të rafinuar dhe imtësishme, që di të prekë saktësisht me preçizion për të bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte.

Me fjalë të tjera, futbolli i Benzema në më të shumtën e tij është i padukshëm, duhet lexuar midis rreshtave. Është pauza pas kontrollit që i lejon të zgjedhë se çfarë aksioni të ndërmarrë teksa mban kundërshtarin pas krahëve, nën mëshirën e vendimeve të tij. Është momenti kur koha ndalet dhe të gjithë rreth e sodisin, duke pritur lëvizjen e tij të radhës.

Topi është gjithmonë poshtë tij, pranë njërës prej dy këmbëve, teksa pret që shokët e skuadrës të sistemohen. Kush në zonë, kush që i vjen oranë për ta shoqëruar, kush shkon në thellësi. Sa më shumë kundërshtarë të jenë për ta rrethuar, aq më mirë, sepse kjo do të thotë se shoku i skuadrës është i lirë dhe është krijuar një tjetër linjë pasimi për t’u zgjedhur – një tjetër mundësi në të ardhmen e aksionit që po udhëheq. Një pasim i shkurtër, një gjuajtje në ecje e sipër, një krosim, një driblim: çfarë i duhet skuadrës për momentin?

Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror
Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ferrari F40: shkatërrohet në Australi një ekzemplar i rrallë
Next Article Shpëton qenin në rrugë duke e menduar të braktisur, në të vërtetë ishte një kojotë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?