GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Të gjithë i frikësoheshin, NATO e konfirmon: Lufta mund të përhapet në Bosnjë dhe Gjeorgji
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Të gjithë i frikësoheshin, NATO e konfirmon: Lufta mund të përhapet në Bosnjë dhe Gjeorgji

By
Dardan MITROVICA
04/03/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të NATO-s është përmendur edhe rreziku i përhapjes së konfliktit në vendet e tjera pas atij në Ukrainë. Ata diskutuan nevojën për të mbështetur partnerët që mund të jenë në rrezik të përhapjes së luftës në Ukrainë, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përsëriti se “agresioni i Rusisë ka krijuar një realitet të ri për sigurinë, ku parimet themelore kontestohen përmes përdorimit të forcës”.

Në këtë realitet të ri, ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka ndryshuar rrënjësisht për një afat të gjatë, por ata mbeten të përkushtuar për të mbajtur kanalet diplomatike të hapura për të shmangur çdo përshkallëzim të paqëllimshëm.

Stoltenberg ka përmendur edhe Bosnje e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë, duke theksuar se është obiligim i NATO-së që të parandalojë përshkallzimin e konfliktit edhe në shtete të tjera.

“Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti, megjithatë se NATO ka përgjegjësi për të siguruar që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme”, ka thënë Sekretari i NATO-s.

“Aleatët e NATO-s kanë ofruar ndihmë për Gjeorgjinë dhe BeH-në dhe partnerët e tjerë për vite me rradhë. Ne nuk kemi marrë një vendim përfundimtar, por ekziston një besim i gjerë se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këto vende. Të forcojmë institucionet e tyre të mbrojtjes dhe sigurisë, reformat , trajnime dhe potencialisht zgjerim Për shkak të asaj që pamë në Ukrainë, këto vende mund të jenë në rrezik, të ekspozuara ndaj përpjekjeve shtesë për minimin e shtetësisë”, tha Stoltenberg.

Pas takimit, Aleanca tha se është fuqishëm e përkushtuar ndaj Artikullit 5, i cili thotë se nëse sulmohet njëri prej shteteve konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

“NATO është Aleanca më e fuqishme ushtarake në histori”.

Takimi ishte një mundësi për ministrat që të trajtonin gjithashtu implikimet afatgjata të agresionit të Rusisë për sigurinë euroatlantike.

Në takim, ministrave të jashtëm të NATO-s iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, iu drejtua homologëve të tij me një video-mesazh, ku foli edhe përkeqësimin e situatës humanitare në vendin e tij.

Ministrat dënuan pushtimin brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe shprehën solidariteti e mbështetje për guximin e popullit ukrainas dhe forcave të armatosura.

Sipas një deklarate për shtyp, NATO tha se ka shqyrtuar përgjigjen e saj ndaj krizës.

Përveç mijëra trupave të tjera që aleatët kanë dërguar tashmë në pjesën lindore të Aleancës, NATO tha se po vendos për herë të parë Forcën e Reagimit, e cila ka 130 avionë në gatishmëri dhe mbi 200 anije”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Ditë më parë në adresë të Stoltenberg ka shkuar një letër nga dy ish-përfaqësues të lartë për Bosnje e Hercegovinë, të cilë kanë ngritur alarmin se Rusia synon edhe destabilizimin e Bosnje e Hercegovinës.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO!
Next Article I mbijetoi nazistëve, proteston kundër luftës: arrestohet 80 vjeçarja
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?